Replikë me Panajot Barkën për Greqinë

18 Nëntor 2017, 19:43Blog TEMA

Nga Arben Llalla

Si përherë Panajot Barka qëndron pas dere tek zyra e informacionit dhe propagandës së Greqisë, duke pritur porosinë për shkrimin e radhës. Ai shprehu opinionin e tij tek gazeta “TemA” më 16 nëntor rreth takimit të Kretës midis Kotzias dhe Bushatit, ku kishte bërë një përmbledhje të historisë së lashtë të Greqisë, nacionalistëve shqiptarë, bashkëpunimit të çamëve me italianët dhe gjermanët. Por, si përherë Panajot Barka vetëm bëri akuza politike dhe nuk na ofroi qoftë edhe një dokument apo citim shkencor rreth Çështjes Çame. Metoda që përdorin grekët dhe Barkat tashmë janë të njohura, pra hidhu në sulm dhe kërko atë që nuk është e jotja, por e tjetrit, me qëllim për ta fituar atë më tej. Ndaj si ndodh zakonisht do i përgjigjem Barkës dhe Barkave të tjerë që janë në shërbim të Megalo Idesë me fakte, duke ua përplasur në fytyrë këtyre mosmirënjohësve, të cilët vetëm bëjnë “blla, blla” për ndonjë honorar Greqie.

Greqia nuk ka patur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit, sllavo-maqedonasit, bullgarët, të cilët më pas formuan shtetin modern grek. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, sllavo-maqedonishtja, rrëfen se ende ka popullsi të pa asimiluar, megjithëse shtypja shtetërore ka qenë e egër.

Sllavët e Stefan Dushanit u përplasën me ushtrinë shqiptare të çamit Gjin Bue Shpata dhe nëse nuk do ishin thyer nga shqiptarët e Çamërisë, në Athinë sot do flitej serbisht dhe jo greqisht. Panajot Barka nuk duhet të harrojë se toponimet sllave dhe shqiptare janë ende nëpër Greqi, edhe pse disa herë janë bërë zëvendësimet e tyre me toponime të reja greke.

Për trashëgiminë e grekëve të sotëm me grekët e lashtë që pretendohet, janë shprehur mendjet e hapura të Greqisë si poeti i madh grek i vlerësuar me çmim “Nobel” në letërsi më 1979 Odysseas Elytis që ka shkruar: “Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare, vllahe e turke. Kushdo që i përmend, shkon drejt e në burg…”.

Mendimtari, shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën “NY Times”, thoshte: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos, por pastaj Gëte, Viktor Hugo, Delacroix, na tha: Jo, ju jeni grekë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Platonit e Sokratit. Në qoftë se një vend i vogël, një komb i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tij, ai kurrë nuk do të shërohet…” Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin XVIII, Johann Winckelmann, i cili sajoi vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman, në të vërtetë ka lidhje me ilirët, të cilët kishin këto karakteristika. Me një fjalë ata, grekët e lashtë nuk janë gjë tjetër vetëm se ilirët.

Në Maj të vitit 2012, shkrimtari dhe publicisti grek Dimitris Epikouris në një shkrim të tij për grekët do të shkruante: “Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fiseve ballkanike, (shqiptarë, sllavë, vllahë) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me afrikano-veriorë, Armeninë dhe fise të tjera të Anadollit, pa harruar të përmendim këtu dhe frankët me venedikasit, të cilët ishin po ashtu të shumtë në atë rajon.”

Në mars 2010, redaktori i gazetës së njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Andreas Kilb në faqen zyrtare të saj publikoi një opinion të tij me titull “Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”, ku ndër të tjera sqaronte se populli grek që njohim sot, nuk është gjë tjetër veç mbeturinë e asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje, Kilbi tenton të hetojë edhe aspektin psikologjik të popullit grek, duke përfunduar se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarizimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se në çdo të katërtin grek, një është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët. Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët të cilët u ndalën dhe u tërhoqën pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë të udhëhequr nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim të 1450 nga Perandoria Osmane. Por, gjithnjë këta pushtues të Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare, të cilët jetonin që në lashtësi në Thesali, Boeotia, Peloponez dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet nga fakti se shumica e kapedanëve të Kryengritjes së 1821, ishin shqiptarë dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, kryetar shteti, kryeministra, akademikë, e kështu me radhë.

Për themelimin e Greqisë së Re shqiptarët jo vetëm që kanë rolin kryesor, por ishin shumica e popullsisë para se të vinte mbreti Otton më 1832 me rreth 50 mijë bavaresë, ndërsa nga 1913-1930 në Greqi erdhën rreth 2.5 milionë orthodoksë nga Azia e Vogël, të cilët nuk dinin greqisht e kishin tradita dhe zakonet e tyre të ngjashme me ato të myslimanëve arabë, lëre pastaj që nga pikëpamja antropologjike ishin të njëjtë me arabët.

Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet, edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur, 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821 ishin shqiptarë. Që shqiptarët mbajtën peshën kryesore të Revolucionit të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Shqiptarët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.

Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë shqiptarë”.

Në vitin 1850, shqiptari Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit.

Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i shtatë ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të.

Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh kryetar i shtetit grek (1925-1926) arriti shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos e plot të tjerë.

Për krijimin e shtetit grek, shqiptarët që thirren me emrin arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës, ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës, Simon Sina që i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës, e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë.

Edhe lojërat olimpike u ringjallën pas 1500 vjetësh nga tepelenasi i Labovës, Vangjel Zhapa, prandaj fillimisht i quajtën lojërat e Zhapës.

Nga gjiri i familjeve shqiptare dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea e të tjerë.

Një shqiptar i quajtur Jani Bukura në vitin 1840, ndërtoi të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori si “Teatri Bukura”. Pronari guximtar Jani Bukura, “gjendet” në Muzeun Etnologjik dhe Historik të Athinës, në një kopje allçie që e krijoi e bija Eleni Bukura, për të përjetësuar figurën e tij të pathyer në kujtesën e saj. Nga fara shqiptare, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore si: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini e të tjerë. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë botërore kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese shqiptare si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia.

Një dëshmi e P. Jotit që shkroi “Historinë e Shtatë Ishujve” të vitit 1866 na vërteton se suliotët që ishin në Korfuz, kur pastronin armët, këndonin këngët shqipe për heronjtë e tyre. Në këngët shqiptare të suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga shqiptarët e Sulit, gjenden në librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit Thimi Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer, në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera shkruan: “Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të vjetra shqiptare të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake.”

Akuza më e rëndë që gjithnjë bën Panajot Barka është se shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpunëtorë të italianëve dhe nazistëve gjerman, por Greqia prej 73 vitesh asnjëherë nuk e vërtetuar shkencërisht këtë akuzë. Prej kaq vitesh e kam ftuar publikisht Panajot Barkën, por edhe akademikë e historianë grekë të vërtetojnë me fotografi dhe dokumenta që çamët ishin bashkëpunëtorë. Historianët grekë bëjnë punë fëminore duke bërë fotomontazh të trupave SS boshnjake dhe na i paraqesin si shqiptarë të Çamërisë. Ata paraqesin trupat SS shqiptare në batalionit “Skanderbeg” të Kosovës dhe thonë se janë çamë. Por, faji i çamëve ishte se ishin shqiptarë dhe partizanë në ushtrinë greke “EAM-ELAS”, ku shpeshherë këto trupa partizane janë përplasur me trupat greke “EDES” të Napoleon Zervës që bashkëpunoi me italianët dhe gjermanët. Nuk ka patur asnjëherë vrasje që kanë bërë shqiptarët e Çamërisë ndaj grekëve. Ndërsa është krejt e vërtetueshme Greqisë dhe botës mbarë se bashkëpunëtorë të gjermanëve ishin Zerva, Konstandin Karamalisë, Konstandin Micotaqi, familja e njohur Meimaraqis, Rallis, e plot të tjera. Unë këto i vërtetoj shkencërisht, me fakte, foto, gazeta të asaj kohe, dokumenta të CIA-s dhe shërbimit inteligjent grek.

Po ju zoti Barka me gjithë Greqinë mund t’i mohoni këto dhe të vërtetoni bashkëpunimin e çamëve? Ua kam thënë disa herë publikisht urdhëroni dhe përballemi si studiues në televizion, konferenca shkencore si njerëz të qytetëruar dhe jo si grindavecë, por ju i ikni të vërtetës duke bërë vetëm akuza politike. Kjo është një metodë klasike për t’i mbyllur gojën atyre që thonë dhe mbrojnë të vërtetën.

Pyetje për Greqinë dhe Panajot Barkën

1.Shqiptarët e jugut janë masakruar nga ushtria e Greqisë. Përse nënat e jugut thonë greku i parë e greku i dytë?

2.Përse Greqia mban njëanshëm Ligjin e Luftës me Shqipërinë?

3.Greqia ka kryer gjenocid mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë apo jo?

4.A e ka shkelur Greqia Marrëveshjen e Lozanës për njohjen e minoritetit shqiptar në Greqi?

5.Përse Greqia nuk njeh kontributet pensionale për emigrantët shqiptarë, por vetëm për minoritarët grekë?

6.A ka Greqia pretendime territoriale ndaj Shqipërisë duke përkrahur dhe sponsorizuar zyrtarisht organizatat ekstremiste si MAVI, “Autonomia e Vorio Epirit 1914”, Shoqata “Vorio Epiri”, SFEVA, PASIVA, e kështu me radhë?

7.Përse ushtria greke gjatë paradave shtetërore ka kënduar këngë duke fyer dhe kërcënuar kombin shqiptar?

E pra, Panajot Barka ma merr mendja e vë re sa probleme kemi si dy vende fqinje që pretendojmë të ndërtojmë fqinjësi të mirë dhe partneritet strategjik. Siç shihet provokacionet janë tepër të hapura dhe të drejtpërdrejta nga Greqia, pa folur për veton për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ju, Panajot Barka jeni njëri nga ata që provokoni herë pas here ndjenjat e shqiptarëve duke mbajtur kallash në duar, duke u fotografuar me elementë ekstremistë nazistë grekë si Babis Karathanos, Kristo Papas i Agimit të Artë e të tjerë. Do të doja të na sqaroni se përse e mbani me krenari flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë? Kësaj pyetje ende nuk i keni dhënë përgjigje.

Nuk mund të ketë asnjëherë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë të grekëve me shqiptarët, përderisa Greqia nuk kërkon ndjesë për gjenocidin e 1944-1945. Greqia si anëtare e Bashkimit Europian, NATO-s dhe e shumë organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut duhet t’ju kthejë pasurinë e grabitur çamëve dhe të krijojë kushtet e rehabilitimin në trojet e tyre.

Për rikthimin e shqiptarëve në Çamëri nuk është se duhet të ndodhi ndonjë çudi, nuk është as e pamundur, por dy popujt duhet të jenë të përgatitur që rikthimi i çamëve të bëhet qetësisht, në mënyrë që paqja të vendoset përfundimisht midis dy fqinjëve.

Grekët duke qenë të ndërgjegjshëm se i kanë masakruar, grabitur dhe përzënë shqiptarët nga Çamëria pa kurrfarë faji, pa asnjë fakt të vërtetuar që kanë qenë bashkëpunëtorë të gjermanëve, gjithnjë në shpirtrat e tyre do kenë një ankth, një brengë për gjëmën e madhe që kanë kryer. Meqenëse grekët kërkojnë të duken si besimtarë të mëdhenj, ku kisha dhe shteti janë të pandarë, atëherë Zoti e mëshiroftë Greqinë dhe grekët ndaj mëkatit që kanë bërë.

Një zgjidhje paqësore e Çështjes Çame, ku shteti grek fillimisht të hiqte Ligjin e Luftës me Shqipërinë që do të lejonte çamët të vizitojnë varret e të parëve, shtëpitë gjysmë të rrënuara, do të ishin hapat kryesorë që do të ndikonin pozitivisht në tek të dy popujt. Këto veprime nuk janë të pamundura, nëse tek klasa politike e dy vendeve ekziston dëshira për paqe dhe miqësi duke thënë dhe mbrojtur të vërtetën. Atë të vërtetë që duhet ta themi të gjithë bashkë, grekë e shqiptarë, nëse duam një fqinjësi të mirë, nëse duam një të ardhme paqësore dhe të sigurtë.

Historia, pavarësisht shtrembërimeve që i janë bërë ndër vite, nuk mund të zhbëhet, por do dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për të na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

Në përfundim, Panajot Barka ju drejtohem, nëse vërtetë e doni miqësinë e sinqertë greko-shqiptare urdhëroni dhe bëhuni ju dhe unë bashkë e t’i dërgojmë pleqtë shqiptarë nga Çamëria për të vizituar shtëpitë e tyre, ku kanë jetuar dikur. Bëhuni ju njeriu urë lidhëse që Çështja Çame të zgjidhet paqësisht duke udhëhequr autobusët për në Filat, Margëlliç, Gumenicë, Paramithi, Pargë e gjetkë. E pra, a mund ta bëni ju, profesori i grekëve të Shqipërisë një veprim të tillë sa paqësor, aq edhe njerëzor?

39 komente në “Replikë me Panajot Barkën për Greqinë”

  1. tfgs1 says:

    st’arxidiaaaaaaaaaaaaaaaaaaa mas se c’thote[me carcafin e tij te palare] nje turk/dobic i sulltan muratit……….Llallaaaaaaaaaaaa!

  2. o arben idriz llalla clidhje ke ti me Theodhoros Pangallos,Marko Bocari, Theodhoros Kollokotronis etj. vetem edogani mund ta spjegoj.

    1. Guri says:

      Arbeni ka lidhje me ata shqiptare qe luftuan per çlirimin e Greqise sepse eshte shqiptar, kurse ti, argjiro…, nuk ke asnje lidhje, as me Shqiperine, as me historine, vetem se ti dhe barkat qe futin uje, perrallisni mbroçkulla qe nuk kane asnje kuptim. Z. Llalla ju kerkon ballafaqim me dokemente. Ejani dhe ballafaqohuni dhe mos derdellisni kot.

    2. zef says:

      O Arben, me kete shkrim ti kerkon ti tregosh Afrikaneve te Veriut
      se shteti i tyre eshte si nje keshtjelle prej rere. Eshte e kote te bindesh “Barkat”
      e Greqise se sotme qe jane ashtu si njerzit e shpedhes qe ishin te lidhur me zinxhir
      dhe nuk shofin driten por vetm hijen e tyre qe reflekton ne mure nga drita ,
      (MITI I SHPELLES PLATONI TRAKTATI I REPUBLIKES).
      Pa u zgjatur shume me Afikanet e veriut dua te shtoj qe eshe ne ne Shqiperi
      ashtu si greket nuk jemi pasardhes te ilireve dhe nuk kemi shume lidhje
      me shqiptaret e lashtesise, sic kerkojme grekerve qe te pranojne te verteten
      duhet qe ti kerkojme edhe vetvetes te pranojme qe nuk jemi nje popull omogjen.

  3. Kaonia says:

    Panajoti eshte vllohos nuk eshte grek!

  4. bregdetari says:

    NE UJERAT E TURBULLTA QE VOZIT KY BARKA ME LOPATAT GREKE VESHTIRE SE MUND TE DALE NDONJEHERE NE BRIGJET E HISTORISE I QARTE E I SAKTE PER ATO TEMA QE MERR PERSIPER TI RROKE NE CILESINE E ANALISTIT APO TE GAZETARIT.
    ESHTE SHUME KONFUZ ME HISTORINE DHE E KEQTRAJTON ATE.
    SHMANGET SHPESH NGA TE VERTETAT DHE TRILLON SA TE MUNDET.
    ESHTE I PABESUESHEM DHE DILETANT SA BEHET QESHARAK.
    GREQIA NUK KA RESPEKTUAR ASNJEHERE RECIPROCITETIN NE MARRDHENIE ME NE.
    KA BERE TE “FORTIN” DUKE SHFRYTEZUAR EDHE TRANZICIONIN TONE.
    NESE SHTETI GREK MJAFTON TE LEJOJE PER MINORITETET NE TERRITORIN E VET ATO QE KERKON TEK NE DO TE SHKERMOQEJ SI KALLAMOQI NE DIMER.

    1. Altin says:

      O bregdetar….po shqiptaret aty kane vajtur qofte si shperngulje psh shek XV ose ne kohet e sotme si emigrante….kurse minoriteti ketu eshte autokton…. e kupton ndryshimin apo jo….. arvanitasit kane vajtur aty nuk jane lindur aty…..

      1. I.Hoti says:

        Ne jemi autokton ketu ne ILIRI qe kure ju hiena ishit majmune ne lindjen e mesme e juq-lindje!

      2. undefined says:

        Minoritaret jane “autokton ” vetem ne perrallat me lesh qe ju servir Athina caraceve si pu a jote si thote i madhi Cabej……jane disa sllavo-vllahe te ardhur ketyre aneve qe Kisha Lindore ju mesoj greqishten prandaj ate “autoktonin” fute ne bithe

  5. AC/DC says:

    O LIalle shkruje artikullin ne leter higjenike se te pakten do hyte n’pun per dicka

  6. Zigur Qarri says:

    Nje pergjigje korrekte.Te Lumt Z.Lalla!Tezat e Jakob Philipp Fallmerayer,nuk perkonin me politiken zyrtare,prandaj u sulmua.
    Por,sido qe te jete,perfundimi i Jakob Philipp Fallmerayer(Profesor filologjie dhe historie universale ne Universitetin e Mynihut),
    qe udhetoi ne Greqi direkt mbas krijimit te Shtetit modern grek,studiues dhe deshmitare okular i demografise se ketij Shteti,eshte
    me i besueshmi deri tani nga te gjithe.Sepse tezat e Jakob Philipp Fallmerayer u instrumentalizuan ne luften e dyte Botrore nga
    nazistet ne pushtimin e Greqise,nuk do te thote hedhje poshte te tyre.Nese nuk besohet ai,cilin duhet te besojm,genjeshtrat e
    Kishes greke dhe idjotesirat e renegatit Barka?!

  7. Klimax says:

    Doli dhe “koka e madhe” te beje replike!!! Po perse je kaq idiot more “bjond”??!! Vertet, ti, perse je kaq “bjond” dhe “i bukur”? Ah, po, e shkruan me lart, je dhe ti pasardhes ilir qe nuk ishin ilir por greke te lashte!!!!!! Hahahaha! Qe te kuptohemi, kur iliret banonin diku mes pyjeve e shpellave neper malet e Bosnjes dhe greket kishin ngritur qyteterimin e tyre gjigand jo vetem ne Athine, por ne gjithe Mesdheun, cfare i lidhte keto dy civilizime midis tyre? Perse iliret (ata qe bota mendon se ishte civilizim ilir) nuk i dhane dhe nuk i treguan asgje (pervec hamendjesh) botes nga civilizimi i tyre? Na shkruan se e perbashketa e tyre eshte se ishin bjonda!!!!!!!, Atehere po, ke te drejte, ti je i pari qe munde te “zbulosh te verteten” qe bota e gjithe nuk mundi te bente per shekuj e shekuj me radhe!!!!! Greket e Lashte ishin ilire sepse iliret ishin bjonda!!!!!! Atehere perse i urreni greket kur ju deklaroni me grek se greket? Sepse ata nuk jane greke, por “shqiptare”??!! Hahahahaha! Po perse i urreni atehere “shqiptaret”? Nga qe flasin greqisht “ilirisht” dhe duan Greqine?
    E pra, nuk eshte “ceshtja came” dhe “shtate pyetjet” e tua sa qesharake aq edhe idiote qe te “shqetesojne” ty, por historia greke, gjuha greke, kultura greke, civilizimi grek dhe shteti grek! Ato dhe gjithcka tjeter qe perfaqesohet greke, ti dhe rembythjet e tjera qe mbani nder duar pacavuren e “shqiperise se Madhe” si simbol kombetar kerkoni tua mohoni!
    Atehere, cfare dialogu me Greqine kerkon ti more sharlatan???!!! Ti je per psiqiatri more mbeturine osmane!

  8. ILIRI says:

    E kuptove TFG se nga e ke origjinen…Je komplet bastard me soj e sorollop!Jeton ne vendin e SHQIPEVE, pasardhes te ilireve dhe AUTOKTONE o mbeturine sllavo arabobastardogreke!Shko ne atdheun tend imagjinar Grek qiiii dhe jeto i dhjere por krenar ama!Dhe emri i atdheut tend ka kuptim vetem ne gjuhen shqipe.
    TUNG!

  9. Lexues says:

    O injorant, po ç lidhje ka Azia e vogel me arabet or trap! Pse more rutkun shkruan kesi gomarlleqesh. Po kur nuk di as gjerat me elementare pse ngaterrohesh kot me antropologji e argumente me te medha se kaplliqja jote.

  10. Kreshnik says:

    Ty turkofagos qe del me 7 emra ketu do ta rrjepin skalpin e kokes dhe ta bejme syzet…po arritem te marrim vesh kush je…Kam folur me Meron dhe vetem mos e marrim vesh se nenen motren e cfare ke do te qijme…Uroj te mos jesh Ilir Paco se do te varim ne Palace…

  11. Gezimi says:

    ore LLalla ecfare na plasi trapi ne se cfare ka qene gjini gjoni apo simoni,po ik ore se na keni care bolet me keto histori te dala boje ,jo ka qene keshtu apo ashtu, sot ore sot ca je .Barka eshte nje spiun i shikut shqiptar ,nuk ka autorizim te flasi as nje fjale ne emer te greqise,nderkohe mardhenjet shqiptare greke nuk ndihmoen nga keto lloj shkrimesh ,nderkoh diku lexova se edhe ti je agjent i asfalise greke,ke qene puntor ne nje kishe greke ne selanik ne fillimet e tua .I lini rehat shqiptaret ,te marrin dokumente te marrin pensione te kalojne lirshem kufirin mos i acaroni kot mardheniet LLalla spiun dhe Barka spiun.oustttttt fare e ndyre.Botoje ore kellire se asnjehere nuk boton kur u them spiune ketyre plehrave .

  12. Vedi says:

    Zoti Arben Llalla, ne kete shkkrim qe demostron vete m disa te verteta absolute per themelimin e shtetit ortodoks-bizantin grek, meriton Cmimin Noble ne Historine e Greqise konglomeratike te themeluar mbi gjakun e shqeptareve dhe me qendrim agresiv antishqiptar. Kjo politike me maske ekstremisht fetare eshte analoge me politiken ekstremisht fetare te shtetit srtificial ISIS. GABIMI I AREN LLALLES eshte qe nje tip politikani qe mbron ekstremizmin kriminal te nje shteti analog te ISIS-it e konsideron te denje per te bere diaog per te ertetat qe ai i mohon si bizantin

  13. usa11 says:

    E para keta cobenjet qe me hiqen si greke dhe flasin si e ema e zeqos tgrf me shoke nuk kane as edhe nje ndryshim nga ata xhihadist qe sdin cfare thone por kane nje ndryshim edhe nga ata , ata budalleqet qe thone ven dinamit dhe hidhen ner ere kurse tgrf me shoke ven dinamit vetem ne bythen e tyre thjesht pederasta!. Kjo qe thot Llalla eshte nje gje e sakte dhe e vertet por cfare ti besh se ne shqiperi ka demokraci te tepert keto 25 vitesh me keta cobenj , por koha ndryshon dhe po ndryshon do te vi dita tgrf qe do ti thuash shqiptarit babe.

  14. Me dhem dhemballa says:

    Sot isha tek dentisti…duke pritur pashe qe po i hiqte dhemballen nje evgjiti…te pakten kete pershtypje me dha.
    Aty degjova dentistin, i cili po kerkonte ti mbyshte mendjen evgjitit se dhemballa me nje mbyshje do shpetonte.
    Jo me jo evgjiti…hiqe se keshtu dua une!
    Keshtu dhe puna jote z.Llalla.Ti kerkon te sakten por pacjeti nuk degjon..
    Plaça ne genjevsha

  15. Quo Vadis! says:

    Si perhere Arben Llalla qendron prapa deres se Zyres se Propagandes se qarqeve te erreta anti-ortodokse per te pritur porosine per vrerin e radhes.

  16. Altin says:

    O Dhalla…. i more leket dhe kete radhe per kete shkrim idiot…. po ka faj Mero qe pranon te tilla pacavure…qe vec urrejtjes nuk ofron gje tjeter…. ti ske as nivelin minimal te marresh persiper te shkruash shkrime historike po mjeshter je vec ne urrejtje dhe budallalleqe…. nuk e kupton qe po diskretitohesh sa here shkruan…megjithese ti ate cipe ke dhe ate rol ke…..

    Eshte nje turp ne kete vend qe ne gazeta qendrore sic eshte dhe Tema te pranohen artikuj te tille skandaloze….. ka te drejte Rama qe i quan kazane dhe pacavure…..

    Llala…pi ndonje gote dhalle te Lufres dhe mbase kthjellohesh mire…..

    1. zz says:

      Cfare ka te pa vertete rreth “grekeve ” te sotem ne kete shkrim a nuk e thua, se a qenke “acaruar” shume

  17. Gora says:

    Kur do vij ora tja shqyejm bythen kit tfg tja tregojme se nga cila and e kurdistanit ka erdhur she tja cutie koken ne byth te janulles. Team Botoni komentin ashtu sic nxirrni tfg ne Kaye te komentusve.

  18. Gjin Bue Shpata nuk ishte cam (emertim turk).Por ishte Alban,nga mezi i Albanise.Sa per signor historian.

  19. Dardan says:

    Varius karius,hemo se greke 300 eur eshte Barka ,persheshe ha si puna e Nerenzite.

  20. Ben says:

    U cmenden edhe grekerit tani. As kate tanet nuk e pranojne historine. O rrace e paftyre qerohuni ne gerrqi

  21. Vedi says:

    Braka perpiqet t’i veje vetulla shtetit grek adpak serioz, por po i nxjerre edhe syte.

  22. CERCIZ TOPULLI me thone.... says:

    Material mjaft i studjuar me fakte te padiskutueshme ,por greket mbeten greke se nuk kane nje shtylle te vetme ku te mbeshteten se ka shqiptare,sllave,vllehe dhe aziatike……..Bravo djale dhe falemnderit per studimin.

  23. Alban Hamzai says:

    Kendoi perseri poturaku islamik Llalla . Ka harruar Llalla kur me familjen e tij ,te pangrene e te pabreke ,pasi hyne ilegalisht ne Greqi ,puthnin token greke dhe flamurin grek duke ju lutur per te mos I kthyer . Dhe aty u rrit ,duke ju falur flamurit grek cdo mengjes . Por pasi nuk ishte I zoti te vazhdonte arsimin e larte ne Greqi ,shkoi ne Tetove ,u organizua ne organizatat islamike dhe me parate e tyre bleu deri edhe diplomen e universitetit . Dhe filloi te kendoje avazet e tij islamike . Meqe njeh gjuhen greke ,germon neper portale ,ato qe gjen I transformon sipas motos se tij poturake .Dhe me genjeshtrat qe shkruan ,ky poturak lartesohet ne syte e llumit poturak sikur njeh problemet e gjoja I analizon ato . Mund tjua analizoja te gjitha ato qe ka shkruar e tju provoja me fakte qe te gjitha jane genjeshtra ,transormime te fakteve historike sipas avazit poturak .Por nuk ja vlen . Eshte e kote te debatosh me idiotet se te terheqin poshte ne nivelin e tyre dhe te mundin me pervojen qe kane ne kete nivel idiotesh . Por I jap nje keshille Llalles : Me mire mbaj gojen te mbyllur dhe te kujtojne te tjeret se je budalla ,se sa te hapesh gojen dhe tja u vertetosh vete qe je budalla . Nga ana tjeter ,zoterinj te gazetes “Tema” ,mos ulni nivelin e gazetes tuaj duke botuar te tilla genjeshtra poturako-islamike . Vertet ne Shqiperi nje pjese eshte zhytur ne kete batak ,e ndihmuar kjo edhe nga politika komunisto-islamike e qeverise shqiptare ,por ju si gazete duhet te shihni nga perendimi nga eshte e ardhmja e shumices se shqiptareve dhe jo nga lindja poturake . Ju lutem shume botoni komentin tim !

    1. Quo Vadis! says:

      Tani e kuptova.
      Mbasi e pa qe nuk kishte zotesine e duhur per te perparuar me forcat e tij ne shtetin Grek, Llalla tha “Ky rrushi eshte i hidhur dhe nuk eshte per mua”, dhe kaloi nga ajo ana tjeter ku mund te “perparosh” me dredhi, me sharje, me maskarallek dhe bukeshkalesi.

      E kemi pare edhe diku tjeter kete film. Tek Nikolla Marku.
      Mbasi u perjashtua nga seminari sepse vodhi Nikolla Marku shfaqi teresisht bukeshkalesine e vet dhe filloi te shante e mallkonte doren qe e ushqeu dhe i dha mundesi te behej njeri per se mbari. Dhe tani e dime se si eshte katandisur.

  24. Greku pabese me thike ne breze says:

    I shikoni te gjitha Jane komente te janulles ja puna e tij si iderguari greqis(zotit)

  25. usa11 says:

    Ore koqe alban hamza ti qe thua keto qe thot Llalla jane genjeshtra dhe ti mund te arsyetosh te verteten na thuaj pak qe perpara vitit 1821 pse ne greqi nuk perdoresh emri hellen por romios dhe e di pse sepse bizanti u formua si roma lindore me fise hebrej , armen dhe dhe vendas qe rronin ne lindje te ashtquajtur pontios . Kur bavarezet 1821 erdhen dhe u thoshnin sllaveve ,arvanitasve vllaheve se ishin pasardhsit e perikliut as ata vet nuk e besonin !. Qe grekrit dikur mbase kane qene nje fis i lashte mbase ka qene edhe si fis illir se iliria ka qene e shtrire nga kroacia maqedonia e deri ne athin. Nje gje dua te mesoj nga ty ti si shkruan si sllave , bullagare ,hebreh , turk, romios apo si arbanitas!?

  26. perivolo says:

    Z Llalla,ti qe i njef dhe i shpjegon te gjitha sipas qejfit dhe interesit na shpjego dicka.
    Ne 1821 u krijua Greqia,pjesa me e madhe e banoreve ishin arvanitas dhe shume prej tyre ishin personalitete shume te shquara.
    Pse ndodhi distancimi dhe armiqesimi midis tyre(arvanitasve) dhe albanoseve?
    Para se te pergjigjesh mos haro se ata qe filollallet i quaje evgjitet e Pontit,Anatolise etj nuk kishin ardhur akoma ne Greqi,ishin akoma ne vatrat e tyre shekullore!

  27. toni says:

    ollalle sipas teje dele se agimi i arte ka kryesor me origjine shqipetare ore bajge e fares anadolle clidhje ka ARVANITASAT me bajgat qe lane preardhjen

  28. usa11 says:

    Ti zoti perivolo qe perivolo i thence vetes kur ne vitin 1821 arvanitasit luftuan kunder turqeve nuk luftuan me iden se do te formonin nje shtet te paster me hellen se ne ate kohe ne ato vise 10 % e popullsise ishin romios se emrin hellen nuk e perdornin fare !. Distancimi midis arvanitasve dhe i albaneve i qe thua zotrorte qe nuk di te shkruash as shqip nuk erdhi nga vete ata por nga sllavet vllehet dhr nga romiot erdhi me futjen ne kurth dhe vrasjen e karaiskakit me vone me vrasjen e kapodhistres dhe me futjen ne burg te bytheshtremit . Distancimi i arvanitasve me albanet eshter ber me dhune pak nga pak dhuna arriti kulmin e saj ne vitet e rilindjes shqiptare ne vitet 1900 e deri sa ne ditet e sotc’me qe arriti ne piken zero . Por ne qofte se do te shikosh pasqyren e arvanitasve lexo nje liber te Aristidh Koles se aty paster do ta shikosh se arvanitasit jane nje rrace e paster shqiptare , dhe ne qofte se do te shikosh pasqyren e arvanitasve shiko arvanitasit arbreshe qe ndodhen ne itali sa per zemer thone qe jane shqiptare. Dhe sa per ate qe thua shoket e llalles un nuk kam as’nje lidhje me llalen si person por me te verteten une per ate komentoje dhe jo ti vi ne ndihme llalles , shkruar nga nje i krishtere shqiptare i vertet

    1. perivolo says:

      Une shqipen e kam gjuhe te dyte,ndoshta dhe te trete nga niveli i zoterimit,por ti nuk mund te me thuash qe nuk di te shkruaj per shkak te nje germe(n) qe harova gabimisht.
      Shkaku eshte se ti kuptohesh lehtesisht qe je me 8 klase e shumta dhe mjaft poshte prej nivelit mesatar.Kur nuk njef pikat e shenjezimit,kur shkruan emrat e pervecem me shkronje te vogel,kur shkruan sotc΄me do te ofendosh bashkebiseduesin dhe te paraqitesh si i shkolluar ose si i mireinformuar ne lidhje me gjuhen dhe historine?

  29. usa11 says:

    Te pakten nuk kishe ndonje gje per te then per ata vendalinjt e tu romios!. Sa per gjuhen shqipe ti mbase e ke te dyten , te treten apo te katerten s’ke fai ti akoma nuk e di gjuhen tende te pare mbase vllahe , bullgarce, sllave, turke !. Ne jemi shqiptare dhe vetem shqip flasim .

    1. perivolo says:

      Une jam greko-shqiptar dhe ndihem shume mire ne lidhje me kete.
      Nuk eshte cdo gje e bardhe ose e zeze,do ta shikosh ne te ardhmen kur femijet ose niperit e tu do ndihen shqiptaro-amerikan,nese jo thjesht amerikane.
      Une respektoj te dyja vendet dhe te dyja gjuhet,perpiqem te jem asnjanes ne idete dhe vleresimet e mia ndonese kjo zakonisht eshte e veshtire.
      Respektoj gjithashtu dike qe eshte i pashkolle ose ka nga natyra tregues te ulet te inteligjences,nuk ndihem superior ndaj tij por ama nuk pranoj qe ai te me bej leksione ne lidhje me gjuhen dhe me historine,aq me teper duke me ofenduar.
      Keto mesime i kam pranuar dhe do ti pranoj gjithmone nga ata qe kane aftesine te japin mesime,qofshin keta shqiptare,greke,amerikane etj.
      Sa per temen te jesh i sigurte se ato libra qe thua une i kam lexuar me shume kujdes dhe jam shume i mireinformuar ne lidhje me mekatet dhe krimet historike si te grekeve ashtu dhe te shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje