Nga Alfred Peza
Politika moderne klasifikohet si një shfaqje mediatike e cila është “më shumë show, marrëdhënie me publikun dhe më pak thelb”. Kjo është një aksiomë e njohur në teoritë e komunikimit. Por ajo që Lulzim Basha, shpërfaqi një ditë para seancës së të enjtes në Kuvend ku do diskutohet për projekt buxhetin e shtetit për 2018, i kalon të gjitha përkufizimet. Madje, e tejkalon edhe vetë shfaqjen si politikë e pa diskutim edhe vetë politikën si shfaqje. Sepse e gjitha ishte një show i pastër, thjeshtë dhe vetëm për publikun, pa pikën e thelbit dhe kujdesit për ta shfaqur nismën e Grupit Parlamentar të PD për 16 amendamentet që do të paraqiten në sallë, edhe si diçka me thelb.
Duke lënë mënjanë përgjigjen e PS nëpërmjet kreut të grupit të saj Parlamentar, Taulant Balla i cili është në të drejtën e tij të bëjë oponencën gjithësesi e në çdo rast, po mundohem të parashtroj disa nga arësyet se pse kjo e Bashës këtë radhë, ishte e tepërt për ti fyer inteligjencën qytetarëve në përgjithësi dhe mbështetësve të vet në veçanti.
E para, “serioziteti” në thojza i nismës për paraqitjen e amendamenteve, bie ndesh me mungesën e serioziteti real të përfaqësesve të Grupit Parlamentar demokrat në procesin disa javor të hartimit, shqyrtimit, diskutimit, debatimit dhe miratimit në parim, nen për nen dhe në tërësi të projekt buxhetit në të gjitha hallkat paraprake, si ligji vjetor më i rëndësishëm që miraton Kuvendi.
E dyta, të gjitha amendamentet e paraqitura janë thjeshtë nisma krejtësisht populiste që synojnë me nxitim që të peshkojnë në ujëra joshjesh dhe pakënaqësish, me grepa bosh. Sikundër ato nga ana e teorive politike, janë nisma të qeverive të majta dhe e kundërta e asaj çfarë PD si parti e qendrës së djathtë ka barë vetë kur ishte në pushtet. Mjafton të shohësh amendamentin për shpërblimin e pensionistëve me ½ e pensioneve; amendamentin për dëmshpërblimin e të përndjekurve (PS e ka disafishuar portofolin në raport me PD?!); atë për tekstet falas në arsimin e detyrueshëm; rritjen e subvensioneve në bujqësi apo atë për rritjen e pagave.
E treta, amendamentet për biznesin dhe paketën fiskale janë gjithashtu thjeshtë e vetëm politikë për politikë, jashtë logjikës ekonomike, mundësive të buxhetit dhe realitetit praktik kur ajo vetë qeveriste. Mjafton që për këtë të shohësh amendamentin për regjistrimin e konçensioneve (ppp) në borxhin publik (borxhi i fshehtë i PD tashmë është bërë barsaletë); amendamentin për uljen e taksës së qarkulimit; atë për uljen e tatimit për të ardhurat personale; për mbështetjen e shtresave në nevojë; për mësuesit ndihmës apo ai për rritjen e buxhetit për kulturën në vitin me rritjen më të madhe që ky sektor ka patur ndonjëherë.
E katërta, me përjashtim të një apo dy nismëtarëve të paketës së 16 amendamendeve, të gjithë deputetët e tjerë janë për herë të parë në sallën e Kuvendit dhe për ta ky është projekt buxheti i parë ku marin pjesë si ligjvënës, në gjithë ciklin e mbyllur të “teknologjisë” së prodhimit të tij. Ç’farë do të thotë se nga ana e teknikës legjislative, ata as nuk e kuptojnë se për ç’farë do flasin, e jo më të arrijnë që ti mbrojnë nismat e tyre dhe t’ia imponojnë ato në këtë fazë fundore, mazhorancës në Parlament. Nga ana tjetër, me ndonjë përjashtim të rrallë, deputetët e rinj që do mbrojnë amendamentet, janë persona të cilëve për herë të parë u dëgjohet emri në publik. Një provë më tepër kjo se Lulzim Basha nuk e ka seriozisht shfaqjen e re politike që kërkon të bëjë me projekt buxhetin këtë radhë. Sepse një trajner i mirë dhe serioz, kur thotë se do të shkojë për të zhvilluar luftën finale me këtë qeveri, të paktën duhet të vendosi përballë saj formacionin bazë dhe jo ekipin “B” apo atë të rezervat që nuk i fut ndonjëherë në fushë, as për ndeshje kontrolli.
E gjitha kjo nuk do të thotë se projekt buxheti i paraqitur nga qeveria është i përsorur. Jo. Sepse asnjë buxhet nuk mund të jetë i përsosur, edhe sikur për hallet e Shqipërisë të kesh në dispozicion të gjitha paratë e buxhetit të SHBA. Por, për të qenë i besueshëm dhe serioz, duhet që të mos e shohësh çdo aspekt të jetës tënde politikë, vetëm si shfaqje. Aq më tepër kur je në opozitë dhe pasi vjen nga dy humbje të rënda radhazi. Shqiptarët vërtetë kanë halle, kanë nevoja dhe një pjesë të tyre duhet ti zgjidhi qeveria edhe nëpërmjet buxhetit, por kjo nuk do të thotë se ata do të besojnë çdo gjë që del nga goja e liderëve politikë. Aq më tepër kur ata, edhe atë që e deklamojnë si shfaqje për publikun, nuk e besojnë as vetë./Alpenews.al
?????
Z.Peza duhet te jeni i pacipe qe shfaqeni akoma si analist pasi akoma nuk e dime si u be me 1 milion dollaret si pronar banke dhe qe ju i keni kursyer nga rroga (mos mendoni se shqiptaret jene idiote te gjithe)…keto paradokse ndodhin vetem ne Shqiperine e Llalles nga Skrapari.
Shkrimi I A. Pezes , “ Politika si cfaqje teatrale dhe cfaqja si politike “ lakonikisht ka pershkruar te tere fallsitetin e punes opozitare te Lulzim Bashes . Ky lloj opozitarizmi nuk i vlen askujt , as vete PD . Si ka mundesi te beje opozita aq amendamente , sa eshte I gjithe buxheti . Ne cdo fjali , Basha dhe ndihmesit , fyejne jo qeverrine , por popullin .
Zoterinj ¡ Mos e fyeni sovranin kaq rende . Qeverrisjen e kaluar e testoi populli dy here . Ju perpiqeni te perktheni voten e popullit , sic ju intereson Ju . Ajo eshte vote dhe nuk tjetersohet . Eshte e certifikuar . Nga larg gjykoj se Lulzim Basha , vec Universitetit , qe ka bere , nuk ka as nje aftesi te kryej detyrat ndershmerisht . shkolla te orienton , nuk te jep dhunti . Kur ishte ne pushtet , popullit i beri hatara , qe kane vlera historike . Punet , qe mbahen mend , si kryetar Bashkie ishin torta e Pavaresise , qe u nda nga njerez , qe shkelnin mbi te me cizme me balte . Beri nje monument te firmave te pavaresise , qe vete e ktheu ne urinore . Eshte totalisht i pa afte . Kjo duket ne driten e diellit . Ky njeri ka 10 vjet , qe merr roga te majme , pervec pervetesimeve , nga buxheti . Shqiptaret nuk mund te ropaten , per te ushqyer kete shpurre parazitesh te drejtuar nga kryeparaziti , i akuzuar dhe i pa gjykuar , per krime monstruoze . Problemi i coroditjes se PD , duhet te behet urgjentisht problema urgjent i vete PD.
Zgalem
Redaktori perse nuk i botoni komentet e mia persa i takon peqinsit milioner me kursimet nga rroga Alfred Pezes siç duket keni marre persiper t’i permisoni imazhin ,sidoqofte uroj qe t’ju kete paguar mire…
Të mëshiroj @korçari, për trutë e gomarit që ke, bashkë “me idhullin” tënd, kryegënjeshtarin langaraq, hajdut i pacipë, Lul Bashën… (çdo epitet negativ që t’i vësh, i shkon komplet…) Gjynah që ka akoma shqiptarë që i shkojnë pas, këtij kllouni…!
O Fantoma je fallxhor apo i trashe qe e kupton se cili eshte idhulli im i cili mund te jete kushdo po jo antishqiptari Basha dhe se dyti nqs njeh dike ne Shqiperi qe me kursimet nga rroga blen banken perveç Pezes ma thuaj se nuk e di dhe se fundmi çdo shtetas qe i shmanget detyrimit per taksat apo me keq mashtron ai quhet hajdut thjesht dhe per mua ska rendesi i majte apo i djathte po me mire ha pershesh me kos