Kryebashkiaku demokrat i Pogradecit kundër Bashës, në pikëpyetje rikandidimi pas debatit me djalin e Fahri Balliut: 29 nëntori dita e çlirimit

29 Nëntor 2017, 23:00Politika TEMA
Kryebashkiaku demokrat i Pogradecit kundër Bashës, në

Ve ne pikepyetje rikandidimin e tij per nje mandat te dyte, teksa kryetari demokrat i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri duket se është në një krizë me Partinë Demokratike.

Partia demokratike ditën zyrtare të çlirimit të Shqipërisë ka atë të 28 nëntorit, madje edhe dje drejtuesit më të lartë të kësaj partie kryen homazhe në varrezat e Dëshmorëve të rënë në krye të luftës Nacional Çlirimtare. Por Kapri ka zhvilluar sot homazhe si dhe disa aktivitete kulturore në këtë qytet.

Burime pranë PD-së së Pogradecit bëjnë me dije se raportet e demokrateve dhe kryetarit të Bashkisë prej kohesh janë të tensionuara.

Express mëson se Kapri nuk thirret në mbledhjet e grupeve organizative të PD në qytet. Konflikti ka nisur që me emërimet në administratën e Bashkisë për tu përshkallëzuar deri me sot. Kapri u shmang edhe në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit nga kandidati i asaj kohe Klevis Balliu.

Burimet thonë se Balliu mbështet kundërshtarët politike të Kaprit brenda partisë së këtij qyteti. Dhe me fitoren si deputet, zgjedhjet për Bashkinë e qytetit që priten të mbahen në 2019 do të kenë një tjetër kandidat të së djathtës, që pritet ta vendosë dhe mbështetet nga Balliu.

1 komente në “Kryebashkiaku demokrat i Pogradecit kundër Bashës, në pikëpyetje rikandidimi pas debatit me djalin e Fahri Balliut: 29 nëntori dita e çlirimit”

  1. Meti Luka says:

    Te gjithe politikanet duhet te mesojne nje gje , se poradecaret krahas sinqeritetit te madh qe i karakterizon jane po aq edhe ‘rebele ” ne natyre dhe ne shpirt.Dhe nuk me vjen cudi se z Edi Kapri ka dale me 29 ne perkujtim te dites se clirimit.Edhe e kam theksuar Ai eshte bir i nje familje te mrekullueshme nga Mokra . njeres me tradita te larta patriotike e atdhetare qe pak rendesi kane partite per te .Ai u zgjodh nga vote mbarepopullore per Pogradecin.Dhe nese kandidon perseri eshte i pari edhe i pavarur.
    Edhe me kryetarin e madh ai ka shkembyer llafe ndaj dhe Edi kryeminister nuk po ben asgje pervec asaj nje cope rruge te mbetur rrugeve nga Sala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje