Konfindustria: Të ndryshohet buxheti i vitit 2018, t’i jepet prioritet projekteve për parandalimin e përmbytjeve

3 Dhjetor 2017, 17:11Ekonomia TEMA

Konfindustria vlereson, se qeveria duhet te ndertoje dhe te zbatoje sa ne shpejt strategjine per parandalimin e permbytjeve masive te perseritura.

\Buxheti I vitit 2018 duhet te ndryshoje ne seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Shqiperise per te ridrejtuar financimet ne ngritjen e sistemit kunder permbytjeve.

Kuvendi I Shqiperise duhet ti kerkoje ekzekutivit, qe te pergatisi projektet dhe te paraqesi per miratim ndryshimet e nevojshme ne buxhetin e vitit 2018.

Konfindustria vlereson, se perseritja e bllokimit te rrugeve kombetare perfshi kryeqytetin si dhe permbytjet masive te bizneseve dhe tokave bujqesore, eshte me pasoja shume te renda ekonomike dhe financiare ne afatgjate.

Renia e sistemit tregon efektivitetin e ulet te financimeve te deritashme me shenja te qarta te paaftesise institucionale dhe korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje