Aktori shqiptar nga Kosova Çun Lajçi ka marre sot një lajm të dhimbshëm dhe te tmerrshem. Ai ka humbur vajzën e tij 30 vjeçe Bubulina, e cila mësohet se ka ndërruar jetë në orët e paradites së ditës së sotme.
Vajza e aktorit nga Kosova Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vajza 34-vjeçare është gjetur nga të afërmit pa shenja jete.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vajze në këtë lagje, por pa dhënë detaje të tjera. Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore.
Ndërkohe ne rrjetin social, të shumtë kanë qenë ndjekësit që i kanë shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes Lajçi për vdekjen e parakohshme të vajzës së tyre. Po në facebook, në profilin e aktorit është publikuar një poezi lamtumire:
“A këputet peni moj e mira ime”
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.”. (TemA)
Ngushellime.
Gazeta Tema, ne dy paragrafe (në dy të parët) keni vënë dy mosha për të ndjerën, 30 dhe 34 vjeç.
Owedise është diagnoza e cila e vrau vajzën Bubulina Çun Lajçi
Ngushllime familjës së të ndjerës.
Ngushellime familjes.
Ngushëllime për aktorin, Lajci dhe familjen e tij.
Ku i gjeti gjithe keto fjale dhimbje ky baba i mire?
E cfare me shume se kaq do te thoshte zemra e nje prindi?
Ngushellime. Dheu i qofte i lehte ketij engjelli.