Ish-shefi i Shtabit: Çfarë ndodhi me 4 komandot shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar

18 Nëntor 2017, 20:01Kronika TEMA

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneral Jeronim Bazo ka treguar çfarë ka ndodhur saktësisht me katër ushtarakët shqiptarë, pjesë e trupave komando që ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar në një stërvitje në formë kompeticioni. Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Bazo tha se ushtarakët kanë mbyllur me sukses stërvitjen, ndryshe nga ekipi tjetër në vitin 2013 që dështoi por nuk janë grumbulluar më. Ai tha se largimi i ushtarakëve nuk është një fenomen dhe se ka pasur raste sporadike.

Përse kërkohet gjithnjë e më tepër të lihet ushtria?

Nuk do të thosha që është një fenomen masiv i lënies së ushtrisë.

Ama shprehje të madhe të dëshirës ka…

Duhet ta shikojmë nga të dyja anët, në hyrjet e reja dhe daljet. Pra, duhet parë i tërë procesi. Jam i sigurt që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tani që flasim ne janë duke e analizuar me qetësi, me hollësi për t’i shkuar deri në fund fenomenit, për të rianalizuar dhe për të riparë të gjithë procedurën, që nga hyrja deri në dalje. Çfarë problemesh ka, ku çedohet, ku janë vrimat, si mund të rregullohen çështjet ekonomike. Motivimi, incetivat që do t’i afrohen pjesëtarëve të FA-ve për të na shërbyer dhe për të na përfaqësuar me nder si deri sot.

Çfarë motivimi kanë sot komandot?

Duhet sqaruar edhe një gjë tjetër që përbërja e këtij ekipi dhe më lejoni që unë ta rikuadratoj dhe fokusoj, mbase publiku i gjerë mbase nuk e di mirë. Mendon se mbase është një nga vajtjet në mision ose çfarëdo qoftë. Këtu bëhet fjalë për një stërvitje që ka dhe formën e kompeticionit që zhvillohet në Uellsin Qendror në Mbretërinë e Bashkuar dhe stërvitja quhet “Patrullimi në lartësitë e Cambrias” (Cambrian Patrol). Është një ushtrim dhe stërvitje e mirënjohur në të gjithë botën tashmë, që zhvillohet në Uellsin Qendror prej më se 50 vjetësh. Me kalimin e viteve ka filluar të jetë e hapur edhe për pjesëmarrës ndërkombëtarë. Pra është një test, është një provë për të parë se sa mirë i zbaton në terren aftësitë e fituara gjatë stërvitjes në vendin tënd.

Aty shkojnë mbi 20 vende që dërgojnë ekipet e patrullimit dhe më lejoni t’ju them që në rastin e Shqipërisë ne këtu e kishim për herë të dytë, mbasi për herë të parë kur shkuam, ishte viti 2013 në mos gaboj, nuk humbi rrugës si këta tanët por humbi rrugën gjatë stërvitjes, çfarë na dëshpëronte vërtetë. E morëm seriozisht gjithë këto vite për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë denjësisht dhe për të dalë faqebardhë nga 48 orëshi i kësaj stërvitje kaq dinjitoze që zhvillohet tradicionalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të së vërtetës ky ekip prej 11 vetash në mos gaboj, bashkë me komandantin e tyre doli këtë radhë faqebardhë, e mbylli patrullimin në lartësitë cambrian, ndërkohë katërshja dështoi ose nuk u paraqit në pikën e grumbullimit për t’u kthyer në atdhe. Pra, mbasi kryen me sukses detyrën, vendosën të zhvishen nga uniforma dhe përgjegjësia që mban ajo dhe të kthehen në emigrantë të rëndomtë. Ky është problemi që unë nuk do t’ua falja.

A mbetet një vend joshës Britania e Madhe për këta ushtarakë, ndoshta edhe SHBA-të?

Do të thosha që ka qenë një periudhë kur vërtetë SHBA-të ishin një shënjestër joshëse dhe kemi pasur probleme nga fundi i viteve ’90, fillim i viteve 2000 sidomos kur dërgonim ekipe të mëdha për t’u  stërvitur së bashku me partnerët. Ka pasur cedime, ndonjë dezertim ose mbetje. Kurse në Mbretërinë e Bashkuar ne kemi rritur vitet e fundit jashtëzakonisht bashkëpunimin, por nuk është shoqëruar me të tillë fenomen.

Pra ju gjatë detyrës suaj nuk keni hasur në një situatë të tillë?

Nuk e kam pasur për fat të mirë, por që nuk do të thosha sërish që është momenti për të baltosur punën, përgatitjen e FA-ve, pavarësisht nga kjo shuplakë e fortë.

2 komente në “Ish-shefi i Shtabit: Çfarë ndodhi me 4 komandot shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar”

  1. Kuq e zi says:

    Pse rroga e ushtarit eshte sa gjysma e policit kur dihet qe i pari eshte nje profesion me fisnik?
    Apo sepse polici duhet te joshet per motive politike meqe eshte me i madh ne numer dhe perkthehet ne vote

  2. ..GJENERAAAL..!!!
    KU E KINI USHTRIN…..GJENERAAAL…!!!
    Mund te jem gabim , por kush te detyroi ta japesh kete interviste, Perse duhet te behen publike probleme te tilla.
    Mjaft probleme te ushtris jane ceshtje te brendeshme te saj. Ato shtrihen tek zyrtaret qe kane lidhje ose pergjigjen.
    …Mercenarit rritja rrogen sa te duash, ajo eshte njera ane, Atyre u mungon dicka shume e madhe. Ajo nuk arrihet me lek e me nje here.
    … Dikur ,…. kam ndegjuar nga GJENERALET E LUFTE E TE GJAKUT PER CLIRIM .TE PUNES , DJERSES E SAKRIFICRS per ngritjen e ushtris Shqiptare ( HALIM RAMOHITO dhe BEJTO ISUFI) se kur u prishen mardheniet me Bashkimin Sovjetik ishin me qimdra STUDENTE USHTARAK , te shperndare ne shume qytete e republika RUSE, , Me gjithe se e dinin gjendjen qe kishin lene pas , deshirat dhe endrrat qe linin pergjysem. ATA , me perjashtim te njerit ( J. L) , U KTHYEN QE TE GJITHE.
    … Ndersa JU, GJENERALET E QEJFIT E TE HARKARIS. Te FUNDOSJES E TE SHKATERRIMIT TE USHTRIS DHE GJITHE ORGANIZIMIT TE SISTEMIT TE MBROJTJES , NUK EDUKONI E MOTIVONI 5 APO NJE TOGE USHTARESH. Turp…!!!
    …. Kush do e beje analizen e thelle ,
    Ju qe se dini per cfar ini, se cfar kini bere e cfar do te beni , apo MINISTRAT E MINISTRET MBROJTIES qe dallohen per PASTRIMIN E PLEHRAVE NE PLAZHET E BREGDETIT E RRUGET E SHQIPERIS
    , DHE NUK DINE AS SI ZBRAZET PUSHKA
    ..Me vjen keq qe shkruaj keshtu se sherbeva e sakrifikova 25 ne ate ushtri. Me dhimset cdo gje e keqe qe ndodh pa varesisht se kam tani 25 vjet te tjera qe me kane larguar prej saj.
    ..Pershendetje T. V. . NY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje