Dr. Antonio Belusci është protopreviter arbëresh me ritin bizantin tek Eparkia e Ungres në Kalabri shkrimtar, etnolog dhe gazetar.
Ky bashkëbisedim dhe njohja nga afër e priftit arbëresh Imzot Antonio Belushi, mendoj se është një eksperiencë që çdo shqptar i mirë duhet t’ja krijojë mundësinë vetes për ta pasur.
Veprimtaria kombëtare e këtij prifti arbëresh është e jashtëzakonshme, larg dritave të reklamave dhe zhurmës boshe.
Ky shqiptar i madh i ka lënë kombit një pasuri shumë të çmuar.
Frashineto/Frasinta ose Frashëri si i thonë arbëreshët, është një botë shqiptare e pastër, është një ndër dhjetra ku koha ka ndalur ndër epokat më të ndritura të kombit tonë: Në epokën e Skënderbeut.
Legjendat, tezgjahu, vallet, gjuha e pastër arbërore, kuzhina, vajet dhe magjitë, janë një botë që Imzot Belushi e mblodhi dhe e hodhi në letër nga arbëreshët e Italisë deri në ata të Greqisë.
Brizida Gjikondi bashkëbisedoi në këtë intervistë për gazetën “TemA”.
I dashur Lal-zot, (kështu e quajnë të gjithë arbëreshët e zonës, Priftin arbëresh Imzot Ndon Bellusci-n nga katundi arbëresh Frascineto/Frasnita Kozenca), prej më shumë se 50 vjetësh Ju i jeni dedikuar hulumtimit, kërkimit dhe botimit të dokeve dhe zakoneve të kombit shqiptar në shumë territore të botës.
Tashmë falë vetëm jush, shqiptarët kanë një arkivë dhe një kujtesë popullore mbarëkombëtare të zyrtarizuar, të zbardhur dhe të provuar.
Çfarë ju shtyu në këtë ndërmarje të madhe dhe me vlera historike, ku është i përqëndruar ky humultim? Çfarë mekanizmi keni përdorur dhe në cilat territore është shtrirë ky humultim? Çfarë hasët të përbashkët ndërmjet arvanitasve të Greqisë dhe arbëreshve të Italisë dhe çfarë të ndryshmesh?
Ne arbëreshët në Itali dhe arnërpret-arvanitasit në Greqi, që ka shekulli XV deri sot, jetojmë si kulturë gojore, d.m.th pa mësimin zyrtar e gjuhës amëtare shqipe. Kushtetuta italiane ri-njeh mbrojtjen e pakicave historike linguistike dhe në vitin 1999 shteti italian bëri një ligj ku mësimi i arbërishtes në katundet arbëreshë është fakultativ jo i detyrueshëm. Dhe kështu s’u bë asgjë, dhe jemi me dy këmbë tek varri.
Kushtetuta greke njeh dhe mbron vetëm pakicen turke. Arbëreshët dhe arbërorët janë një popull i shpërndarë nga mëmëdheu, që jeton ditë për ditë identitetin e tij etnik shqiptar. Theksoj se jeton vetëm me zemër dhe me veprimtari duke perdorur gjuhën arbëreshe gojore pa shkuar në shkollë për mësimin e alfabetit shqiptar.
Kështu funksionon prej më shumë se 500 vjetësh çka e bën një fenomen shumë të rrallë! Ata pak mes nesh që dimë të kuptomi dhe të shkruajmë në gjuhën letrare shqipe, kemi shkuar çdo vit në Universitetin e Prishtinës në Seminarin për të huajt. Edhe unë shkova në Universitetin e Prishtinës fillimisht në vitin 1976 por edhe në vite të tjera. Kjo do të thotë se kultura arbëreshe vdes ditë për ditë, dhe nuk mund të trashëgohet mirë si më përpara.
Dashuria e madhe për gjuhen arbëreshe dhe për zakonet apo vlerat tona shpirtërore e kulturore, që në vitin 1958 më futi në kulturën materiale dhe gojore me përkrahjen e prof. Ernest Koliqit.
Ajo më përfshiu edhe në kërkesat në terren të kulturës analfabete arbëreshe në Itali dhe arbërore-arvanite në Elladhë (Greqi), duke intervistuar vetëm arbërisht gra e burra pleq, punëtorë, bujq dhe çobenë. Unë interesohesha mbi punën dhe jetën e tyre të përditshme, duke regjistruar të gjitha në manjetofon: Materialin e kam studiuar, sistemuar, shkoqitur dhe botuar në revisten “Shejzat”, në “Studime Filologjike”, në “Zgjimi”, dhe pastaj në libra, veçanërisht puna në vek, puna blegtorale, zakonet mbi vdekjet.
Njerëzit shkojnë dhe vdesin por kultura e çmuar e tyre qëndroi kështu e kodifikuar dhe qëndron e pavdekshme si trashëgim në brezat e reja arbëreshe. Kjo punë më mbajti gjithmonë lidhur me popullin dhe me kulturën e tij në shumë troje apo situata të ndryshme.
Çfarë kujtoni nga miqësia juaj me arvanitasit e shquar të Greqisë dhe cilat ishin produktet kombëtare që solli bashkëpunimi me ta?
Hulumtimet e mia midis vëllezërve arbërorë-arvanitë në Elladha filluan që në vitin 1965, dhe vazhduan deri në vitin 2005. Kur u takova me banorët arbërorë në katundet në Atikë si Koropi, Spata, Markopoulos, Qeratà, etj. për mua u hap një jetë e re. Kam shkuar për kërkime në terren në 115 katunde arbërorë. Ndërsa në katalog, sipas doklumenteve të botuara, janë mëse 900 katunde albanofonë në të gjitha krahinat të Elladës.
Sundimi otoman në gadishullin balkanikik dhe detin Adriatik, na largoi nga vatrat tona dhe na shkëputi vëllazërinë tonë. Varresat e prindëve në trojet atdhetare na forcuan kujtimin dhe deshirën apo nostalgjinë e rikrhimin në Atdhe me këngët tradizionale. Unë si arbëresh s’dija asgjë mbi gjëndjen dhe historinë e këtyre vëllezerve, dhe ata s’kishin dijeni mbi ne arbëreshët.
Zbuloja çdo ditë se neve arbëreshë dhe arbërorë na bashkon shperngulja nga Atdheu për shkak të sundimit otoman. Shtoj këtu se na bashkon mikpritja, vëllazërimi, mbiemrat, besimi ortodhoks me ritin lindor bizantin, toponimet dhe të folmet dhe kostumet tona. Çdo takim ish i jetuar me një gëzim i pathënshëm e me një mikpritje e jashtëzakonëshme.
S’kisha asnjë problem për të fjetur dhe për ushqimin. Të gjithë më nderonin dhe më shprehin mirënjohje se unë si arbëresh po regjistroja zakonet dhe këngët e tyre. Thënë më mirë po shpëtoja nga varri dhe nga herresa një pasuri kulturore shekullore të ekzistences së tyre.
Nga vjen ti, ku jetoni ju arbëreshë, çfarë punë bëni atje në Kalabri, ju jini vëllezërit tanë të harruar nga shekuj, ju arbëreshë jini si neve këtu arbërorë me një gjak, një gjuhë dhe një histori. Këto ishen kudo pyejtjet tona me shumë interes dhe me çudi.
Në rrugen time kërkimtare si etmolog kam takuar një popull arbëror me ndjenja etnike arbërore të thella e të rrenjosura me arë në hekur dhe me një identitet kulturor shumë i dobët dhe i varfër: as libra me alfabetin shqip, as revista arbëroe.
Një popull arbëror, albanofon i shkelur dhe i persekutuar ashper për humbjen të idetitetit e tij etnik dhe kulturor në Elladha.
Arbëroret kanë jetuar të vetmuar dhe pa lidhje me Shqipërinë dhe me neve arbëreshë. Disa njerëz me kulturë të lartë më kanë përkrahur dhe ndihmuar shumë, si Metropoliti i Korinthit Panteleimon Karanikolas nga katundi arbëror i Kranidhi Argolidos, avokati Vangjel Ljapis nga Elefsina, avokati Aristidhi Kolljas nga Kackaveli, dr. Gjergj Haxhisotiriu, inxh. Jorgo Marougas nga Patra, Jani Gjikas nga Evja shkrimtar dhe etnolog, inxh. Jorgo Gerou, Jorgo Mihas.
Të gjithë këta, pastaj njëzet vjet që u shkoja çdo vit në Greqi për hulumtime etnologjike, u zgiuan nga gjumi nga gjumi dhe falë edhe nxitjes time krijuan Shoqaten Kulturore “Mark Boxcari” në Athinë me revisten “Besa” dhe me revisten “Arvanon”.
Me mikun Aristidhi Kolljas kemi krijuar një levizje popullore arbërore-arbëreshe, duke organizuar udhëtime dhe vizita reciproke në katundet arbëroreë në Atikë dhe arbëreshë në Kalabri. Shumë nga ata më kanë shkruar vetë, ashtu si dijen, letra arbërisht me alfabetin shqip. Dhe kjo më gëzoi shumë, sepse puna ime jip pema kulrurore dhe kombëtare.
Përmendorja më e pavdekshme të këtij populli arbëror është në këto dy botimet e mia “Kërkime dhe studime ndër arbëroret të Ellades” (1994), dhe në Arbërorët-Arvanitë një popull I padukshëm”(2004)- Cdo shtëpi shqiptare kish të kish këta dy libra ku jeta e vëllezërve arbërorë vërtet lulëzon dhe na mëson se ç’vjen m’e thënë “Shpirti i Arbërit”.
A ju ka ndihmuar në këtë rrugëtim historik, të qënit njeri i Zotit me të gjithë kuptimin e fjalës? Meqënëse jemi në këtë temë, çfarë roli mendoni Ju se ka luajtur feja në ruajtjen e vlerave bazike të kombit shqiptar tek arbëreshët e Italisë dhe tek arvanitasit e Greqisë? Në cilin rast ka qënë më ndihmuese dhe respektuese?
Feja ime si Prift arbëresh me ritin bizantin i Eparkisë arbëreshe së Ungrës, e themelluar nga Papa Benedikti XV në vitin 1919, më ndihmoi jashtëzakonisht shumë.
Arbëroret-arvanitë në Greqi janë gjithë ortodjoks me ritualin kishtar e Kostantinopojes, ashktu i kemi edhe me arbëreshë. Besimi jonë ortodhoks dhe njohja ime e gjuhës greqishte liturgjike dhe greqishte popullore më ndihmoi dhe më afroi në punën time etnografike në mbledhjen e kulturës popullore arbërore në sheshet e katundit, në shtëpi, në kisha, në rrugë. Kisha makinen time dhe njerëzit më shoqëronin në shtëpitë e tyre për të intervistuar prindërit dhe gjyshin e tyre.
Priftrinjtë e katundëve arbërorë kur mësonin prej meje se jetoja dhe isha misafyrë i metropolit Panteleimonit i Korinthisë, më ndihmonin duke marrë pjesë në intervistat e mia.
I kam gjithë në zëmren time dhe jam shumë mirënjohës ndaj të gjithëve. Hisotoria na thotë se shpërgulja në shekullin XV e Etravet tanë nga Epiri, nga Hjimara dhe nga jugu i Shqipërisë, me të folmen toshkërishte, kishen me besimin ortodhoks në juridiksionin kishtar i Metropolisë i Ohrid. Koncili i Firenxes (1439) vu atrat tanë dhe nën juridiksionin territorial të Papës e Romes. Dhe kështu ne u kemi zhvilluar nën këto dy juridiksione. Një fenomen unik në botë.
Ju jeni shqiptar me nënë dhe atë arbëresh nga Frasnita/Frashineto e Kalabrisë. Çfarë roli mendoni se ka luajtur familja dhe katundi Juaj në formimin dhe rrugëtimin tuaj me vlera kombëtare? Mendoni që tashmë Frashineto, si shumë katunde të tjera arbëreshë, dalëngadalë po i përkasin historisë dhe mbas 5 shekujsh mund t’i dorëzohen asimilimit?
Tat-madi im(gjyshi) dhe mëma e tatësë (gjysha), tatmadhi im (gjyshi) nga ana e mëmëjeter (gjysha), ashtu si edhe tata dhe mëma, të gjithë arbëreshë nga Frasnita, kanë pasur një rol të madh në ruajtjen e gjuhësë dhe zakonëve atdhetare. Në shtëpi, na e ditë, folmi vet arbërisht. Italishtja përdorej me të huajtit. Mbi përdorimin e gjuhësë arbëreshe shtohej edhe mbajtja e fjalësë e dhënë, e mikpritjes, e nderimit me miq dhe armiq. Ne jemi arbëreshë, dhe me të tjerë duhet të sillemi më mirë e më drejtë se të tjeret ç’janë italianë. Në shtëpi trashigohej gjithë pasuria jonë kulturore zakonore kombëtare.

Për sa i përket asimillimit të katundëve arbëreshë me ritin latin të Italianëve, mund të verifikohet ditë për ditë më shpejtë.
Por në katundet arbëreshë me ritin bizantin, që sot bën pjesë tek eparkia bizantine e Ungrës, asimilimi është i pamundshëm sepse vetëdija e apartencës është shumë e thellë dhe gjuha arbëreshe përdoret dhe këndohet çdo ditë në kishat tona arbëreshe me ritualin bizantin i etravet tanë.
Identiteti kishtar fetar me ritin bizantin do të mbanjë akoma për shumë vjet identitetit etnik dhe identitetin kulturor me traditat.
Eparkia jonë, zyrtarisht, quhet “Eparkia e Ungrës të italo-shqiptarëve me ritin bizantin të Italisë kontinentale”. Deri që rron eparkia e Ungrës, si qendër dje si kështjellë të vetdijës dhe të identitetitt tonë etnik, fetar dhe kulturor, do të rrrojmë dhe përparojmë dhe gjithë ne arbëreshë. Ideentiteti jonë kishtar na mbanë forte identitetin tonë etnik. Eparkia e Ungrës përmban 25 katunde arbëreshë me një popullsi rreth 40.000 banorë.
Bibloteka Juaj është simbol në botën arbërore dhe mbarë shqiptarinë pasi ajo është e vizitueshme dhe vend kult për çdo shqiptar. Keni pasur ndihmë nga shteti shqiptar për këtë monument të gjallë që Ju i keni ngritur Kombit? Ju keni patur marrëdhenie akademike me shtetin shqiptar të të dy sistemeve, kur mendoni se shteti shqiptar ka qënë më pranë arbëreshve të Italisë, në cilën epokë dhe në çfarë formash?
Biblioteka vepron që në vin 1960, dhe kanë ardhur afro 6000 studjues nga gjithë bota. Dhe çdo njeri ka shkruar mendimet e veta në regjistrin e Bibliotekës. Eshtë në botim një liber i veçant me gjithë këta mbresa nga akademikë, ambasadorë dhe studjues shqiptarë dhe nga Evropa dhe Amerika. Disa studjues si av. Ilirjan Celibashi, kryetar i Shoqatës “Pal Engjell” në Tiranë, Ju (Brizida Gjikondi), profesoret të Universitetit e Tetovës dhe të Prishtinës, vazhdojnë të më dhurojnë libra apo revista shqiptare për Bibliotekenë. Gjej rastin të them se i jam shumë mirënjohës. Nga Sheti i sotëm demokratik s’kam pasur asnjë ndihmë por vetëm nderime dhe mirënjohje. Në kohën e Hoxhës prof. Androkli Kosatallari interesohej dhe Biblioteka Kombëtare më dergonte rregulisht libra dhe revista që sot nderojnë Bibliotekenë dhe studjohen vazhdimisht.
Duket se Shteti shiptar i sotëm harroi krejt arbëreshët dhe problemet e tyre e përditshme për të mbajtur të gjallë rrënjat tona kombëtare.
Shpresoj se Institucionet shqiptare do të kuptojnë rëndësinë e Bibliotekësë sime shqiptare në Frasnitë dhe do gjëjnë menyrën për ta ndihmuar me libra, revista dhe të tjera mjete që vazhdojë punën e saj kulturore për arbëreshët, për diasporen shqiptare dhe për Kombin.
Kur shëtit nëpër Frashineto por edhe në katundet e tjera arbërorë, ndjen sikur kthehesh mbrapa në kohë, emrat e udhëve, adhurmi ndaj Skenderbeut, Monumentet dhe Sheshet me emrin e tij, gjuha e pastër pa barbarizma, kostumet, zakonet, të bëjnë të ndjesh që botës arbërore të Italisë, ora i ka mbetur pikërisht në momentin kur Gjergj Kastriot Skenderbeu mbylli sytë? Si arritët ju si komunitet t’i mbijetonit asimilimit per shekuj me rradhë, të përballonit mbijetesën në Italinë e luftrave dhe konflkteve si të brëndëshme dhe të jashtëme, duke qënë gati përherë në krahun e përparimtarve dhe fitimarve? Jo vetëm kaq, por shumë figura të shquara të Italisë janë pikërisht të komunitetit arbëresh të Italisë.
Gjatë pesë shekuj ne kemi luftuar kundër asimilimit. Shekulli XVII ka qenë shekulli më i rrezikshëm, sepse disa katunde arbëreshë me ritin bizantin kanë qenë të angazhuar marrjen ritin latin e Italianëve, që na thomi “t’huaj”. Në shekullin XVIII kemi pasur institucionin të Kolegjith “Corsini” në Shën Benedetto Ullano dhe pastaj Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Miter Korone, ku kanë dalur njerez me kulturë shumë të lart dhe me nje vetëdije kombëtare shumë të bindur dhe shumë të thellë. Priftrat arbëreshë gjithëmonë kam mbajtur t’gjallë idenë të “Kombit shqiptar”(Nazione Albanese), e lidhur me ritin bizantin dhe me gjuhen arbëreshe. Ruajtja e ritit bizantin ishte ruajtja dhe identitetit tonë etnik shqiptar.
Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama së bashku me qeverinë e tij ka vendosur që vitin 2018 ta quaj vitin e Skënderbeut. Mendon që ky vendim duhet të përfshijë dhe botën tuaj arbërore si pasqyrimin më suprem dhe real i ruajtjes se vlerave të Skënderbeut ?
Miti i Skënderbeut që nga “Lidhja e Lezhes” dei sot është i gjallë jo vetëm në rapsoditë tona epike dhe në vallet tona kombëtare këtu në Frasnitë tek e martja e Pashkvet por Skënderbeu është i gjallë tek toponomastica e katundëve arbëreshë dhe në monumentet me bustin e tij, ashtu si është i gjallë te Biblioteka ime. Në vitin 2018 ishte mirë ndëse Edi Rama interesohej, në lidhje me pedagogët e Tiranës, të punojnë e vijnë këtu në shkollat arbëreshe profesorë për të folur mbi veprimtarinë dhe aktualitetin e Skënderbeut, ose të shkojmë ne studjuesë arbëreshë për të folur mbi Skënderbeun në shkollet shqiptare në Shqipëri. Qevërisë e sotme shqiptare i bëj dhe një thirmmë për të kriojë një dikaster ministerial vetëm për ne arbëreshë në Italia, dhe të interesohet për kulturen shqiptare e rinisë arbëreshe deri në moshen 18-vjeçare, para se të shkojnë në Universitetet e qytetave italiane. Për këta duhen të krijohen bursa studimi në Tiranë. Dhe kështu Arbëria jonë mund të veproj akoma për kombin.
Si ndjehet Im Zot Belusci tani që kthen kokën mbrapa në kohë, ka projekte të pa realizuara, po dëshira, po brenga si në planin personal dhe kombëtar ?
Siç dini unë u kam lindur në vitin 1934, dhe deri sotsi nga pikëpamja personale dhe kombëtare janë shumë gjëra positive që kam realizuar bashkë me shumë miq të tjerë. Sot në kohën post-industriale dhe teknike gjithë deshirat janë të realizuara. Realizimi i demokracisë në Shqipëri, shpallja e Republikës në Kosovë, hapja e Universitetit shqiptar në Tetovë, dhënia e shtetësisë shqiptare dhe doktorati në etnologji nga academia e shkencave në Tiranë dhe nderimi me Medaljen e art i Lidhjes së Prizrenit nga I.Rugova janë fitime dhe realizime jashtëzakonëshme në jetën time. Gëzohem se Shqipëria dhe Kosova përparojmë dhe i uroj të mos të harrojnë kurrë Arbërinë sonë në Kalabri. Puna pa e realizuar është lidhja dhe bashkëpunimi i këputur me vëllezërit e komunitetëve grekofone në Greqi pas vdekjet të papritura të miqëve të ngushtë arbërorë Aristidhi Kolljas dhe Jorgo Marougas. Në revisten time “Lidhja”(1980-2010) dhe më botimen e mia populli arbëror në Greqi qendron i gjallë dhe veprues.
Çfarë do ju uronit shqiptarve kudo në botë në këtë nëntor domethënës të 105 vjetorit te shpalljes së Pavarsisë së shtetit shqiptar ?
Celebrimi në 28 nentorit i pavarësisë e Shqipërisë pas 105 vjet na gëzon gjithë ne shqiptarë. Kremtimi i Flamurit bashkon “Shpirtit e Arbërit” dhe na kulton se ne shqiptar duhet të jemi gjithëmonë të bashkuar dhe të duhemi dhe të respektohemi njeri me jetrin, duke mbajtur parasysh se sot kemi një Komb, një gjuhë dhe një histori e përbashkët. Dhe për këtë duhet të ndiemi në ndërgjegjen sonë krenarinë se jemi shqiptar. Në fund, ju falewnderoj për këtë bisedë të ngrohtë dhe për të gjitha revistat shqiptare “Studime Filologjike”, “Studime Historike”, “Etnografia Shqiptare”, që më kini dhuruar për Biblioteken. Ardhja juaj në Bibliotekë më nderoi shumë. (Frashineto, 1 dhjetor 2017)
ku jane ata “greqirat” me emra ilir qe llapin gjithe diten ne forumin e TEMES se arvanitasit nuk duan te kene te bejne me shqiptaret “turq” prandaj arvanitasit nuk duan te kene te bejne me ne! Pse burra me te mire se arbereshet e Italise jane? Ne zonat arvanitase duhet te flitet shqip sikurse bejne dhe vellezerit e tyre ne Itali, jo per hater tonin ketu por per respekt per gjuhen e Skenderbeut. Identitetin arvanitas nuk e promovon greku por vetvetja dhe kusherinjte e tyre , te mire te keq, jemi ne dhe ata ne Itali.
Nderime ketij njeriu te palodhur dhe atdhetar si dhe te gjithe atyre shqiptareve te italise apo Greqise qe nuk e kane harruar prejardhjen e tyre per 500 vjet dhe vazhdojne te ruajne zakonet, kenget, ritualet dhe dashurine per memedheun..
e moret vesh o kurdet e anastasit,
ARBERESHE…flasin akoma gjuhen shqipe,ruajne zakonet shqiptare,ne shpirt mbajne ndergjegjen shqiptare,gezojne per Pavaresine e Kosoves, krenohen me flamurin kombetar kuq e zi te Gjergj Kastriotit jo me ate lecken e brekeve me vija bardhe e blu
keta nuk u shiten per 5 leke te qelbura tek greku,qe tia u kendoje gjithe jeten
per / me te njejtin flamur luftuan dhe patriotet dhe rilindasit tane,te bashkuar pa dallim krahine e feje..(Naim Frasheri,Isa Boletini,Çerçiz Topulli,Mihal Grameno,Sali Butka,Fan Noli etj )
por juve kur ju intereson i referoheni vetes me “ne shqiptaret orthodhokse”..e kur nuk ju intereson i thoni vete greke hahahaha sa te pacipe
tani,ndajeni mendje o kurdet e anastasit,o je shqiptar o je grek…o me kete flamur(te arberesheve)…o me ate lecken e brekeve bardhe e blue
o beqir bithcpuar,nje carcaf te tere ka shkruajt autori me intervisten e zotit Antonio por ne asnje vend ai nuk permend asnje koke suniti shqipfoles,ok!
po ti do me rrocke kokes qe te te mbushet kungulli ,ptuuuuuuuuu vrromoarapi tou kerrata………….
Nje iterviste e gjate ,kuptimplote,me fakte historie dhe identiteti ,shume te verteta qe te cojne ne perfndimin se ORTHODHOXIA SHQIPTARE ruajti,ruan e do te ruaj nder shekuj SHQIPTARINE[ky perfundim nxirret edhe nga rrefimi i at.A.Belousci.
Sa per sumqiret hasane apo hysene,asgje me vlere …………madje UREJTIE dhe KAIMO,ishin pikerisht te paret e tyre osmane qe debuan nga toka e arberit ARVANITET or ARBERESHET.
Ske pune ti bythqir i janullkës
Ku je re Magjup i Greqis Janulliste! Arvanitet i assimiluat ato ndheheshin Arberore deri von. Erdhen Lebanezet dhe Kapadokiojevgjet Orthodoks e i assimiluan duke djegur dhe helmuar Prufterinj dhe Metropolitet Arberor.
Jete te gjate ketij njeriu dhe studjusi te madhe te Arberise e shqipetarizmit.Nga ana tjeter nje turp I madhe per mosinteresimin po thuaj total te shtetit dhe institucioneve shkencore te shqiperise ndaj ketij komuniteti te jashtezakonshem qe ende punon dhe jeton shqip pre 500 vitesh I shkeputur dhe pa asnje mbeshtetje nga shteti ame. E shprehu vet I madhi bellushi qe ndima shiperise sot ne Kohen kur vendi eshte I hapur eshte ooo shume me e vogel madje edhe me ndimen qe jepej nga shqipeta komuniste e izoluar..Cfare I kushton shqiperise te pranoje ne universitetet e saj dhjetra student nga arbereshet nuk e kuptoj..
Nje arberesh i madh.
Lexoni fjalët e këtij prifti o bytha sunitesh që na pellisni për konvertime masive në islam të shqiptarëve. Asnjëherë shqiptarët nuk e kanë dashur islamin, dhe as kanë pasur ndër mend të bashkëjetojnë. Gënjeshtrat e konvertimeve gjoja masive të shqiptarëve që sot na e shesin për të vërtetë, janë vetëm legjenda
Gje pa interes, sepse, te ky prift dhe kjo kulture materiale qe ai zoteron nuk ka dhe nuk do te kete sende per ti vjedhur. Te gjithe nuk duan te vjedhin, perjashto politikanet shqiptare.
Jete te gjate o Ate, Lal-zot. Na duhesh i gjalle, sepse, drita e diturise tende mbi dhe do te na mbaje.
Shqiperia dhe kosova duhet te kerkojn zyrtarisht zbardhjen e vrasjes se Arvanitasit te madhe Aristidh Koles nga Greket.
Aristidh Kola ka ber nje pune te jashtezakonshme ne mbrojtje te kosoves gjate vitit 1990-2000 ne mediat greke. Edhte turpe qe kosova dhe shqiperia e kan harruar ket Arvanitas -shqiptare te madhe ne kosove me sa di une jan dhen disa dekorata familjes kola per vepren e tije. Por kjo nuk mjafton duhet qe ne shqiperi dhe kosove te nderohet dhe perkujtohet me shum ky njeri edhe ndonje rruge apo istitucion te barte emrin e Aristidh Koles.
Po tishte gjalle Aristidh Kola deri sote Arvanitasit e greqis do ringjalleshin or greket e vran dhe per ket shqiperia dhe kosova duhet te kerkojn zyrtarishte qe greqi te zbardhe vrasjen e tije.
Aristidh Kola, sipas botimeve te miqve te tij, u vra nga shteti grek me rrezatim radioaktiv ndersa punonte dhe jetonte ne apartamentin e tij. Ne apartamentin fqinj ishte vene nje aparat qe rrezatonte drejt tavolines se tij te punes. Kjo eshte vepra e esfalise ashtu sic edhe u eliminuan Papa Kristo Negovani e shume patriote te tjere shqiptare. 900 fshatra shqipfoles ne Greqi do te thote qe sikur mesatarisht cdo shat te kete 2000 fryme atehere numri i arvanitasve ne Greqi, minimalisht, duhet te jete rreth 2 milion njerez. Dhe greku nuk e njeh si pakice kombetare kur ata perbejne, minimalisht, 20% te popullsise te atij vendi. Eshte nje krim i organizuar me se miri per 200 vjet.
Ne itali arbereshet gjeten shtepine e dyte dhe gjuha u lejohet (fakoltative)
Ndersa ata qe nuk iken nga turku pra jane zot shpie greqia su lejon gjuhen as identitetin
Nuk ka mbaruar eshte vetem fillimi po ne fyrom po ne serbi,mal te zi?
A e kuptuat more “skiptare” se cila eshte prejardhja e identitetit arberesh e arvanitas dhe cili ishte faktori i rruajtjes se ketij identiteti nga asimilimi? E pra, orthodhoksia! “Ruajtja e ritit bizantin do te mbajne akoma per shume vjet dhe identitetit tone etnik si dhe identitetin kulturor me traditat” shprehet Dr. Antonio Belusci.
Dhe eshte e llogjikshme kjo sepse keto komunitete, packa vendit ku emigruan para shume shekujsh (territore greke apo italiane), munden brez pas brezi deri ne ditet e sotme te epokes moderne te ruajne komunikimin gjuhesor te arberishtes.
Kur Belusci deklaron se “gjate pese shekujsh kemi luftuar kunder asimilimit, …. se detyrimi per kthimin ne ritin latin te shume katundeve arbereshe ishte asimilim duke i kthyher ata “te huaj”, atehere cfare duhet te themi ne per “skiptaret” qe kane humbur identitetin e Gjergj Kastriotit ketu e me shume se pese shekuj duke mos patur asgje te perbashket me besimin, traditat, kulturen e zakonet, toponimet, emrat, etj me arbereshet e arvanitasit?
Per klimax-in , bashkepuntorin e ngushte te kolonel Janulles :
I perkasim besimit ortodoks , por joooo , kurrsesi joooo … , kishes famekeqe greke !
Janullatosi , para se te behej klerik , ka kryer shkollen ushtarake te aviacionit ne Greqi
dhe ka punuar per disa vjet si oficer . Perkushtimi i tij si klerik , dhe puna e tij gati 30
vjecare ne Shqiperi , me te drejte shihet me dyshim nga besimtaret ortodokse shqiptare .
Vec ketyre , shqiptaret nuk i perziejne kurre punet e fese , me ato te shtetit , ashtu sic
bejne shtetet fondamentaliste islamike dhe shteti “modern” grek , qe perpiqet te na
imponoje me papagajte etij kryepeshkopi i vetezgjedhur si i perjetshem , Janullatisi !
Po Pandeli Majko cfare ben a eshte Minister per diasporen?Apo fle gjumë e veç merr atë rrogë..
Te gjitheve sunite shqipfoles qe na mbushet memedheun tone me xhami: feja e arberoreve ( jo shkeptareve) eshte ortodokse e cila vertetohet prej arberesheve te Italise dhe arvanitasve te Greqise.
Arbereshet kane mundesi te ringjallin identitetin arvanite dhe gjuhen shqipe ne greqi ,te krijohete kisha ortodokse arvanite ………
Arvanitet e greqise jane te tredhur. As kenget e luftes dhe te trimerise se dikurshme nuk kendojne dot më. Ata qe mbeten arvanite te vertete i vrau e helmoi kisha dhe shteti grek një e nga një
Arbereshet , Drita qe ndriçoje dhe ndriçon vlerat e mbare Shqiptareve qe nga koha e kalorsit atlet gjak i krishtit GJERGJ KASTRIOTIT e deri me sot.Arbereshet thesari i tradites dhe kultures sone kombetare ,e cila duhet ne çdo kusht te rikthehet ne truallin e saje mémé ne Arberine e sotme te coptuar padrejtesisht.Duhet bashkpunim aktiv persa i perket tradicionit,kultures ,dhe gjuhes.Kostumet tradicjonale Arbereshe duhet te riprodhohen edhe ne Shqiperi sipas zonave ku paraardhesit e tyre jetonin .Edhe njehere falenderoj popullin Arberesh icili nuk e lejoje kurre nder shekuj te fikej kjo drite qe sot po ndriçon mbare vlerat kombetare te Shqiptarise.
per cilen ”origjine” e ke fjalen!!??
90% sumqire muslims,kane qelbur vatanin ketu e 600vjt,origjina e te cileve jane shallvaret apo poturet turke,callma,gjysma e henes ,martesa mes usherinjeve apo edhe marrjen e kunates per grua pas vdekjes se birazerit.
”kulture” tjeter e te cileve jane vrasjet mes tyre,dhunimet,grabitjet,mashtrimet,feja turke,muzika apo telenovelat turke………….athere ku eshte ”origjina arbereshe” per keta turkoshake!?
a kane lidhje arbereshet apo arvanitet me keta njethundrake Afghnistani!!!!??
pas ketyre te VERETAVE te zotit Belusci me vjen ti bie me rrocke kokes pseutoistorianit turkoshak Xhufkes………
Magjupi, Orthodoksia eshte fe Shqiptare me Kostandinin e Kosoves/Dardanise ne Naisso, jo grekeve te sotem qe jan Gypsi nga Ganghes dhe Brahmaputtra Valley si Dule, Varikaris, Hanullatos, Mitsokakis, Tsipras, Kammeno Pannos!!!
Prifti arberesh Antonio Belusci e thote qarte :”Ne v.1999 shteti Italian me ligj e beri fakultativ mesimin e arberishtes ne katundet arbereshe .Dhe keshtu nuk u be asgje .Jemi me dy kembe ne varr .” Kjo do te thote qe,meqe mesimi eshte fakultativ ,nuk shkon asnje femije me origjine arbereshe te mesoje arberishten ,prandaj jane te dy kembet ne varr . Ne regjistrimin e popullsise se Italise ne v.1901 ishin rreth 90.000 arbereshe ,ne v.1861 ishin 55.443 . Po te marim kete rritem shtimi te popullsise ,del qe ne v.1801 te ishin rreth 25.000 ,ne v.1701 rreth 15.000 ,ne shek.15-16 qe emigruan nga Arberia per Itali duhej te ishin me pak se 10.000 arbereshe . Sa per arvanitasit e Greqise ata e kane bere vete zgjedhjen se cfare jane ,nuk presin nga te tjeret tu tregojne origjinen e tyre . Ata e kane vulosur me jeten dhe vepren e tyre ,me shkrimet e tyre ,me luften e tyre .Ju qe flisni per Aristidh Kolen nuk keni lexuar asnje veper te tij ,por vetem keni degjuar llomotitjet e kafeneve shqiptare dhe te ca shqiptareve qe u sulen te uritur ne Greqi pas hapjes se kufijve ,mund ta kene pere vetem nje here A.Kolen dhe ne kafenete shqiptare na u bene historiane e letrare e llomotisnin gjepura . Sot familja e A.Koles e ka shprehur publikisht se nuk deshiron te kete asnje lloj maredhenie me individe e me shtetin shqiptar . Nga ana tjeter ju shihni emigrantet e sotem shqiptare ,qe perbejne rreth 40% te popullsise se Shqiperise dhe qe shumica e femijeve te tyre nuk dine te lexojne e shkruajne shqip .Kjo vjen si pasoje e mosinteresimit te prinderve te femijeve dhe te shtetit shqiptar . Dhe ju me flisni per patriotizem ,kur dihet qe shqiptari ka mungese te theksuar patriotizmi dhe si rezultat I kesaj mungese Shqiperia eshte aty ku eshte . Ju lutem shume botoni komentin tim !
Kto brickulla tregoia atyre qe kan ardhur ga Ganges Valley( Jevgjeve qe i thon vetes grek si Dule, Kryeministrit Grek, Ministrit Grek te mbrojtjes e 50 % Ganges Valley inklusive Lebanezeve Orthodoks qe shtypin e helmojn Arvanitet kur duan te flasin Shqip/ Arberisht!!!
kultet fetare qe u ndertuan ne shqiperi sidomos zhamiat, dhe ortudhoksia, jane veper e financuar nga derrisha i vicidolit me mbeshtetjen e te farmakoserve shoviniste greqo sllave.Mos ngateroni pakicen egiptus apo kolone gresis me Shqipetaret otoktone.rrofshin shqiptaret mbar rruzullit toksore.