Ivaniç i vendosur: Bosnje-Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën e pavarur

15 Nëntor 2017, 13:31Rajoni TEMA

Anëtari serb i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Mlladen Ivaniç, në një intervistë ekskluzive për “Deutsche Welle” ka deklaruar se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Po ju vërtet mendoni se realisht mund të gjeni ndonjë politikan serb që do të thotë se Kosova është shtet i pavarur?”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarëve.

“Derisa të jem unë kjo nuk do të ndodhë. Unë mendoj se mënyra se si Kosova e ka fituar pavarësinë është në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, sa të jem unë këtu kjo gjë nuk do të ndodhë”, ka thënë Ivaniç.

Por ai është shprehur i gatshëm të bëjë një përjashtim. “Nëse paraqitet ndonjë politikan tjetër serb që mendon ndryshe, unë do ta respektoj vendimin”, ka shtuar Ivaniç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje