Zaev mesazh nga Beogradi: Nuk e tërheqim njohjen e Kosovës, të gjendet zgjidhja

21 Nëntor 2017, 15:01Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjykon se do të ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë.

 

 

Gjatë një konference për media ku e pranishme ishte edhe homologia Ana Brnabiç, ai komentoi edhe rreth njohjes së Kosovës.

Zaev theksoi se shteti maqedonas nuk ka ndërmend të diskutojë tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës.

“Ne respektojmë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje e cila do të rezultojë me marrëveshje” ka thënë ai.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje