Kreu i dioplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka mbledhur në Durrës në një takim të përbashkët, të cilësuar dhe si “TRILATERATI I ADRIATIKUT” homologët e tij, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić, si edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanovic. Në këtë takim të dytë, është diskutuar për të gjithë sfidat që dalin përpara vendeve të rajonit, duke nënvizuar faktin e një agjende të përbashkët rajonale dhe integruese.
Pasi kanë diskutuar për projektet e përbashkëta, integrimin në BE për Shqipërinë dhe përgëzuar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, bashkëbiseduesit dhe për sfidat aktuale globale të sigurisë. Ata theksuan rëndësinë e bashkimit të forcave, së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës për t’u bërë ballë kërcënimeve që i kanosen stabilitetit dhe sigurisë së zonës Euro-Atlantike.
Ministrat rikujtuan rëndësinë parësore të Korridorit Blu dhe të Korridorit Adriatiko-Jonian, si projekte rajonale që lidhin strategjikisht Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kroacinë. Në këtë kuadër, ministrat ranë dakord të përqendrohen në stimujt dhe mundësitë që do të ndihmonin në përshpejtimin e fazave të zbatimit dhe të punojnë së bashku për të dhënë mbështetjen financiare për të dy projektet. Në fund kanë miratuar dhe një deklaratë të përbashkët: