Xhaçka: Katër dekorata për ushtarakët që shërbyen si heronj

29 Nëntor 2017, 17:50Politika TEMA

Nga aktiviteti i Qeverisë së Shqipërisë me rastin e 73 vjetorit të Clirimit të Shqipërisë, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur dhe për ushtarakët që i shërbejnë vendit në çdo kohë.

Marrë shkas nga ngjarjet e fundit, Xhaçka ka shpërndarë dhe katër dekorata në shenjë mirënjohje.

Sipas ministres këta rreshterë nuk janë me grada të larta apo të shquar, por ata kanë bërë vepra të mëdha për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

 Po ashtu ministrja theksoi se vepra që kanë bërë këta ushtarakë, janë shumë më të mëdha se medaljet që ata po marrin.

Xhaçka theksoi se në këto festime ajo vendosi që ta ushtroj ndryshe autoritetin e saj si ministre.

Shqiptarët kanë luftuar duke dhënë jetën e tyre për liri.

Shqiptarët i shërbyen atdheut me vetëmohim, të pakursyer, fal tyre ne festojmë dhe jemi krenarë.

Ky moment na gjen në krahë të NATO-s, unë sapo festova me ushtarakët tanë në Irak dhe Afganistan. Unë i pash nga afër kushtet e tyre, qëndrova atje 24 orë.

Autoritetin e ministres do ta ushtroj duke nderuar katror heronj, që do të japin kontribut të parët për ti shërbyer atdheut.

Saimir Balla shpëtoj një fëmijë në Burrel në kushte të rrezikshme, ai nuk u frikësua për të shpëtuar jetën e një foshnje teksa shtëpinë po e mbulonte uji.

Forcat xhenio, djemtë e batalionit janë të pranishëm, ai është Fatjon Lulja ai nuk është kursyer në dimër dhe verë por ka shërbyer duke ndërtuar ura në çdo cep të vendit tonë.

Ervini është një tjetër hero ka shpëtuar jetë njerëzish nga uji gjatë përmbytjeve.

Ekuipazhi i Orikut Esmeralda është vajza që ka shërbyer për një vit në detin Egje duke sakrifikuar dhe rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar jetën e 1000 emigrantëve”, deklaroi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.(TemA)

Të dekoruarit:

Shpëtim Balla

Fatjon Lulja

Ervin Todo

Esmeralda Murati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje