Mali i Zi, lideri i opozitës akuzohet për krijimin e një organizate kriminale

15 Nëntor 2017, 16:23Rajoni TEMA

Lideri i opozitës malazeze, Nebojsha Medojeviç është përballur me akuzat nga Prokuroria e Shtetit për krijimin e një organizate kriminale që shërbente për pastrimin e parave.

 

 

Sipas raportimeve të medias serbe, në këtë organizatë kriminale janë përfshirë edhe tetë persona të tjerë.

Medojeviç është lideri i Lëvizjes për Ndryshim, (PZP), pjesë e Frontit Demokratik, koalicioni që grupon forcat më të mëdha të opozitës në Malin e Zi.

“Çdo gjë ka qenë e planifikuar”, deklaroi Medojeviç në rrjetin e tij social “Twitter”.

“Të dobëtit nuk duhet të sulmohen, në ndryshim nga të fortët. Ne do ta fitojmë këtë çështje sepse e vërteta është në anën tonë. Le të qëndrojmë së bashku. Le të qëndrojmë të fortë!”, shtoi ai.

1 komente në “Mali i Zi, lideri i opozitës akuzohet për krijimin e një organizate kriminale”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Dikur,kur u prishem me Bashkimin Sovjetik,ne nje mapo dikush po blinte shume rroba.Dy plaka qe po e shihnin pyesin perse po ble kaq rroba.Po ja i tha,do me ike nusja se jemi prishur me Bashkimin Sovjetik.Plaka tjeter kur e morri vesh tha:Po kur do prishemi me X qytet,sepse prej andej e kishte nusen e djalit te saj…
    Dhe une po them kur do vije rradha qe prokuroria jone te”prishet” me opoziten tone,sepse na ka mbire ne sy vetem si hajdute, kriminele dhe anti Shqiptare? Opozita jone ka qene ne pushtet,ka bere krime dhe vjedhje te shumta,por asnjeher nuk eshte ndeshkuar.Opozita e sotme e jona,edhe kur eshte tentuar nga prokuroria,te kerkoje hetim per dike qe cenonte interesat e Saliut dhe klanit mafioz te PD-se nuk eshte lejuar prej pushtetit te Saliut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje