Dilema kur u çlirua Shqipëria? Vjen prova gjermane: Më 29 nëntor. Deputetja e PD: Partia ime gabon me datën...!

29 Nëntor 2017, 22:53Politika TEMA

Nuk ka marre fund dilema se kur u çlirua Shqiperia, e cila eshte e barabarte me largimin e gjermani te fundit nga Shqiperia. Dileme qe ka sjelle dhe ndarjen e politikes shqiptare per 27 vite me radhe dhe festimi te ndare.

Nje politizim i tejskajshem qe ka sjelle debatin deri ne ate shkalle, sa dhe historianet ne shumicen e rasteve jane te ndare sipas blloqeve politike.

Kur iku gjermani i fundit nga Shkodra më 28 apo 29 nëntor? A kërkoi Enver Hoxha të na bashkonte festën me jugosllavët, apo gjithçka ishte një lojë e fatit dhe rrethanave?

Top Story i kësaj të mërkure e zbriti këtë debat në arenën e profesionistëve të fushës me të ftuar dy historianët, Marenglen Kasmi dhe Valentina Duka.

Për herë të parë në Top Story, historiani Marenglen Kasmi publikoi një dokument të ushtrisë gjermane, nxjerrë nga arkivat dhe firmosur në 30 nëntor të vitit 1944, i cili sqaron përfundimisht nga pikëpamja historike “mollën e sherrit” prej çerek shekulli mes politikanëve dhe historianëve.

“Kam një raportim ditor me telegram të Komandës të Grupimit të Forcave Tokësore E, që përfshinin forcat në Ballkan dhe kam vëzhguar raportimet nga data 22 deri në datën 30. Është raportimi i datës 29, i pasdites ku thuhet që Shkodra, tashmë është lëshuar. Është një raportim shtesë, ku thuhet se Shkodra është lëshuar pa presion nga kundërshtari”, deklaroi Kasmi.

Valentina Duka thotë se ajo personalisht mendon se zgjedhja e datës së Çlirimit të Tiranës do ta shmangte këtë debat.

“Personalisht mendoj që dita e Çlirimit duhet të ishte si në të gjitha vendet e asaj kohe që patëm një ditë çlirimi kombëtare, që iu referuan ose çlirimit të kryeqytetit, që mund të ishte 17 nëntori dhe nuk ka asnjë dilemë. Në ditën kur u vendos data e Çlirimit, Këshilli Nacional-Çlirimtar më 1945 i është referuar edhe datës 22 tetor, që ishte data e Çlirimit të Beogradit”, u shpreh historiania dhe deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka.

Por Kasmi thotë se as kjo nuk do ta shteronte debatin, ndërsa Duka deklaron se nuk e mbështet tezën e kolegëve të saj për vendosjen e datës 29 nga Enver Hoxha për t’i shërbyer Jugosllavisë.

“Nuk mbështes tezën e kolegëve që thonë se mbledhja e këshillit e lëvizi datën për t’i shërbyer Jugosllavisë. Nëse Enver Hoxha do ta kishte bërë këtë sipas kësaj teze, në 1948 (kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë) do ta kishte hequr këtë datë”, deklaroi ajo.(TemA)

17 komente në “Dilema kur u çlirua Shqipëria? Vjen prova gjermane: Më 29 nëntor. Deputetja e PD: Partia ime gabon me datën…!”

  1. michael says:

    E di Pellumb Xhufi ai di kur u maskruan cemrit dhe sa te vjeter jane shqiptaret e jo me kur u clirua shqiperia

    1. Janulles, me sqepar kokes... says:

      “Michael” ja cove djalin Papuse ne krevat sot ?

  2. Peza says:

    Diskutimi i dates se Clirimit te Shqiperise eshte nxitur gjate ketyre 27 viteve vetem nga ata qe nuk duan te pranojne te verteten historike,se eshte fituesi i liftes ai qe e vendos kete date!
    Perdhosja e 29 nentorit ka te beje mbi te gjitha me baltosjen,shpifjet e akuzat pa asnje baze,qe behen per te mohuar se Luften Antifashiste Nacional-Clirimtare e udhehoqi PKSH me Enver Hoxhen ne krye,nga ata qe bashkepunuan me pushtuesit apo bijte e tyre.
    Ne rradhe me keta jane rreshtuar edhe te gjithe armiqte e Shqiperise,gjoja ne emer te antikomunizmit!
    Kurre nuk do pranojne keta armiq qe LANC-i ishte lufte clirimtare,por do nta quajne lufte civile,sepse duan te justifikojne tradhetine e tyre ndaj popullit shqiptar!
    Fakti qe kete lufte heroike e mbeshteten edhe fuqite e medha te boites SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS,verteton drejtesine dhe madheshtine e saj!
    Eshte idiotesi e madhe qe edhe disa pseudo historiane sharlatane duan te sjellin si nargument baze faktin se kur iku gjermani i fundit!
    Por gjermani i fundit mund te mos kete ikur as sot dhe te jete martuar me ndonje shqiptare ketu.
    Clirimin e Shqiperise e bgene partizanet shqiptare dhe ishte e drejta e tyre qe ta caktonin edhe diten e clirimit te Shqiperise,aq me teper qe kjo date eshte realisht e sakte se lidhet me diten e clirimit te qytetit te fundit Shkodra!
    Se sa lufte eshte bere per clirimin e Shkodres e dine me mire partizanet trima qe moren pjese ne clirimin e saj dhe ne bijte e tyre,ndersa pushtuesit apo tradhetaret e vendit ju intereson imazhi ni tyre!
    Po te ishte pa vlere Lufta Antifashiste nuk do te dergonin fuqite e medha gjeneralet e tyre prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes,gje qe hedh poshte ligesine e ketyre tradhetareve!
    E gjithe kjo eshte e lidhur me skenaret antishqiptare te deheroizimit te Skenderbeut,Ismail Qemalit,Avni Rustemit,te gjuhes letrare,te ndertimit te qindra fabrikave,uzinave,kombinateve,minierave etj gjate socializmit!
    Pra antikomunizmi i sotem eshte thjesht ANTISHQIPTARIZEM !

  3. Janulles, me sqepar kokes... says:

    “Michael” ja cove djalin Papuse ne krevat sot ?

  4. Dritan says:

    O gazeta palle. Ne dokument thuhet me fate 29 “tashme eshte leshuar”por nuk theksohet se kjo ndodhi me 29.Mund te jete leshuar me 28 por raportimi eshte bere me 29.

    1. ben says:

      jo mor toc, ne dokument thuhet se forcat e fundit gjermane u larguan ne mbasditen e 29 Nendorit.

  5. Pjepri says:

    Derisa akoma nuk e dijne se kur u terhoq ushtria gjermane, domethene se nuk ka patur “çlirim” nga partizanet sllavo-komuniste.

  6. Jef says:

    Irakli Toci eshte partizani i fundit qe eshte vrare me 29 Nentor 1944 tek Ura e Mesit Shkoder.

  7. petrit says:

    E ngushellojme PD per deputeten, me nder shkencetaren, Valentina Duka, e cila pa pike turpi e pa i u dridhur fare qerpiku, diskuton daten e clirimit sepse sipas saj njeri nga diskutantet e asaj kohe paska thene “me dijenine time” Shkodra u clirua me 29 nendor. Kjo per te ka vlera te medha se sipas saj ata qe e clIruan Shkodren nuk e ditkan daten, pavaresisht se edhe dokumentet Gjermane e vertetojne kete. Çfare shkencetarje dhe per me teper deputete, mund te jene njerez te ketij soji. Keto se pari nuk jane njerez e jo me shkencetar. Komisioni qe i ka dhene doktoraturen duhet ta anuloj menjehere, sepse kjo debilja vazhdon akoma me budallalleqe e saj.

  8. Kuq e zi says:

    Po pse vertete mendoni se pd e rruan kur u clirua shqiperia…!!!
    Kur ajo ska ide nxjerr daten e clirimit,lavdine e zogut,ben prokurore,etjer.
    Eshte turp qe nje parti politike merret me diversive dhe detyren qe ka ja le te vdekurve se ne vetvete ska organ te beje politike

  9. Arber says:

    Ajo nuk eshte Deputetja e PD-se, por Deputetja e Çilit te UET-se qe janë krijesa te Xhaxhi Xhorxhit qe e ka xhan Edin dhe Erin.
    Pastaj PD eshte parti qe as formalisht nuk mund ta perfaqesoje te djathten, pas flirtit të 18 Majit.
    Edhe ata pak shqiptarë që e ndoqën dhe i dhanë votën me 25 qershor nuk do ta bejne me nje gje te tille.
    Tani e tutje do kemi, Rilindje, PS LSI etct

  10. nord.al says:

    Gjermanet provojne se jane larguar me 29 nentor nga Shkodra, pra ajo eshte dita e pushtimit komunist te Shqiperise. Ajo quhet dite zije dhe jo dite feste.

  11. nord.al says:

    Gjermanet provojne se jane larguar me 29 nentor nga Shkodra, pra ajo eshte dita e pushtimit komunist te Shqiperise. Ajo quhet dite zije dhe jo dite feste.

  12. NN says:

    Shqiperia eshte Republike. Askush nuk e mendon dhe nuk e thote se kur u shpall e tille. Dhe e tille u shpall me 11 Janar 1946. Kjo date po fshihet nga historia.
    Nuk e di se cilat data jane fshire dhe cilat data jane shtuar deri sot. Gjithashtu nuk e di se cilat data do te fshihen dhe cilat data do te shtohen nga sot e me tej. Me sa duket historia e Shqiperise do te shkruhet e do te rishkruhet gjithmone, pa fund.
    Nga vete ne.

  13. Jo ore jo as28 as29 Shqiperia u clirua 1991 kur busti kriminelit u rexua spektakular ne gjithe qytetet shqiptare, packa se pushtetin e moren perseri bijt e kumunisteve,qe ashtu si babaj tyre shpirteror menduan vetem per vehten e tyre,zbatuan vendimet e Katovices,persekutuan per here te dyte pronaret dhe kundershtaret e rregjimit dhe u bene vete pronare te rij me dokumenta fallco,por nuk kane per ti gezuar,se edhe Shqiperia do behet nje dite shtet ligjor, nuk do vazhdohet keshtu gjithe jeten !

  14. Gezimi nga cepani says:

    Per mua me mire per daten e diten eclirimit duhet ta dije luli , ai besoj se do te na ethote te sakte dite se kur ulargua nga shqiperia gjermani i fundit .Do to thoni ju qe ai nuk dinte tabelen e shumzimit dhe per kete pyeti Ristanin por ai nuk u pergjigj se ishte pak si i mpire se vetem dy dopio kishte pire dhe qe te stabilizohej i mungonte e treta e verteta .Por per diten e clirimit ai ka biseduar me babain frymezuesin e tij per cdogje dhe ai ikishte treguar se babai i tij kur ishte me dhi kishte pare dhe degjuar se gjermani i fundit u largua nga TROPOJA me 28 Nendor por vitin nuk e mbante mend mire.

  15. Piktori says:

    Sherbetoret e sllavizmit e dine shume mire se ne shqipot e hame shume lehte sapunin per djathe dhe na hodhen ne treg daten e çlirimit, qe ne akoma te vazhdojme debatet per daten e po keta sllavo shqiptar vazhdonin te vidhnin e te vjedhin pasurite e Shqiperise e shqiptareve. Daten e çlirimit e vendosin gjithmon ata qe luftuan e fituan luften e jo kwta qw hane mengjez dreke e darke neper ekrane duke na çare menderen sikur ata e dine se çthone. Dihet se daten e pushtimit te Frances e vendosi Hitleri e jo francezet, daten e çlirimit te Italise e vendosen italianet e jo Hitleri etj. Keto diskutime jane thjesht per te terheq vemendjen nga hallet e popullit ose eshte menyra me e mire qe politikanet te bejne palle ne kurriz te fukarenjve qe i ndjekin nga pas. E per fat te keq keta jane jo pak me apo diploma me doktoratura apo te pa pune. Mjere ne qe i kushtojme vemendje ketyre gjerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje