Pas Trump, edhe Putin mesazh Ilir Metës: Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare

29 Nëntor 2017, 17:02Politika TEMA

Një ditë pas urimit të presidentit amerikan Donald Trump, kreu i shtetit Ilir Meta ka marrë një urim të veçantë nga homologu rus, Vladimir Putin me rastin e festës së flamurit.

Lideri rus vë theksin tek përparimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij dot të sillte përforcim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

MESAZHI I URIMIT TE PUTIN

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:
SHKËLQESISË SË TIJ
Z. ILIR META,
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Tiranë

I nderuar zoti President,

Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,
Ditës së Flamurit.

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,
VLADIMIR PUTIN
28 nëntor 2017(TemA)

5 komente në “Pas Trump, edhe Putin mesazh Ilir Metës: Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare”

  1. elton mio says:

    e pse postohet 1 dite me vonese ky urim .do te ishte me vend te ishte publikuar qe diten e djeshme .apo disave nuk ju interesoi.?

  2. Kuq e zi says:

    Faleminderit jo…
    urimin merre mbrabsh korigjoje dhe para se ta korigjosh meso po nuk e dite shqiperia dhe rep.e shqiperise nuk jane e njejta gje
    Kete feste madhore me shume se gjysma e trojeve tona nuk ka mundesi ta gezoje fale politikes tuaj e gjithashtu para ardhesve tuaj
    Prandaj shendet dhe juve por skemi ndermend ta trashim miqsine

  3. sadna babul ka bidai says:

    JU FALENDEROJME PERZEMERSISHT , SHENDET PACI DHE JU URIME ME TE MIRA, DHE ‘SI BASHKPUNIM MES SHTETIT RESPEKTE NGA KOMENTUESIT .

  4. Tjetri says:

    Me thane te verteten nuk i dum” urimet” tuaja….ose ose,do ti pranojme kur ti dergoni Koseves urime per çlirimin.
    Nejse,, nuk eshte se jeni shtet pa rendesi,por jeni njecik antishqiptar,ndaj.
    Ahh mor Putin putin….e verteta eshte se ke bere shume per popullin tend…neve ngelem tu nderru qeverri…ha njere tete vjet…ha tjetri me shume tete vjet te tjera.
    Jena popull demokratik ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje