Alida Hisku rrëfen përjashtimin nga skena në vitet '80: Sikur më hoqën nga shtëpia...

17 Nëntor 2017, 18:56Kulturë TEMA

Në vitet ’70 dhe fillimet e viteve ’80 Alida Hisku ishte ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri.

Por, në kulmin e karrierës, këngët e saj u ndaluan së transmetuari papritur në verën e vitit 1982.

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në TV Klan, këngëtarja tha se pas përjashtimit nga skena muzikore shqiptare, është ndjerë sikur e kanë larguar nga shtëpia.

 “Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas.

Në atë kohë na mernin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë.

Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë.

Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia.

Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtari.

I jam mirënjohës publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar”, tha Hisku. (TemA)

2 komente në “Alida Hisku rrëfen përjashtimin nga skena në vitet ’80: Sikur më hoqën nga shtëpia…”

  1. lora says:

    Nuk e kuptoj; filluat prape me genjeshtrat e Alidave…..?

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Ne qe jemi ne nje moshe me kete kengetare fantastike , dhe qe e jetuam nga afer peripecin e saj , eshte ashtu sic e pershkruan pa shtuar asnje presje , u denua pa te drejte nga , palacot ,thashethemezhinjete dhe spiunat e asajkohe qe nen petkun e mbrojtesve te sistemit dhe luftes se klasave , perdornin forcen qe ua jepte ligji per te denuar diskriminuar, dhe per te nxjere jashte ” loje ” talenta , kengetare artista filmesh , ndoshta dhe per arsye te ngushta personale .eshte kaq e thjeshte , cfare ka per te mos mos kuptuar ???? Apo ndoshta nuk kuptoke keshtu ne pergjithesi . Nese po,atehere mos e kerko dhe mos fajto asnje ………….ke probleme me I.Q e ke ne nivelet me minimale te mundshme , nuk ka anje lloj ilaci , thjesht lexo, lexo , lexo pafund , jo revista life style , por histori dhe ngjarje qe ndodhen , qe te pasurosh veten tende e para dhe e dyta dhe me kryesorja qe te mos ndodhin me ……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje