Kuvendi në vend që të ishte një tribunë për sulme të opozitës kundër mazhorancës siç kishte paralajmëruar Lulzim Basha, edhe sot i kthye në një tribunë ku deputetët e PS i kërkonin kreut të PD të tregonte ku i kishte gjetur 1 milion dollarët për të lobuar kundër vendit.
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në kuvend ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha teksa ju drejtua duke i thënë se ai nuk ka këllqe të përgjigjet për pyetjet e drejtëpërdrejta.
Spiropali foli për skemën e lobimit 1 mln dollarë në SHBA, ku sipas saj këto para janë shpenzuar për qëndrimin në çadër. Gjithashtu deputetja socialiste u shpreh se ky lobim i PD ka synuar nxirjen e imazhit të Shqipërisë.
“Lulzim Basha, ti nuk ke këllqe t’u përgjigjesh pyetjeve të drejtpërdrejta. Ku i ke gjetur ato para për të lobuar dhe nxirë Shqipërisë?
Ç’lidhje ka PD dhe ju me ato kompani që janë përdorur për të kaluar paratë?
Pse nuk i ke kaluar paratë drejtpërdrejtë, siç është ligji, nga llogaria e PD në kontot e lobistëve, por i ke rënë nga një ishull i Amerikës Latine?”, u shpreh deputetja socialiste.(TemA)
Nuk eshte problem kellqesh. Ky eshte problem kriminal. Ketu eshte mafia dhe forcat antishqiptare ne veprim. Keto jane pikerisht parate e droges dhe te fqinjeve anti-shqiptare. Perdorni fjalet e duhura dhe mos flisni dokrra zonja deputete. Ky person duhet futur ne birruce per bashkepunim me kriin dhe forcat anti-shqiptare. I gjithe lobingu i tyre eshte anti-shqiptar.