Gezim Basha
Perzgjedhja In Love, si thuajse krejt poezia e Prec Zogajt, eshte nje koleksion odesh moderne, ku klasi teknik, efektet poetike dhe finesa gjuhesore ofrojne diagramen e ndjeshmerive te nje mendjeje refleksive qe e sheh boten me sy lirik. Per shkak se fjalori arkaik i termave stilistike te kritikes sone letrare, ende e merr oden si model te ngurte ne duart e Pindarit–strofe, antistrofe, epode–apo si kallep metalik klasicist te trasheguar nga Horaci, percaktimi Ode Moderne mund te tingelloje paska oksimoronik.
Asgje oksimoronike!
Ode, si lloj letrar, mbetet nder format me te parapelqyera te poezise lirike, e pakohe dhe ne evoluimin te perhershem. E rivitalizuar fillimisht prej romantikeve Europiane, ajo u masivizua ne shekullin e njezete, duke u bere njesoj atraktive si per modernistet edhe per eksperimentuesit postmoderne. Ne poezine lirike per dashurine, Ode mbetet lloj letrar i pashmangshem sepse, sic shprehet poeti bashkekohor Amerikan Robert Has, “cdo poeme dashurie, pavarsisht ne eshte pershkruese apo meditative, ne thelb te vet perpiqet te beje gjestin e odes,” c’ka me shqip do te thote: ka ton te theksuar adhurimi, diksion elekuent, dhe perdorim koshient te kapacitetit melodik te gjuhes me synim ndikimin imediat mbi lexuesin.
Kur Prec Zogaj botoi librin e tij te pare, Emrat Tuaj, me shume se tre dekada me pare, ode ishte nje lloj letrar i perjashtuar nga letersia Shqipe; poezia jone e at’hershme e kishte humbur natyren konfesionale dhe sillej prej dyzet vjetesh ne ngushticen midis hymnit dhe elegjise, glorifikimit panagjerik dhe vomeve patetike. Si njeri nder poetet tane te pakte qe lexojne per inspirim, nje poet me shume “dashuri letrare” po te huazonim nje fraze te Harold Bloomi-it, Prec Zogaj hyri ne poezi si nje temperament krijues i maturuar nga leximet, duke sjelle nje emancipimin te perftuar permes ekspozimit te vetes ndaj poezise moderne boterore, e cila at’here kerkohej ne ter, duke luajtur cdo gur. Lexues i Eliotit, Poundit apo i fragmenteve poetike te prozes se Xhoisit, perkthyer nga Rudolf Marku, neteve dimerore prane nje mangalli; lexues ne origjinal i surrealisteve Franceze dhe degjues ilegal i emisioneve poetike te radios Italiane, Zogaj ishte produkt i grupimit letrar Lezhian qe nisi si nje counterculture por shpejt u be epiqender e nje poezie ndryshe–me sakt njera nga epiqendrat e poezise Shqipe e cila, ndoshta edhe per shkak te represioit politik ne qender, pati marre karakter regjional duke ikur ne margjina si Lezha, Tropoja dhe Tepelena…
Ne nje ambient letrar ku Ndoc Gjetja ishte minimalist, Rudolf Marku esencialist kavafian, dhe Agim Isaku eksperimental, Prec Zogaj u shfaq me nje exuberance gjuhesore mahnitese duke sjelle momente poetike qe te kujtojne poemat moderniste te T S Eliotit, vecanrisht Kengen e Dashurie te J Alfred Prufrock-ut, ku lexuesi i percepton imazhet teksa ndjen zhurmen e bardhe te ambientit; e kundron “prarimin e diellit mbi kolonadat e lagura,” teksa mban vesh “biseda e grave per Mikelanxhelon.”
I sigurt ne tremen e tij letrare, I pajisur me talent dhe dije, Zogaj vershoi ne shtypin letrar te viteve ‘80-te i gatshem estetikisht per ta rivitalizuar, midis te tjerash, oden ne Liriken Shqipe te dashurise. Nder te paktet poete qe refuzuan ta shkruajne poemen sinteze–nje hibrid letrar i diktuar dhe promovuar zyrtarish–Zogaj preferoi te shkruaj seri odesh te lidhura me fije temetike, duke i bere vellimet e tij–nga pikpamja kompozicionale–poema fragmentare. Per fat ja doli mbane! Permbledhja In Love eshte deshmi e kesaj arritjeje te madhe letrare, nje landmark ne letrat shqipe.
Ne konstruktimin e Odeve te tij per dashurine, mjeti kryesor retorik i Zogajt eshte Carpe Diem, i cili, paversisht kuptimit literal, shqiperohet “shijo castin.” I trasheguar prej poetikes latine–daton me serine e odeve te Horacit–Carpe Diem perdor te tashmen per te sugjeruar dilema egzistenciale te provokuara nga koncepti yne (i kufizuar) per kohen; eshte nje figure e mendimit qe synon ta vendose lexuesin ne nje skene te momentit, ne nje rrethane te caktuar, duke i dhene shans per experienca unike, nen “komanden estetike,” Shijo castin!
Carpe Diem tek Zogaj nuk eshte hedonizem Epikurian! Me shume se shtyrje per te shijuar vetem kenaqesine fizike qe vjen me momentin, heroi i tij lirik ka ambicjen per te nxitur tek audienca nje fokusim sa me te plote tek ai segment kohe qe eshte bere nderkaq e shkuar sepse, sic shprehet poeti duke evokuar brengen borhesiane, “s’na lag dy here i njejti shi,” mos e humb momentin!
Ndrysha nga tradita e lirikes Shqipe, leximi i poezise se Zogajt te le me ndjesine se ikja e kohes nuk ka pse le vetem brengen e renimit–kujtoni Lazgushin me vargjet, “Permbys, o jete / mi fal stolite”–por mund te shihet edhe si motiv celebrimi, a ngasje, per ta ribere te shkuaren me materjen fillestare te vet Krijuesit–fjalen. Kjo i ben mjeft nga odet e kesaj permbledhjeje te lexohen si vizite tek orakulli, vec jo per te parathene te ardhmen, por per te parapare te shkuaren ku pret te (ri)zbulohet identiteti yt! Poezia, Ne Shengjin, per shembull, duket si strukture tipike e ketij procedimi. Menyra se si kjo poezi leviz nga nje gjendje ne tjetren, menyra se si nje sekuence pyetjesh i le vendin nje enumeracioni me imazhe sinematike qe ngjajne si palimpseste te shfletuara nga nje dore magjike, krijon impresionin e nje seance terapeutike per kurim te amnezise–hareses sone individuale dhe kolektive– ku kolone zanore eshte kuja (e pavarrosur) e eres dhe detit.
A te kujtohet?
A te kujtohet kur s’ishe martuar,
Kur s’kishe qellime,
Kur s’kishe lindur?
Perpara luftes,
Perpara fare,
Kur ishe Arber, Ilir,
A te kujtohet?
Ne nimfeum pate ardhur me veloren e shpejte,
I mahnitur nga vajzat shkumebardha
Te detit dhe bregut diellor pate thene:
Oh, sa me vjen per te qare!
Tradita jone letrare, nuk ka pasur lirika dashurie te ndertuara mbi skena vizive, lere me skena sureale qe vijne si fuzion i endres me realitetin, ku endra pershkruhet ne detaje konkrete. Ka pasur orvatje–kujtoni vargjet e Kadarese, “…pastaj si ne rrugica parqesh/ shetit mes cirkovolucionesh”–por jo realizime te njemndta sic ndodh me oden e Zogajt, Balade.
Po flija poshte lisit hijerende
Kur erdhen e me zgjuan, “ngrehu….
U hap mbi kodrat e verdha nje dericke,
(Kraharori im kerciti si derrase)
Mes lulesh e gajtanash hapi syte
Ajo qe nuk u be me shume se vajze
Kjo poezi-ode, vjen si exemplar i qasjes retorike Carpe Diem, perdor me finese elemente dramatike per ta afruar lexuesin ne ate cast skenik ku degjohet dialogu i heroit lirike me folesin e padukshem.
O ti qe flet e s’dukesh, a vertet,
Me do ajo tani apo jam n’ender?
Syri lirik i nje mendjeje ne pune e ben kete poezi antologjike ne cdo gjuhe, ngaqe eshte kampion i shkrimit imagjinativ; I ofron audiences nje moment te ngarkuar me skenografi detajesh, duke bere nje prerje prej tradites sone te lodhshme te sublimit sentimental platonik, pa detaje konkrete qe fatkeqsisht vazhdon dhe shpesh, edhe ne rastet kur virtuoziteti teknik nuk mungon, e denon liriken Shqipe te dashurise me anakronizem.
Ndonse sillen qarte rreth motivit te dashurise, Odet e permbledhjes In Love e risin permasen e tyre kuptimore nepermjet aluzioneve te shumta, vecanrisht te referencave indirekte nga Bibla. Metaforat e tipit, “Nje Molle e perjetshme,” apo vargjet aforistike te llojit “Ne cdo pasqyre na sheh mekati,” nuk ndalen thjesht ne evokimin e mekatit primondial, por shtjellen si persiatje te thella mbi natyren njerezore dhe pamundesine sone te lindur per nje katharsis perfundimtar. Amour, nje ode e shkurter por me nje thellesi te pazakonte, vetem ne kater vargje ja del te inskenoje krijimin e femres duke e kthyer heroin lirik, ne karakter biblik.
Nje brinje me iken e shkon te ngulet ne rere,
Era fishkellen ne anen time te djathte…
Ne duar mbaj
Zgavren dhe mallin.
Teknika Carpe Diem, vizualizimi i castit me imazhe konkrete e te qarta, e trondit lexuesin duke ngritur nje luzme pikpyetjesh, pergjigjia e te cilave perben te vetmen menyre per te zbuluar menyren se si kjo shkurtime e ben kuptimin e vet.
Odet e Zogajt per dashurine te kujtojne Odet e Pablo Nerudes, ato i prin synimi per te celebruar ate qe Kriticizmi i Ri e quan the significance of the insignificant apo rendesine e gjerave–ne dukje–te parendesishme. Ato e kerkojne formen si struktura te hapura, jane levizje drejt formes por pa u bere formale. Ndonse plot melankoli, ato ndahen qarte prej elegjise por kjo ndarje nuk eshte vecse nje membrane transparente, permes se ciles zhanret shihen dhe ndahen.
Prec Zogaj hyn nder ata poete qe e shohin poezine si kapacitet te brendshem te gjuhes, si nje apetit te qenies njerezore te trasheguar nga praktikat e hershme te adhurimit. Edhe pse thellesisht personale, shume poezi te tij apelojne per nje celebrim te hapur kolektiv ku mediumi–gjuha–eshte njeheresh skene e festes edhe tempull i adhurimit. Sipas Zogajt, ashtu si te Neruda, gjithcka mund te poetizohet, ! “Kam vize nga Homeri, mbreti im demokrat/ per tu ngjitur pa cak” thote ne poezine hyrese te vellimit te tij te katert, Qielli i Gjithkujt, nje poezi qe mund te lexohet edhe si Ars Poetika ngaqe aty shprehet synimi estetik i poetit per nje hapje te plote; deshira per te komunikuar me traditen e letersise boterore permes imazhesh dhe gjendjesh emocionale native. Prej kesaj prirjeje shpjegohet urgjenca e tij gjuhesore, ai synim konstant per t’ja prekur lexuesit te gjithe sensoret, ngasja per t’ja lene ftesen e festes ne dore.
Zogaj shkruan nje poezi te ciles perpara kuptimit i ndjen intensitetin shprehes, nje poezi qe jo vetem e perdor gjuhen por, me perdorimit virtuoz te teknikave poetike, e riben gjuhen duke na perforcuar bindjen ne ato qasje qe e konsiderojne poezine art praktik, kurse talentin, instikt impulsiv per te bere me gjuhen me teper nga c’mund te pritet prej perdorimi te saj rutinor. Per te qene me ilustrues, ja vlen te permendet efekti i forte poetik qe arrin permes perdorimit te rimave dhe assonancave te brendshme, ne vetem dy shembuj: “Mes shungullimit detar, pendestar,” apo “Ne fill te zerit shkoja dhe mendoja.” Ketu rimat nuk jane rastesi tingullore por kerkime kuptimore; ato ja dalin te evokojne ritmet e natyres, duke ndihmuar dimesionin asociativ te poezise, levizjen e saj drejt nje kuptimi me kompleks. Rima e brendshme me epitetet, detar/pendestar, per shkak te thekseve te njejta fundore por edhe numrit te ndryshem te rrokjeve, te kujton ritmin e goditjes se dallgeve ne breg, kurse rima fojlore shkoja/mendoja ja del te perforcoje idene e levizjes.
Ne perpjekjen per ti bere odet e tij me te cliruara, Zogaj shpesh adapton tonin e lirikes popullore veriore ku dashuria shpesh shkakton–sipas nje vargu te Mjedes–“gjama ne natyre;” apo insskenon momentin e njohur kur tjetersimi fizik i se bukures perjetohet keq tek i pervuajturi. Konsideroni vargjet, “Kur ma ktheve shpinen vera u be dimer…” apo “Ne tu thinjte floku me keq do ta kem!”
Edhe toni adhurues, i shprehur shpesh me vargje si, “o e bukura ime, me e mire se une,”–ton qe i shkon aq shume per shtat odes–ne mjaft raste vjen si kultivim i bazuar ne konstruktet e lirikes orale ku derezimi perpara bukurise shprehet me nje emfatike te matur.
Gati tre dekada me pare, ne librin e tij te dyte E Pakryer–me nje aluzion qe s’le medyshje–Prec Zogaj shkruante , “qelloi stine e thate per poezine.’ Ky varg sot, nga nje kend diakronik leximi, pervecse reflekton djerinen kulturore te nje Shqiperise te sapodale nga shkretia kulturore e viteve ‘70-te, po aq evokon paepshmerine e nje zeri poetik ne nevoje imediate per tu shprehur. Pyetja eksklamative e Jani Ricosit, Si rojne njerzit pa poezine–e perdorur si epigram poshte titullit te nje vjershe ne librin e trete per nga rradha e botimit, A Thua do te Vish Duke Qeshur-– thekson prirjen e perhershme te Prec Zogajt per ta pare poezine si forme dhe prove te egzistences. Bindja per te jetuar ne simbioze me poezine, pavarsisht rrethanave, e ben ate nje ze prolifik dhe krejt unik ne poezine shqipe. Botimi gati ritmik i mbi dhjete librave voluminoze ne harkun e tridhjete vjeteve, rezultoi jo vetem me nje poetic oeuvre te destinuar per vendin e vet ne kanonin tone letrar, por mund te shihet edhe si nje akt luajaliteti ndaj atyre qe u be audience e tij letrare; permbushje e disponimit te shprehur ne njeren prej poezive te tij te hershme te cilen, ne nje premtimin solemn per te qene edhe incizues i zerit te te tjereve, Zogaj pat vendosur ta mbylle me vargun “une e kam penen dhe te gjithe jane poete.”
“Poezia lirike,” shkruante se fundi Elizabeth Aleksander, kancelarja aktuale e Akademise Amerikane te Poezise, “mbetet menyra me mire per te kuptuar se ti mund te mbeshtetesh tek te tjeret edhe kur te tjeret te kane zhgenjyer. “ Odet e Prec Zogajt ne kete permbledhje bejne gjithcka te mundur per te mbajtur rreth vetes ate komunitet lexuesish te cilet ende besojne tek poezia e vertete lirike, tek kjo forme e hershme e komunikimit e cila, me kuptimin dhe jehonat e saj, vazhdon te ofroje mbeshtetjen me te sigurt per shpirtrat njerezore.
Gezim Basha
Tetor, 2017
Evanston, Illinois
SHBA