"I shërbej Shqipërisë", Rama preket nga fjalët e ushtarakëve: Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid që...

29 Nëntor 2017, 17:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, me rastin e festës së 29 Nëntorit tha se …”fokusi i qartë i qeverisë mbetet tek rruga jonë e përbashkët e afrimit me familjen evropiane.

Nga Ministria e Mbrojtjes, ku u mbajt  ceremonia në kuadër të 73 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, Rama theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të kujdesen për kujtimin e luftës, ndërsa shtoi se ata janë viktima të tundimeve radikalizuese.

Më tej teksa u ndal tek dekorimi i 4 ushtarakëve, ku medaljet e nderit u dhanë nga ai, Rama tregoi ndjesitë e tij se ishte prekur kur dëgjoi ushtarakët që gjithçka e bënin për Shqipërinë.

“Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid në fushën e jetës shoqërore që dhanë këta ushtarakë që morën vlerësim simbolik, i cili nuk ka si të thotë mjaftueshëm për sakrificat e tyre. Ishte vërtetë prekëse që të dëgjojë prej tyre pas marrjes së dekoratave që t’i thonin ministres: ‘I shërbej Shqipërisë’”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Shumë të dashur veteran, dhe pasardhës, shumë të nderuar gjeneral dhe ushtarak të FA-ve, të nderuar shkëlqesi dhe ambasadorë, përkujtimi i 29 Nëntorit, ditës së çlirimit të Shqipërisë, ka sot një ngjyrim të posaçëm, në shenjën e vitit mbarë kombëtar të vitit të Gjergj Kastriotit.

Atë e shpallëm dje në Vlorën e Flamurit, si një vit që rrok jo vetëm një mori t datave të shënuar, por edhë një rend përparësish në politik bërje.

Me një fokus të qartë tek rruga jonë e përbashkët e afrimit të përditshëm me familjen euriopiane, si një aspiratë e kahershme dhe si një angazhim i palëvizshëm i të gjithë shoqërisë tonë, i të gjitha forcave politike dhe qeverisë tonë të re.

Në këtë përvjetor të çlirimit të Atdheut kemi mes nesh akoma më pak nga ata që ishin autorët e drejtpërdrejtë e asaj fitore të rëndësishme, që na bëri të gjithëve ne nderin e paçmuar të të qenit pjesë e një populli që u rendit në krahët e fituesve të Luftës së Dytës Botërore.

Por veteranët dhe veteranët kanë pasues dhe ndërkohë që një cikël jete mbyllet, nis një tjetër cikël. Si një pishtar i pazëvendësueshëm për ndriçimin e rrugës së të ardhmes, ku përditë duhet të njohim vetveten si komb, si shteti.

Ndërkohë që shumë pak gjëra kanë mbetur pa u ditur nga kjo luftë, ama ka diçka që mbetet përditë për tu zbuluar dhe kjo diçka është sensi i përkatësisë dhe zhvillimi i një angazhimi të përditshëm që lidhet me vlerat dhe ëndrrat që e çuan rininë shqiptare në mbështetje të Luftës nacionalçlirimtare.

Në këtë pikë, rinia jonë posaçërisht ka shumë për të mësuar nga shembulli i asaj përpjekje pa u ngatërruar pas asaj që erdhi më pas, si një ide rrafshuese për shumë ëndrra dhe shpresa.

Pa u ngatërruar po ashtu me gjithçka vjen sot jo si thjeshtim totalitarizues, se për fat të mirë ideologjitë që u përplasen në atë mur kanë vdekur, por si thjeshtim radikalizues, të rinjtë janë garancia e të ardhmes.” (TemA)

2 komente në ““I shërbej Shqipërisë”, Rama preket nga fjalët e ushtarakëve: Nuk ka shembull më kuptim plotë dhe solid që…”

  1. Op says:

    Shyqyr qe preket…. Edi duhet te kuptosh qe kta e mbajne vendin.vlereso profesionistet sa eshte vone. Po te ukin perdite …. lere lgbd.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    Dhe ti o i Madhi Evinbej e ke bere Shqiperine bahce me lule, po nga ajo lulja qe can cdo rrethim e bllokade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje