DOSSIER/ Vendimi i Zogut e bën Tiranën të lumtur: Gratë të heqin "ferexhenë”

18 Nëntor 2017, 09:45Dossier TEMA

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “L’Intransigeant”, ka botuar, të mërkurën e 31 marsit 1937, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin historik të Mbretit Zog për heqjen e “çarçafit – ferexhesë” nga gratë shqiptare.

Si u prit ky vendim në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë ? 

Tirana, qytet i lumtur

Një vendim i Mbretit Zog i cili është mirëpritur

(Nga i dërguari ynë special)

Tiranë, 30 mars.

Shqiptaret e bukura, që prej katër ditësh, kanë zbuluar fytyrat e tyre. Mysliman besnik, por sundimtar modern, Mbreti Ahmet Zogu, në fakt, ka adoptuar nga Parlamenti një ligj që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja”, një zakon i vjetër i imponuar në shekullin e XV-të nga turqit, kur ata pushtuan Shqipërinë pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut.

Ky vendim ka ngjallur gëzim të madh në të gjithë Shqipërinë : tek gratë, së pari, të cilat janë, si të gjitha bijat e Evës, të lumtura që admirohen, dhe tek të gjithë të rinjtë.

Tirana është bërë papritur një qytet i lumtur… Të qeshurat dhe rinia ndriçojnë të gjitha fytyrat… Dhe të huajt, të kënaqur, zbulojnë bukuritë që nuk dyshonin…

Kudo, e miratojnë vendimin e sovranit – i cili qe bërë popullor, me 1 mars 1928, duke adoptuar nga Parlamenti, barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit.

Padyshim, që disa myslimanë të vjetër, të cilët kundërshtojnë modernizmin, protestojnë në rrugët e Tiranës, kur takohen me gra pa ferexhe, por ata janë vetëm një pakicë e vogël që nuk shqetëson asnjeri.

Dhe bukuroshet shqiptare u përgjigjen atyre nëpërmjet buzëqeshjeve më të lumtura.”R.Singer.(darsiani.com)

7 komente në “DOSSIER/ Vendimi i Zogut e bën Tiranën të lumtur: Gratë të heqin “ferexhenë””

  1. katarakti says:

    Ngandonjehere mendoj se Zogun e kane nxire me pa te drejte. Sigurisht qe ai e braktisi vendin pas pushtimit qe i beri Italia, po a mund te qendronte dot ai ne Shqiperi?! Italianet do ta kishin kapur te parin dhe do ta kishin turperuar dhe njollosur. Ndryshe eshte puna me arken e shtetit. Zogu beri mire qe e mori me vete dhe nuk ua la italianeve, por parate ai duhej t’i kishte depozituar ne emer te Shqiperise ne ndonje banke angleze apo zvicerane. Dhe jo t’i bente rrush e kumbulla per vete dhe oborrin e tij.

    1. Para Laci says:

      Edhe familja mbreterore angleze gati I kishin valixhet. Ne rast se Hitleri do mund te pushtonte Angline, avioni mbreteror ishte gati te nisej per Kanada.

      Tani qe nuk u pushtuan, dalin te gjithe duke thene se ndejtem ketu per te mbrojtur sovranitetin e britanise.
      *
      E tregojne edhe ne nje dokumentar se si nje nga grate e familjes mbreterore gjate bombardimeve qe I bene nazistet Londres, ishte me pistolete ne dore (gjoja) duke prit per nazistet. Lesh me qime. Propogande boshe. Pyeste Hitleri per pistoleta.
      *
      Hitlerit as eshtrat nuk ja gjeten, jo me trupin. Ne 1968 kur Rusia tha se kane eshtrat e Hitlerit, hetuesit I bene kafkes qe ishte shpuar me plumb analizat e ADN-se, dhe doli qe ishte kafka e dikujt tjeter. Kishin vrare sozen e hitlerit dhe sozen gruas se tij Eva Braun. Hitleri kishte shkuar ne drejtim te paditur.
      *
      Kur edhe britania e vetme nuk mund to bente dot ball gjermanise ne L2B, si mund to bente dot ball Zogu italise dhe gjermanise me pushke shuli.

      *
      Ne nje documentar qe kam pare ne BBC4 per L2B e tregonte se italianet shkuan ne greqi nepermjet shqiperise, por aty e theksonte se Shqiperia ishte atehere nje “province e italise” (E pa fuqishme).

  2. KOZi says:

    Duhet percaktuar qarte sepse lexuesit ngelin tek koncepti “ferexhe”. Ligji i marsit 1937 eshte miratuar ne fillim ne Parlament. Diskutantet kane qene te gjith deputete muslimane.Eshte Dekretuar nga Mbreti dhe eshte dhene nje lutje aprovuese nga gjithe udheheqesit fetare muslimane. Ligji eshte bere i zbatueshem plotesisht brenda 15 marsit 1937. Te jemi te qarte ,ligji perfshinte cdo lloj mbulese fetare te femres.Edhe keto me shamija qe jane sot atehere nuk jane kene. As veshja si e gruas se Erdoganit nuk eshte pranuar me ne Shqiperi. Vetem “alla frenga ” eshte perdorur shprehja ne popull……tung

  3. njutoni nga boni says:

    epo paskerkeshim qene komb I mbush me kurva qysh atehere! se ,s ka mundesi qe te shperthej kurvenimi kaq shpejt vetvetiu sic shpertheu me prostitutat e famshme shqiptarve te semaforve europjane.. pas viteve 90.
    kurvat gzohen kur heqin qoft edhe nje shami koke se kur heqin breket shkumzojn prej lumturije si me qen sapun n dush.
    domosdo.
    prandaj jemi komb vital sepse perdorim shume organet vitale qe sherbejn per lenien e pasardhsve sipas ligjeve te darvinit.
    komb darvinijan mo. prandaj edhe jemi te pafe se s besojm ke zoti me frymen e shenjt te tij qe krijon njeriun,teorija e krijimtaristeve, por besojm ke Darvini qe t fut Leven e Arkimedit dhe ben cudin vitale. teorija darvinit.

  4. gjenerral mikrofoni says:

    sa ftyr teper negative qe ka ky zogolli. nje I pakenaqur genetic.

  5. beni says:

    Zagollii pranoj civilizimin dhe modernitetin por ama luftoj me të madhe për përmbysjen e të krishterit fan noli?
    U martua me Xheraldina,për t’a par Europa e të forcohej edhe pushteti tij?
    Myslimanët shesin edhe bythen për pak pushtet!

  6. shqiptari says:

    TE drejtat e grave per her te par jan çfaqur ne amerik ne vitin 1968 dhe po ne at vit doli ligji i te drejtave te grave dhe tek ne , persa i perket ferexhes zogut , mjaft naj shpifet me genjeshtra , se del nje zogist dhe do ti japi merita te pa qena zogut , mbas luftes dyt te tera grat myslymane ishin te mbulara me ferexhen e famshme , vetem qeveria e ENVER HOXHES i hoqi njeher e pergjithmon dhe e beri evropian kte popull , mos naj nxirni se ne vitin 28 tirana u zgjua e qeshur se nxoren surratin ne drit motrat e zogut , mjaft se lat nam ne po te njejten koh esat toptani kerkonte dum baben , ju naj servirni kte koh si koh zhvillimi , ikni ore se lat nam gjeni nga nje cop leter dhe e tregoni sikur keni zbuluar boten gazetar truthar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    セックス ボット ダッチワイフを購入した男の物語権威あるダッチワイフ購入者ガイドあなたのダッチワイフを挑発的なランジェリーでドレスアップするゲイの男性のためのダッチワイフ-理想的な「子供のおもちゃ」

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje