Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë?
«Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë (Chrysi Avgi) dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës».
Revista britanike «The Economist» shkruan në numrin e fundit mbi ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën Juglindore.
«Gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90, dallimet fetare dhe etnike po përhapeshin nëpër Europë me përfundim tragjik.
Vendet myslimane përkrahnin Bosnjën; zemra katolike e Europës ringjalli lidhjet e vjetra me kroatët, ndërsa Serbia mori përkrahje morale nga lidhjet ortodokse që kishte me Rusinë, Greqinë dhe Qipron», nënvizon revista, duke përmendur arsyet e shpërthimit të konflikteve në Ballkan në fillim të viteve ’90.
Më vonë, sipas «The Economist», ndikimi i fesë u dobësua, sidomos pas luftës ajrore që zhvilloi NATO kundër Serbisë më 1999.
Rrjedhimisht, ndikimi i Perëndimit në rajon u rrit. Por, viteve të fundit sërish roli i Perëndimit po zbehet dhe prapë ndikimi i fesë po rritet.
«Kohëve të fundit nacionalizmi fetar dhe ultranacionalizmi janë rikthyer në Europën Juglindore, ndonëse jo si forcë mbizotëruese, por ka shkëndija që po bëhen edhe më të dukshme. (…)
Simptomë e kësaj është partia Agimi i Artë në Greqi, anëtarët e së cilës janë akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Në një video të postuar nga kjo parti, shihen anëtarët e saj duke festuar konsolidimin e marrëdhënieve me Partinë Radikale serbe, themeluesi i së cilës, Vojisllav Shesheli, ishte gjykuar për krime lufte, por u lirua vitin e kaluar».
Këto parti të së djathtës ekstreme, sipas revistës britanike, mbështeten në retorikën fetare. Në një manifestim të mbajtur në Selanik së fundi «burrat me kostume festonin themelimin e frontit të përbashkët kundër fesë islame dhe globalizimit liberal. (…)
Në ceremoni shihen liderët e dy partive teksa vizitojnë dy nga manastiret afër Malit Atos; atë të Esphigmenou dhe manastirin serb të Hilandarit».
Sipas revistës as Agimi i Artë, as radikalët serbë nuk janë në trend nëpër shtetet e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar.
Agimi i Artë ka 16 deputetë në parlamentin grek me 300 deputetë. Radikalët serbë kanë marrë tetë për qind në zgjedhjet e vitit të kaluar në Serbi, duke ia mundësuar Sheshelit të rikthehet në parlament.
Çfarë i bashkon ultranacionalistët grekë me ata serbë? «Në mesin e të përbashkëtave që kanë Agimi i Artë dhe Radikalët serbë janë mohimi i kulturave të huaja, përfshirë ato të sjella nga imigrantët; admirimi i (kryetarit të Rusisë) Vladimir Putin dhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë, si dhe reagimi pozitiv për zgjedhjen e Donald Trumpit si president i Amerikës». (dp)
Ekstremizmi orthodokse Lindore eshte rreziku me i madhe qe i kanoset ballkanit. Shpresoje qe evropa katolike dhe protestane do e ndaloje.
Ju qifsha Popin grek e Popin serb me mjekerr te pa lar si ISIS. Te pakten priftat katolik Jan te paster
Pikerisht jane keto aleanca fashiste fetare, serbo-greke, qe i shkaktojne luftat ne Gadishullin Iliro-Shqiptar te Mesdheut dhe ende nuk i kane shuar apetitet e tyre antishqiptare per ripushtimin e tokave shqiptare ose pwe mbajtjen e tyre koloni eksploatuese, siç eshte rasti me Çamerine,Maqedonine, Malin e Zi, Kosoven, Presheven, Nishin, Sanxhakun…
Ne mesin e te perbashketave te atyre dy aleancave fetare fashiste, serbo-greke, eshte mohimi i kulturave autoktone, shkaterrimi dhe perdhosja e tyre, e kultures iliro-shqiptare, ne veçanti…
DRENICA E KUQE
Don zoti keta shkojne ne pushtet qe te marrin goditjen fatale si popuj
Konstatimi I problemit nuk eshte nje zgjidhje e problemit.
Ekspansionizmi sllav ne tokat shqipetare eshte rreziku me I madh qe i kanoset kombit shqipetare , dhe si i tille ai kerkon nje ballafaqim mbarekombetare. Ndertimi dhe rritja e kapaciteteve luftarake sulmuese te ushtrive shqipetare eshte dhe duhet te jete nje objektive jetesore I shteteve shqipetare.
Ketu nuk behet fjale per “rrezikun” qe paraqesin keto paljaco ekstremiste qe dalin rrugeve gjoja te frikesojne shqipetaret,
sepse ne te vertete ata jane dhe duken qesharake. Por ajo qe eshte alarmuese eshte fakti se paljaco te tille ekstremiste kane force ligjore ne shtetet rrespektive, pasi jane pjese e jetes aktive politike ne keto shtete jo-normale te versionit taliban. Modernizimi I vertete I ushtrive shqipetare cuditerisht nuk eshte marre asnjehere seriozisht nga politikanet dhe shteti shqipetare, qofte kjo nga injoranca apo nga disa nuanca antikombetare qe here pas here dalin haptas kur neve jemi I vetmi shtet ne bote qe krenohemi me cmendurine e carmatosjes totale .