Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas tatimeve, bizneset mund ëtë kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al.
Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente, pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.
Ndër dokumentet, që biznesi tashmë mund t’I marrë onlinë janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
Ndërsa të gjithë dokumentet elektronike që individët dhe bizneset mund të printojnë me vulë në e-albania janë:
Dokumentet elektronike:
– Vërtetim pensioni
– Karta e shëndetit
– Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
– Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
– Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
– Lëshim kopje kartele të pasurisë
– Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
– Lëshim vërtetim pronësie
– Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
– Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
– Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
– Certifikatë familjare
– Certifikatë personale
– Certifikatë nga akti i vdekjes
– Certifikatë nga akti i martesës
– Certifikatë nga akti i lindjes
– Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
– Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
– Vërtetim për lejen e drejtimit
– Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
– Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
– Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
– Vërtetim për regjistrim të investitorit
– Vërtetim për pagim detyrimesh
– Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
– Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit/monitor/
Nuk eshte plotesisht si toni ju ose si thone.Pervec cerifikatave si personale e
familjare dhe 2-3 te tatimeve te tjerat kane nje procedure.Psh per karten e shendetit,
pas regjistrimit ben kerkesen dhe
pas nje jave do veshe ne qendren shendetesore.Po ashtu dhe per certifikate martese.
Ndersa per femije minorene peresri cerfifikatat do nxirren ne
ish gjendjet civile.
Gjiyhesesi kjo eshte nje gje pozitive.