Për “çapaçulët” e pasur që qelbin ajrin e realitetin, dhe baballarët që ikën të varfër!

21 Nëntor 2017, 10:47Kulturë TEMA

Nga Sidrit Bejleri

Sot(dje) në drekë, tek po prisnim të përcillnim trupin e të ndjerit, mjeshtrit Aleksandër Lalo, vura re me keqardhje, por nuk u surprizova, se mungonin shumë “yje” të “shoëbizit” shqiptar.

Nuk e kam për ata që e kishin të pamundur të vinin nga largësia dhe varet sa e njihnin.

E kam për ata që rendin kush e kush të shkojë sa më shpejt në “dasmat vip”, ftuar e pa ftuar…

E kam për ata që pretendojnë se po bëjnë “muzikë” dhe “art” në këto kohë të “arta të muzikës”.

E kam për “çapaçulët” që nuk dinë dhe s’kanë për ta kuptuar kurrë sa vlerë dhe peshë ka për t’u bërë Arti i Vërtetë.

Mjeshtrat po ikin një nga një dhe vështirë të zëvendësohen e për më tepër Arti që na dhuruan.

E di që kohët ndryshojnë, por të zezës nuk i them dot e bardhë.

E kam sërish me “çapaçulët”

Kush nuk respekton rrënjët dhe baballarët e vet nuk i mbetet gjë pas, e vërtetuar kjo.

Si të hash “plehra”, po “plehra” do prodhosh.

Kam mllef, po po, kam mllef sepse e di mirë çfarë arti na dhuruan Kujtim Laro e Aleksandër Lalo me shokë.

Se “çapaçulët” janë bërë të pasur dhe harrojnë se baballarët ikën të varfër, por pasurinë e lanë prapa.

…dhe “çapaçulët” vazhdojnë të qelbin ajrin dhe realitetin që me aq mund e sakrifica na e lanë të pastër baballarët tanë…

TURP!!!

Kujt t’i djegë le ta mbajë!

19 komente në “Për “çapaçulët” e pasur që qelbin ajrin e realitetin, dhe baballarët që ikën të varfër!”

  1. spartak says:

    I nderuar Sidrit .
    Mirë e ke , dhe mirë e the , po kujt ja the more , kujt ja the .
    Që në 92-shin , për muzikën e artin , filloi me dalë një fjalë .
    Rrofsh o Salë , se na ngope me sh…
    Unë , prej hallit , e kam gjet një zgjidhje . Nuk e zgjas . Fus në kompjuter , yjet e Shkodrës me Bik Ndojën , vazhdoj me Hafasa Zyberin , Fineten e vëllezërit Zena , si dhe kam fillu me i shtu disa perla kosovare , e nuk rrij me e vra mo mendjen për këto të sotmit fare .

    1. liu says:

      o kar, cpune ka Saliu me artin. Koqe ke ngelur ti?!

  2. Odise Çaçi says:

    Pershendetje Sidrit.Analiza qe i beni vertet nje Lamtumire, per nje kolos te muzikes shqiptare, per nje kompozitor “Mjeshter i Madh”, eshte nje aktakuze, per te gjithe ata qe bejne muzike ne studio te mbyllura, por qe reklamohen paturpesisht si Liv.Nderimi per profesor Lalon eshte nje gure prove per te gjithe ata pseudo artist qe me te drejte Ju i quani “çapaçule”, te cilet derisa hane plehra prodhojne plehra te ndotura per publikun shqiptare.Emri dhe trashegimnia qe la pas “Mjeshtri i Madh” Aleksander Lalo do jetoje sa te kete shqiptare mbi keto troje ilirike.Respekte per Ju dhe per gazeten tema qe e publikkoi shkrimin tuaj. Nga Odise Çaçi, historian, Vlore.

  3. Lani says:

    Te lumte Sidrit. Mgjth keqardhjen me duhet te them se ata te cileve u drejtohesh nuk e marrin vesh se e ke pikerisht me ata.
    Muzika e Lalos dhe shokeve te tij u be sepse e kerkonin dhe mundesusn kushtet qe sot nuk ekzistojne: shijet kane degradiar dhe financuesit nuk tregojne interes per muziken qe pak njerez ne keta we kane mbetur ne Shqiperi mund te vleresoj e mje muzike te tille. Nuk duhet te presim nga vipat qe permend ti se duhet te vleresojne Lalon e shoket e tij. Thjesht nuk munden

  4. "BOHOTINA" says:

    Bravo! Bukur, shume bukur dhe domethenese…

  5. ali vlora says:

    E mor Sidrit sikur te kishim pak si puna jote me dashuri e respekt per keta kolos te muzikes shqipetare nuk do ishim katandis keshtu. Tung.

  6. ILIRET says:

    Kaluan 27 vjet dhe kerkush nuk degjohet te vershelleje apo kendoje nje kenge a muzike te ketyre viteve. Ende vershellehen embelsisht dhe kendohen nen buze hitet e Aleksander Lalos, Aleksander Pecit, Kujtim Laros, Ferdinand Dedes, Avni e Osman Mules, Gasper Cucise, Gaqo Avrazit, Prenk Jakova, Cesk Zadeja, Kastriot Gjini, Agim Prodani, Edmond Zhulali, Feim Ibrahimi, Shpetim Kushta, Limoz Dizdari, Tish Daija, Gjon Simoni, Enver Shengjergji, Nikolla Zoraqi, Shpetim Saraci, e dhjetra e dhjetra te tjere qe s’me vijne ne mend. Regjimi i poshter i atyre viteve nuk i linte rehat talentet, por i zbulonte dhe i vinte ne pune.
    – Po ku e dine capaculet, qe kendojne, ca-du, po-du, s-du, se kush eshte Agim Krajka i paarritshem. Disa prej tyre perpiqen te imitojne tinguj te ketij kolosi, dhe per turp, marre e faqen e zeze, nuk e dine se kush i ka hedhur ne eter. Muzike rreka, berrdeka dhe – ia, ia, ia,- ben edhe gomari. Cudi si nuk e nxjerrin ne skene. Sepse me hallatet eshte mire. Ato vleresohen sot. Dhe breket, nese quhen breke….

  7. sulo Permeti says:

    Po Sinan Hoxha ishte,apo po regullonte helikopterin?

  8. Quo Vadis! says:

    I lumtur qofsh o Sidrit per cdo fjale qe the ne kete shkrim. Nuk ka si thuhet me mire.
    I perjetshem qofte kujtimi i Aleksander Lalos !

  9. bregdetari says:

    IKU NJE KOLOS I ARTIT, IKU NJE NJERI I MADH I MUZIKES , I SINQERTE NE ATE C’KA PERCILLTE ME SERIOZITETIN DHE SHQETESIMIN E TIJ TEK BREZI I RI.
    NUK E KAM NJOHUR PERSONALISHT.
    SE LARGU E KAM PERSHENDETUR ATE NJERI ME TRUP TE IMET E TE PAKET POR TE RENDESISHEM PER VEPRAT DHE KRYEVEPRAT QE REALIZOI DHE LA PAS SI TRADHEGIM ME VLERE NE FONDIN E VYER TE ARTIT.
    NE JEMI RRITUR ME MUZIKEN E TIJ DHE TE SHOKEVE TE TIJ.
    FATKEQRSISHT ATA PO IKIN SHUME SHPEJT NGA KJO JETE POR VEPRAT E TYRE DO TE RROJNE JO NJE JETE SA E TYRE POR DHJETERA E QINDRA JETE TE TJERA SEPSE ATO JANE UNIKALE , TE PAPERSERITSHME , ORIGJINALE , FRYMEZUESE , JETEDHENESE.
    KETA ” CAPACULET ” QE PERMEND SIDRITI QE NUK I PA ATJE DO TE HANE …, PO PASTAJ ???
    SHYQYR QE SI KE PARE , E CI DO ???
    RESPEKTE PER ATA QE I DHANE KETIJ VENDI GJITHE C’KA MUNDEN ME ZEMER ME MENDJE E ME SHPIRT.
    NE MENYRE TE VECANTE NJEREZVE TE ARTIT TE PAPERSERITSHEM.

  10. ilir says:

    Ilir
    Keqardhje e madhe per kete brez qe la nje pasuri te madhe kombetare ne muzik art sport .Para pak ditesh pashe te madhein Besim Zekthi ne nje interviste televizive me rastin e ditelindjes se tij ,kollosi i valles se shqipes ishte pa dhemb ne goje.I gjithe ky brez punoj me koke ,zemer dhe dashuri per atdheun por ce do leket ne shqiperi behen me bythe jo me art

  11. capi dhia says:

    OK. Zero Killed.

  12. leka says:

    edhe ti qenke nje nga ata qe “surprizohen”…..habitem,mahnitem çuditem nuk e perdor me njeri ?

    1. Jaho Gjoliku says:

      Nuk ka shqipetar qe te mos kete nje doze pordhacerie. E kemi ne gen manine per t’u dukur. Ca me pak, ca me shume.

  13. Taekwondo King says:

    Kurdo që ju të gjeni veten në anën e shumicës, kjo është koha që të ndaleni dhe të reflektoni.

    Mark Twain

  14. Saimir says:

    Respekte per fjalet e ndiera,nuk kam c ti shtoj asgje.

  15. antonio salvatores says:

    Mirembrema Sidrit, qofsh ahtu si e ke emrin. Kultura dhe çapaçulet jane gjithmone te pranishem ne shoqeri, nje here fiton njera pale dhe nje here pala tjeter. Per momentin niveli mesatar kulturor eshte ne favor te çapaçuleve. Nje proverb thote “ç’ i do gjeli breket”, pra shumices te shqiptarve nuk i intereson kultura. Megjithate ti mos u dekurajo! Po qe se te ngushellon fakti, çapaçulet kane perfaqesuesit e tyre edhe ne parlament.

  16. antonio says:

    sa kohe duhet qe te botohet nje koment?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje