Taulant Balla është takuar në Bruksel me presidentin e Partisë se Socialisteve Evropianë, Sergei Stanishev.
Gjatë takimit presidenti i PSE u shpreh se Bashkimi Europian do te marrë se shpejti një vendim mbi axhenden e negociatave.
Më tej ai garantoi se Shqipëria është në rrugën e duhur.
“Shqipëria është rrugën e duhur dhe reformat e ndërmarra nga Edi Rama dhe Partia Socialiste janë garanci për perspektiven e anëtarësimit ne Bashkimin Europian.
Jemi te entuziazmuar nga rezultatet e arritura ne luftën kundër kultivimit te kanabisit gjate vitit 2017. Lufta kundër krimit te organizuar është një sfide e rëndësishme edhe ne vendet anëtare te Bashkimit Europian.
Jemi informuar nga Raporteri për Shqipërinë ne Parlamentin Europian zoti Knut Fleckenstein për një plan shume ambicioz ne luftën kundër krimit te organizuar te hartuar nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe te miratuar nga Qeveria e Shqipërisë.
Rezultatet e para ne identifikimin dhe arrestimin e grupeve kriminale janë spektakolare”, u shpreh Sergei Stanishev.(TemA)