Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nentorit, Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin “Dyert e Hapura”.
Përgjatë dy ditëve, rreth 2100 qytetarë panë nga afër mjediset ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.
Permes materialeve informuese dhe divulgative, qytetaret u njohen ne funksionet e Kuvendit, historikun e godinës, si dhe specifikat e veprimtarise parlamentare dhe punes se deputetëve në seance plenare.
Lidhur me këtë, një pjesë e qytetarëve dhanë përshtypjet e tyre në librin e shënimeve të Kuvendit të Shqipërisë.
Në kuadër të transparencës parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë është i hapur për të pritur qytetarë të cilët mund të aplikojnë për vizitë në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë tek linku i mëposhtëm.