Sot arti shqiptar pësoi një goditje të madhe pasi u nda nga jeta kompozitori i dashur i shqiptarëve Aleksandër Lalo.
U bë me dije se kompozitori pësoi një arrest kardiak në banesën e tij e cila e ndau nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Po cilat kanë qenë momentet kyçe në jetën e mjeshtrit të madh të muzikës?
Aleksandër Lalo lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Ai rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Lalo kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973.
I diplomuar në Akademine e Arteve, dihet se puna e tij më voluminoze ka qene krijimi i disa prej kolonave zanore me te njohura të filmave shqiptarë dhe kompozime per festivale duke perfshire ate te 11-te.
Ai është një nga kompozitorët më të dashur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në kinematografinë tonë.
Më poshtë gjendet lista me filmat e kompozuar nga Aleksandër Lalo:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
Veç të tjerash, Lalo do të mbahet mend gjatë edhe për natyrën e tij antikonformiste dhe shpirtin rebel.(TemA)
Ngushullime familjes!
Profesionist dhe mbrojtes si askush i profesionalizmit, pa iu nenshtruar ne asnje rast nderhyrjeve apo pazareve. Kompozitor i mrekullueshem me kenge qe mbeten per jete ne kujtese.
I PAHARRUARI ALEKSANDER!
Aleksander Lalo – nje gur i rralle qe zbukuroi Nenen Shqiperi ! Bukuria e Vepres se Tij, frymezon brezat. Aleksander Lalo ishte i vecante, por kurre nuk bente dhe beri kompromise ne dem te kultures sone shqiptare, ne dem te emrit te Shqiperise, te autoritetit qe duhet te gezonte ne Europe, ne Bote Ne rebelimin e tij te ligjeshem ndaj cilitdo qe me qellim apo pa qellim deformonte muziken shqiptare, kulturen tone, fshihej dashuria e madhe qe ushqente per vlerat e medha te krijuara ne vite ne te gjitha fushat, ne vecanti ne fushen e muzikes. Ai do te ngelet perhere i vecante, madheshtor ne kujtesen e shumices se shqiptareve.
Ngushellime familjes. Muzika humbi nje artist te madh.
Keqardhje për këtë njeri që ndonëse ka kompozuar kaq shumë dhe në gjitha zhanret, përsëri ngeli Sandri modest i përkushtuar për muzikën mbështetur në tabanin popullor.
Kur e pyetën se pse nuk kompozon si dikur, pas viteve 90-të, u përgjigj: Ku ta gjej motivin?
Do mbetet i paharruar Aleksandër Lalo për muzikën e bukur që ka lënë si trashëgim për brezat.
Aleksander Lalo,nje njeri fisnik,i dashur,shume popullor me te gjithe,nje nga kompozitoret me te mire shqiptar qe ka lene vepra te shkelqyera ne krijimtarine e tij muzikore. Nuk gjej dot fjale me shume te them per kete njeri te mrekullushem nga te gjitha anet. Do na mungosh shume miku im,do na mungosh me shakate e tua,me muziken tende. Ngushellimet me te sinqerta familjes.
Ngushellime familjes edhe Shqiperise.Paska humbur nje nga bijteesaj me te devotshem..i paharruar qofte perjetesisht ne kujtesen e ketij populli..
U shokova sapo degjova lajmin. Kurre nuk ma merrte mendja qe do ikte kaq heret.
Ngushellime familjes.
Perendia e prehte ne paqe kompozitorin kaq shume te dashur per te gjithe.
Dite zie per artin dhe kulturen shqiptare. Respekte per vepren tende, gjigand.
RIP
U prefte ne paqe do ta kujtoi gjithmone ne vepren muzikore qe la….
Aleksander Lalo u mprehsh ne paqe. Do mbetesh legjenda e muzikes se filmit shqiptar. Ngushellime familjes!
Boll me levdata dhe hiokrizi pas vdekjes. Ai ishte thjeshte nje kompozitor.
Kam patur shansin e madh qe levdatat t’ia them ne sy. Dhe ai i kalonte me shaka.
Keshtu qe mos fol pa u menduar. Hapni zemren dhe mos u beni cinike.
i madhi Lalo
Nje figure nje njeri qe Shqiperia humbi
U préfshe ne paqe
I pa harruar qofte ky emer brilant. Humbje e paparashikuar kaq shpejt. Nushullime nga zemra familjes.
U prehte ne paqe ky njeri i madh.
Krishti e marrte prane fronit te tij.
Amin!
Aleksander Lalo-krenari per Tiranene qe e lindi dhe e riti me, RENJE -LESKOVIQAR….
Nje lajm shokues -mbetem pa Aleksander Lalon -Nje i ralle,si “GAJDIAl” Leskoviqare qe ska vekie kurre.
A;eksandri ne profesionin e tij ishte “Aeksander i Mdh”.
I perjetshem kujtimi tij.
Ngushellime families dhe dashamiresve te tij te shumte.
Nga tej Oqeani..
Guri Naimit D