Kuvendi diskuton sot buxhetin 2018, pritet debat i ashpër për Llallën e Zgurin në një seancë maratonë

30 Nëntor 2017, 09:31Politika TEMA

Nje here ne jave seanca parlamentare me sa duket eshte teper pak per deputetet shqiptare dhe veçanerisht ata te opozites per te pasur nje perplasje te forte me kundershtaret politike.

Aq me teper qe çeshtjet e akumuluara ne prag te implementimit te Vettingut dhe te Reformes ne drejtesi kane krijuar “sentimentin” e duhur qe acarimi te jete maksimal.

Keshtu qe seanca e sotme parlamentare pritet të jetë e gjatë dhe me debate.

Kuvendi pritet të miratojë sot me shumicë votash buxhetin nen për nen për vitin 2018.

Nisur nga disa paralajmërime të përfaqësuesve të opozitës për përballje, seanca pritet të karakterizohet nga debate të forta.

Deputetët demokratë do të prezantojnë 16 amendamente për buxhetin ku përfshihet taksa e sheshtë 9%, TVSH në masën 15% apo pragu i biznesit të vogël në 12 milionë lekë.

Opozita e ka konsideruar buxhetin një projekt mafioz dhe skemë për pastrimin e parave të drogës. Megjithatë, PD ka propozuar disa ndryshime, të cilat pritet të hidhen poshtë nga shumica, sikundër paralajmëroi kryetari i grupit të PS, Taulant Balla.

Po gjatë ditët së sotme, në seancë plenare pritet të miratohen disa ndryshime në ligjin për miratimin e niveleve të tarifës doganore, disa ndryshime në ligjin për taksat kombëtare, ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, për sistemin e taksave vendore etj.

Gjithashtu, në seancën e sotme ishte paralajmëruar shkarkimi nga detyra i kreut te KQZ, Klement Zguri, pasi e akuzohet nga PS për shkelje të kodit zgjedhor dhe ligjit të dekriminalizimit, megjithese kjo nuk eshte pasqyruar ne rendin e ditës.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje