Moti i keq/ Rama mbledh Komitetin e Emergjencave: Reagimi për situatën shumë i mirë. Xhaçka: U shpëtuan jetë njerëzish

1 Dhjetor 2017, 18:33Sociale TEMA

Kryeministri Rama ka mbledhur për të raportuar për situtën në vend pas përmbytjeve Komitetin e Emergjencave të Kryeminsitrisë.

Këshilltari për sigurinë ka prezantuar situatën duke theksuar se janë të paktën 128 mijë abonentë kanë mbetur pa energji elektrike, dhe po ashtu tha se janë 23 shkolla të cilat janë të dëmtuara dhe për pasojë nuk mund të nisin mësimin ditën e hënë.

“Puna e bere per perballimin e kesaj situate eshte absolutisht e mire dhe rezultate pozitive. Permend punen duke filluar nga ministrja, shefi shtabit, policoa etj. 24 orshi i pare eshte menaxhuar kenaqshem. Nevojitet angaxhim maksimal, pasi situata mund te perkeqesohet”, tha Rama.

Ndërkohë që ka raportuar ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. “Jemi maksimalisht te angazhuar per ti ardhur ne ndihme kujtdo. Bashkepunimi do te jete maksimal edhe ne vazhdim”, u shpreh Xhaçka.

E cila ka nënvizuar se “efektivët e FA bashkë me mjetet e tyre janë në terren, duke evakuar dhe shpëtuar jetë njerëzish, fryt dhe i bashkëpunimit me të gjitha institucionet”.

“Kemi qenë në një komunikim shumë të vazhdueshëm. Falë bashkëpunimit u kemi ardhur në ndihmë banorëve. 24orëshi i parë është punuar kënaqshëm. Kemi 5-fishaur prezencën tonë krahasuar me 2015. Kemi bërë dhe ndërhyrje emergjente. Sigurisht që ka nevojë për angazhim po ka nevojë për punë dit dhe natë për këdo. 24 orëshi i ardhshëm do të jetë njësoj si ky që kaluam,” deklaron ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka nënvizuar se “vleresoj bashkepunimin me FA dhe bashkepunimi ne vijim do te na ndihmoj ne perballimin e situates ne oret ne vijim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje