VIDEO/ Policia e Tiranës jep detajet për plagosjen e efektivit: U konfliktua me dy persona në lokal…

28 Nëntor 2017, 20:53Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për plagosjen e efektivit Ermal Bregu.

Ai është konfliktuar në lokal me dy persona, të cilët më pas e kanë qëlluar me armë.

Informacion paraprak

Më datë 28.11.2017, rreth orës 19.35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka patur të shtëna me armë zjarri.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali,  shtetasi E.B, rreth 33 vjeç,  punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane,  por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.

Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.

Shtetasi E.B., është derguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje