Rrëshqitje gurësh dhe dherash në Korçë, rrezikohet nga përmbytja fusha e Maliqit

1 Dhjetor 2017, 08:47Sociale TEMA

Në qytetin e Korçës vijojnë me intensitet reshjet e shiut.

Mësohet se janë hasur probleme serioze në aksin Lozhan-Moglicë, pasi ka bllokim të rrugës herë pas here si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dherave.

Veç kësaj probleme ka edhe në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ku ka pasur rrëshqitje gurësh, por pas ndërhyrjes ky aks është zhbllokuar.

Maliqi dhe fshati Lekas vijojnë pa energji elektrike prej 7 orësh.

Nga raportimet në terren reshjet rrezikohet të përmbytet fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje