ÇUDITE E PANAIRIT/ Prindërit kapin “mat” djalin. Ja çfarë dëshire shkroi në brendësi të romanit “Sarah”

19 Nëntor 2017, 13:00Kulturë TEMA
ÇUDITE E PANAIRIT/ Prindërit kapin “mat” djalin. Ja

Edicioni i 20-të i Panairit të Librit në Tiranë, ka shënuar si një nga kulminacionet e tij, edhe boom-in e kërkesave për romanin “Sarah” të Alfred Pezës. Stenda e “UET Press” ka qenë gjatë gjithë kohës e tejmbushur me blerës, lexues e kuriozë që e kanë ngjitur këtë roman në krye të listës së shitjeve për këtë vit, në letërsinë shqipe.

Përveç të tjerash, rreth këtij libri janë regjistruar edhe disa histori e grimcëza pikante, të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit apo janë raportuar edhe nga mediat online e ato tradicionale. Një prej tyre është regjistruar dje në ditën e katërt të Panairit. Ku prindërit kanë kapur mat “me zë e figurë” djalin e tyre të vogël duke shkruar:

“Dua që nusja ime, ta ketë emrin “SARAH”.

Ky shënim i pazakontë është bërë nga një fëmije  8- 9 vjeç, nxënës në klasën e tretë. Ndërsa prinërit kanë qenë duke biseduar me autorin e librit, Eriku është përvjedhur brenda stendës së kolanës së “MAPO Editions” ku ka marë një kopje të “Sarah” dhe ka nisur të shkruajë dëshirën e tij të pazakontë. Alpenews.al vendosi që ta ndajë me të gjithë këtë shënim të pafajshëm të një fëmije dhe fotot e fiksuara pasi u zbulua “plani i tij sekret”.

Në këtë mënyrë, duket se Eriku ia doli që ti zbukurojë e pasurojë edhe më shumë fletët e këtij libri, i cili tregon historinë e një personazhi si Sarah Blloshmi, mbesë e Ismail Qemalit, gruas më të bukur të Shqipërisë së shekullit të 20-të dhe të dashurës së Mbretit Zog I.

Sot është dita e pestë dhe e fundit të Panairit të Librit./Alpenews.al

3 komente në “ÇUDITE E PANAIRIT/ Prindërit kapin “mat” djalin. Ja çfarë dëshire shkroi në brendësi të romanit “Sarah””

  1. Lexonjes says:

    Mero. Kete shkrimin e nxorre qe te vjellim pas buke?

  2. sh says:

    Ngordhin per dashnira shqipot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje