FOTOT/ Ambasadori Donald Lu ndjek nga afër gjendjen e përmbytjeve, ja mesazhi i tij

2 Dhjetor 2017, 10:54Kronika TEMA
FOTOT/ Ambasadori Donald Lu ndjek nga afër gjendjen e përmbytjeve, ja

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu është interesuar për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.

Lu i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi sallën operative në QBO të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.

Salla operative në QBO funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash.

Gjatë natës puna për menaxhimin e situatës në këtë sallë u ndoq nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Aktualisht FA kane te angazhuar ne terren 450 efektive per evakuimin e banoreve dhe ndërhyrjen në argjinaturar e lumenjve.

2 komente në “FOTOT/ Ambasadori Donald Lu ndjek nga afër gjendjen e përmbytjeve, ja mesazhi i tij”

  1. qinezi i propozon rams ,
    me hap kurse Noti per shqypcaret ne te arshmen ,
    pasi miljardat qe duhet te ishin invenstuar ne infrastrukture e parashikuar permbytjet ,
    shkojne prej 27-vjetesh ,
    ne bankan e miqve te tij “burrit te shtetit” Shpellar hajdar salih-it ,
    dobicit te sheqires , te “iLLi-t bythNgites” bosha,
    te kokNallanes nga fshati ku han pula gur,Ali baba pri Qepanit
    qe s’la lingote me ne thesarin e shtetit ,
    e qe padyshin , nji % jo e vogel i kalon ne kontot e Menager-it
    te Bnandes Politike shqypcare .

  2. Lumi says:

    Salla operative varet nga shefi shtabit. Olta eshte per TV show.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje