Vdekja e kompozitorit Lalo përlot artin, Ardit Gjebrea: Eh çfarë humbëm sot!

19 Nëntor 2017, 23:50Kulturë TEMA

Pas vdekjes së gjeniut të muzikës shqipe Aleksandër Lalo, kanë ardhur edhe reagimet e para nga një sërë personazhesh të cilët shprehin trishtimin e tyre për këtë humbje.

Kantautori dhe moderatori Ardit Gjebrea, ka shprehur pikëllimin e tij në rrjetet sociale ku shpreh vlerësimin e tij për këtë figurë të artit shqiptar.

“Eh çfarë kompozitori humbëm sot…dhe sa shpejt. Paqe për ty profesor Aleksandër Lalo, dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove,” shkruan Gjebrea.

Ndërkohë, prezantuesja e spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, Marina Vjollca përmes një postimi në Instagram, shprehet se ndarja nga jeta e kompozitorit i ka lënë një boshllëk të madh.

Statusi i Marina Vjollcës:

“Miq te dashur, me hidhërim te thelle mësuam ndarjen nga jeta te Maestro Lalos pas nje ataku ne zemer.
Maestro i madh u nda nga jeta duke lene nje boshllek te madh tek une dhe i gjithe stafi i “C’est la vie”.

Ky emision dhe te tjeret ne vijim jane homazhi yne për njeriun e papërsëritshëm te muzikes shqiptare.
U prehte ne paqe!,”-përfundon Marina në rrjete sociale.(TemA)

4 komente në “Vdekja e kompozitorit Lalo përlot artin, Ardit Gjebrea: Eh çfarë humbëm sot!”

  1. Feniks says:

    Qofte i paharruar kujtimi i kompozitorit me te MADH qe ka patur muzika e lehte shqiptare keto 75 vitet e fundit,Aleksader Lalo!
    Ne te gjithe intervistat e tij,ndryshe nga shumica e kolegeve te tij frikacake e servile ndaj sistemit qe u instalua ne Shqiperi pas 90-tes,Aleksandri i Madh i muzikes kurre nuk e hodhi poshte muziken e krijuar ne vitet e socializmit,se ajo ishte muzike per rinine per popullin ne teresi e jo per politiken!
    Dhe kete e thoshte ky kompozitor qe ndonese krijonte muziken e kengeve me te kenduara nga rinia,qe te nesermen e mbylljes se festivalit,rralle here i kane dhene cmim te pare!
    Doemos cmimet e para i merrnin zakonisht ata kompozitore,qe pas 90-tes u transformuan ne demokrate,apo si ca palo kengetare ,qe pasi i kenduan PPSH-se dhe Enver Hoxhes,tani prapa ankohen se i paskan perdhunuar sigurimsat,shefat,regjizoret,kompozitoret etj!
    Pa le kur thone se cmimet ndaheshin sipas bukurise se kengetares ky eshte kulmi!
    Po sot qe nuk behet kenge por demostrohen shale,bythe,gjokse,bile edhe zogun mes kembeve pa breke fare,po kjo cfare eshte?
    Ankohet Alida Hisku apo Justina Aliaj,por harrojne se ato i njeh nje popull i tere per bemat e tyre “artistike”!
    U turren mjeket pas Berishes dhe e shkaterruan shendetesine!
    U turren artistet e humorit dhe kengetaret pas Berishes neper podiume mitingjesh dhe ja ku eshte muzika tallava,qe vetem muzike nuk eshte!
    Ja pra ku i coi politika demokratike muziken dhe muzikantet!
    Ndersa politika komuniste,qe keta e shajne cdo dite,krijoi operan e pare shqiptare,baletin e mrekullueshen qe e nderon nje bote e tere,ndertoi Akademine e Arteve ku dolen vec artisteve te kalibrit boteror,por edhe soliste te operas,qe sot mrekullojne skenat e botes!
    Ketu eshte dallimi i madh midis maestros Aleksander Lalo dhe zhapinjve te tjere qe u bene lolo te politikes dhe perfunduan ne kengetare dasmash,pra ne ahengxhinj te rendomte!

  2. Aleko says:

    Eh , keshtu eshte kejo bote: Njerzit e duhur dhe qe jane me kokra misri ikin shpejt.Keshtu ndodhi dhe me Aleksandrin , kompozitorin qe I jipte fryme muzikes sone .Ne keto momente kur shoqeria shqipetare eshte ne krize te gjithaneshme muzikante te ketij niveli qe po paksohen per dite jane margaritere te vertete qe sjellin me muziken e tyre pak optimizem…Ngushllime familjes..

  3. zani partizani says:

    Me postimin e kesaj Vjollces zere se i bete shurren te ndjerit. Ore kujdes me ato qe shkruani.

  4. sokoli says:

    O njerez c prisni. Perse nuk shkruani nje fjale, vetem nje fjale per ndarjen nga jeta te ketij njeriu qe ka bere vetem kenge.
    I nderitte shpirti e dheu i qofte i lehte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje