Dhjetëra efektivë policie kanë shkuar në kompleksin e njohur të Balilajt, Santa Quaranta.
Mësohet se pasurive dhe hotelit të ish-kreut të Transporteve në Sarandë, i është vendosur sekuestro preventive
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës për vendosjen e sekuestros për disa prona të familjes së Klement Balilit.
Bëhet me dije se pjesë e kërkesës së prokurorisë janë disa prona, si troje, dyqane, shtëpi private, dhe disa partamente në Sarandë.
Balili është ende person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare, i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.(TemA)