FOTOT/ Përmbytjet në Durrës, PD akuza Dakos: Abuzoi 8 milion euro për betonizim, asnjë qindarkë për pastrimin e kanaleve

2 Dhjetor 2017, 12:11Politika TEMA
FOTOT/ Përmbytjet në Durrës, PD akuza Dakos: Abuzoi 8 milion euro

Deputeti i qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako.

Sipas tij, kryebashkiaku ka sjellë pasoja të rënda në përmbytjen e këtij qarku, me abuzimet e fondeve për betonizim.

“Këto foto të përmbytjeve janë në ish-bashkinë e Sukthit dhe në ish-komunen e Katundit të Ri në Bashkinë e Durrësit, në kontrast të dhimbshëm me pemën festive të Dakos mbi gërmadhën e Velierës në Durrës.

‎ Janë dy vite rresht që kjo zonë përmbytet. Sigurisht, nëse shpenzon 8 milion euro beton për Velierën në qendër të Durrësit dhe disa miliona euro të tjera për qepje-shkepjen e rrugës së plazhit, betonizimin e sheshit të qytetit edhe me taksat e banorëve të Sukthit apo Katundit te Ri, sigurisht nuk mbetet më asnjë qindarkë për të pastruar kanalet e kullimit me qëllim që reshjet e shiut të mos përmbytin shtëpite, bagëtitë dhe tokat, apo së paku të minimizohen dëmet,” thotë Bylikbashki. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Përmbytjet në Durrës, PD akuza Dakos: Abuzoi 8 milion euro për betonizim, asnjë qindarkë për pastrimin e kanaleve”

  1. miri says:

    Monstra DAKO duheshte te jete ne burge dhe jo te vazhdoje masakren e Durresit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje