Nga Halil Matoshi
I bindur se dënimi i Ratko Mladiqit me burg të përjetshëm – ndonëse i vonuar – është satisfaksion moral në radhë të parë për viktimat e brutalitetit më të egër të një regjimi dhe vendosje e drejtësisë ndërkombëtare.
I vetëdijshëm se krimineli Mlladiq është prodhim i një politike fashizoide dhe si e tillë, ajo ka marrë një dënim meritor;
I qetë prandaj se drejtësia ndërkombëtare është sinonim i ngadhnjimit të së mirës ndaj anës së ligë të njerëzimit.
Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Mladić, i njohur në përmasa botërore edhe si “Kasapi i Bosnjës”, është shpallë i fajshëm për krime lufte kundër humanitetit, pas më shumë se 20 vjetësh prej masakrës së Srebrenicës.
Mladiq, megjithatë ëshët liruar nga akuza për gjenocid, fakt ky që lëndon një komb të tërë, atë boshnjak, akt që do të mbetët megjithatë njollë e epokës sonë, sepse në Bosnjë është kryer gjenocid nga ish Republika Federale e Jugosllavisë, ndaj një grupi etnik, fetar, kulturor dhe shoqëror.
Populli i Kosovës më këtë rast, përkujton publikun botëror se regjimi i Slobodan Milośević-it dhe gjeneralët e tij kanë aplikuar edhe në Kosovë të gjitha krimet e përshkruara në aktakuzën kundër Mlladiqit, në veçanti krime kundër njerëzimit, vrasje, vepra johumane të shpërnguljes së dhunshme, deportim, terrorizim dhe sulme të paligjshme kundër popullatës civile si dhe marrje të pengjeve, porse denimet e shqiptuara për lidershipin politik dhe ushtarak e policor të Serbisë nga TPIJ janë të buta, gjë që nuk japin sinjale të qarta se këto krime monstruoze nuk do të përseritet kurrë më.
Është sinjal tepër trishtues për brezat që vijnë tendenca e rehabilitimit të kriminelëve, sishokëve të Mlladiqit, edhe në rastin e Kosovës.
Në këtë sfond, shpreh bindjen e thellë se emërimi për mësimdhënie në Akademitë e ushtrisë serbe kinse si ligjerues, i disa gjeneralëve serbë që kanë marrë pjesë aktive në krimet kundër njerëzimit në Kosovë (që janë vërtetuar nga TPIJ) është mesazhi më fatkeq për këtë brez të serbëve por edhe për brezat e ardhshëm, sepse justifikimi dhe rehabilitimi i krimeve kundër njerëzimit, në çfarëdo forme është tendencë e hapur që brezat të mbahen pengje të një politike kriminale, e cila, varësisht nga kontekstet gjeopolitike, mund të prodhojë sërish situata gjenocidiale në rajonin e Ballkanit Qëndror dhe Perëndimor.
Serbia e Millosheviqit i ka vrarë 11 mijë civilë shqiptarë, ka djegur e shkatërruar 130 mijë shtëpi, ka marrë pengje luftë rreth 4 mijë të tjerë, ka përdor si mjet lufte dhunimin seksual të mijëra grave shqiptare, dhe në fund përmes Operacionit të koduar “Patkoi” ka deportuar me “Trenat e vdekjes” rreth 800 mijë shqiptarë etnikë të Kosovës jashtë kufijve të saj, krime këto, për të cilat Serbia zyrtare ende nuk ndjen keqardhje dhe nuk kërkon falje, në ndërkohë që ende, 18 vjet pas konffliktit të armatosur, ndjek e persekuton shqiptarët e Kosovës ish guerilët e UÇK-së – përmes fabrikimit të akuzave, të provave e dosjeve – duke i shfrytëzuar disa mekanizma ndërkombëtar, siç është Interpoli dhe në këtë sfond krijimi i një Gjykate Speciale në Kosovë, për të ndjekur vetëm krimet eventuale të shqiptarëve të cilët ishin rebeluar kundër shtypjes së përmasave gjenocidiale, del si mesazh se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë po ndëton gjykatë që ndëshkon një etni kundruall etnisëër!?
Mesazhi që dha sot Tribunali i Hages duhet t’u shërbejë në radhë të parë qeverive të rajonit dhe veçanërisht asaj të Republikës së Serbisë, për t’u ballafaquar me guxim me të kaluarën dhe për të reflektuar më shumë vendosmëri për të ardhmen, për t’u thënë jo politikave etnonacionaliste si dhe të nxisë më shumë mirëkuptim për viktimat, për një paqe të qëndrueshme dhe pajtim ndërmjet popujve të kësaj hapësire të Europës.
Ky verdikt i Tribunalit duhet të vlejë për Qeverinë aktuale të Beogradit si këndellje për të marrë kursin e pajtimit dhe njohjes reciproke edhe me shtetin e Kosovës, për t’i dhënë zemër përqafimit të vlerave të përbashkëta europiane dhe për ta inkurajuar synimin e popujve të rajonit tonë drejt integrimeve europiane.
Mirese Mladic na qenka nje” moster ”[sipas matoshit] qe pasi i vriste pinderit qeraste femijet me cokolata po pederi islamik Hoxha a nuk bente te njejten gje per 45vjt me femijet e viktimave,madje pas vrasjes apo burgimit[shpesh per jete] te prinderve i interrnonte ne mes te kenetave,pra me keq se Mladic.
Nese serbi Mladic vriste ne nje lufte boshnjaket,Enver pederi vriste prinderit[e kombit te tij] dhe u internonte femijet,pra me keq se serbi …….athere a kerkuat ju more beqira rasat i Laverit nje denim[edhe pas vdekjes] se ketij gjaxori!!!?? JO!
Perkundrazi sot e kujtoni me nostalgji edhe pse u shkerdheu nene e babe per 45 vjet…………..
Amerikoni e dha sinjalin;Thaci apo Haradinaj mund te penalizohen per genocid,te shikojme se si per keta ”martire”[sipas jush] Kosove do te mbushni faqet ne mediat shqipfolese.!!
Kujtoj se ”heroi” i njerit popull eshte ”kriminel” i pales tjetre………..
A nuk vrau Berisha per 25vjt prinder,nena,motra madje edhe femije[me ushqimet e skaduara apo kancerogjene]….!!!??
Por ju prap heshtni dhe nuk kerkuat nje denim nga nje gjykate Hage apo Parisi,per genocid!
A nuk po ”vret” sot Rama mijera femije qe prinderit e tyre marrin rrugen e evropes,madje edhe drejt ISIS[per7 00 evro] duke u privuar pranine ne familjet e tyre………! Por ju heshtni dhe mesa duket do te heshtni per shume dekada………..
Askush nuk mbron killer-in cilido qofte ai,porse jane probleme mepasoja te njejta per femijet edhe kur nuk rriten ne lufte si ajo e Bosnias por edhe kur rriten ne mjerim………..
Po ti mor kancer , cdo te thuash me komentin tend te qelbur ??? ve ne krahasim Enverin me Mladic ?? qe mbushi bosnjen dhe Kosoven me vare masive , dhe shpartralloj foshnje dhe pleq e plaka , dhe qenka njesoj si Enver Hoxha ?? cjane keto paralelizma qe ben ?? Me ve dhe Plato per inicial , po pse or qen i qelbur ke ti trute dhe mencurine e Platos ??? pastaj clexova ?? shake Sali Berishen ?? mos mor burre , a eshte dakort Athina jote qe shake Saliun ?? Kujdes se mos ta lexojne komentin dhe te presin 300-cen . Kush e kujton Enverin ?? Disa besnike te tij , sa do i keq te kete qene , ka dhe ai besniket e tij , ata qe kaluan mire , ke tru ne kok eapo ke kasht ?? .Ti qe shkruan shqip , je ca % shqiptar , dicka te ka shkerdhyer dhe ty ska mundesi , ja kujtou ?? se si shume e shake dhe sipas te thenave , ke shan , atje ka nje dashuri te madhe ,jo per gje po qe njecik birbo Veri ato greket e jugut ua shpartallonte farfallen, Vitori Curi dergjej per Verin , priste damaret , sa here vente ne dropull mblidhte gjithe dropullin , ata valle nuk ishin vorio ipirote ?? apo qe i mire atehere , me vone e zbuluat ju qe qe diktator , qe cqe ju ju shikonte me syrin e nenes ne krahasim me ne qe na shikonte me ate te njerkes , e more vesh o nacionalist i semure . Pastaj Plato eshte gjigant mor palaco , hiqe inicialin mire e ke tfgs1 , dhe te gjitha keto qe shkruan jane te verteta ??? ti si thua ??? mund te balancohet arlubes qe shkruan me theniet e Platos ??? kujdes ore malaka se mos te shpeton goja dhe shan Lylin cycekun e Athines , atje u dogje pastaj , kujdes Lylin dhe syte e ballit , e more vesh ore korak …..
Nga akuza kuptova se ishin perdhunuar vajza edhe 10 vjece. Mallkim.
E para shkruaj shiqip ose shipëroje artikullin se shumë vështirë për tu kuptuar….
Po per Sheshelin kush mund te na thote pse na doli ” enjell”!???
Ishte po kjo gjykate me dy standarte apo jo !????
Perulemi me dhimbje e respekt per te vraret nga gjenocidi serb i k ujtojme si shprehje e dhimbjes e solidaritetit me familiaret e prekur nga kjo tragjedi .nga ana tjeret bejme thirrje per paqe e bashkejetese civile me cdo qenie njerezore pavaresisht nga Raca.besimi.perkatesia nacionale.ngjyra e lekures.pozicioni shoqeror.pasuria.niveli arsimor
Gjithçka në emer te Orthodhoksisë !!!