Ditën e sotme është mbledhur konferenca e kryetarëve për të diskutuar programin e punës si dhe kalendarin 3 javor të Kuvendit.
Nga burimet brenda seancën bëhet me dije se në kalendarin 3 javor të punës është përfshirë nisma e mazhorancës për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, i cili u vendos në krye të këtij institucioni si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
Ndërkaq bëhet me dije se në kalendarin 3 javor nuk është përfshirë përfundimi i mandatit dhe emërimi i një kryeprokurori të ri.
Mandanti i Kryeprokurorit Adriatik Lalla përfundon më 7 dhjetor. Ende nuk ka ndonjë emër konkret që do të vihen në krye të organit të akuzës. (TemA).
“Kush” e mbron këtë fshatar të pagdhëndur…???!!! (p.s. Pyetja është retorike, pasi dihet nga të gjithë “Kush” e mbron… “Ai” që mbron Salën, Bashën dhe gjithë lukuninë e bandës së PD-së…! ) Pse s’i botoni komentet e mia…, ndërsa ca komente tërkuzë, si Alban Dega me shokë, i botoni dhe treherë…???!!!