Historia e 65-vjeçarit Isuf Musaj është dramatike.
Prej 10 vitesh, shtëpia e tij në Kamës përmbytet sistematikisht.
I zhytyr në borxhe, ai dhe bashkëshortja e tij thonë se kanë tentuar vetëvrasjen.
“Shtëpia ime çdo dimër është përmbytur, kam 10 vite që kaloj të njëjtën histori vuajtjesh. Nuk mundem më”, thotë ai mes lotëve.
“Unë kam 30 vite që banoj këtu. Shtëpia është ndërtuar në kohën e monizmit. Është e lartë, por atëherë nuk ka pasur përmbytje, sepse ishin kanalet dhe hidrovoret e hapur. Filloi duke u populluar zona, pasi kur e kam ndërtuar unë shtëpinë, nuk ka pasur familje të tjera.
Më pas filloi gradualisht historia e përmbytjeve në këtë zonë. Para 3 vitesh më hyri uji komplet brenda dhe jam detyruar të futem borxh, sepse ishin shkatërruar të gjitha orenditë, divanet, soba etj. Kam shkuar të bashkia për të kërkuar ndihmë dhe nuk na kanë dhënë asgjë”, vijoi me tëj 65-vjeçari.
“Gruaja këtë radhë nuk pranonte të dilte nga shtëpia dhe djali i thotë: “Mami do të na koritësh”? Sapo kemi dalë tek dera ka hyrë uji me vrull dhe për 20 minuta ka arritur 2 metra niveli i tij”, thotë ai.
“Do të vras vetën! Xhelal Mziu është fajtor se nuk na ka dhënë një ndihmë. Unë i paguaj të gjitha taksat atij. Erdhi bëri një vizitë qesharake dhe ashtu duarkryq tha: Nuk më ndihmon qeveria, nuk kam çfarë të bëj”, e mbyll rrëfimin e tij 65-vjeçari.(TemA)
Jo mer jo. Mos vrit veten po voto prapë Mziun
Ju shpëlafte mortja popull i trashë
I nderuar qytetar i Kamzes,Isuf Musaj! Te mesoje une si t’a zgjidhesh hallin tend. Shko te Luzim Basha dhe kerko te behesh anetar i Pd-ke,mos harro,mere dhe teseren e patise,premtoju se do ja japesh votat familjarisht,ke per t’a pare ti sa shpejt do te zgjidhet problemi i shtepise tende.Xhelali do te vije menjehere dhe do te ndihmoi.Mirmengjes o interes i thon kesaj.Basha dhe Meziu,nuk jane si Edi Rama,qe i ndihmon te gjithe pa dallime partiake.Kjo eshte ndihma qe mund te jap une.
Ndihmoni ju lutem te moshuarit eshte gabim te mendoni vetvrasjen per Xhelal Meziun te dashur njerez
Politikanet tallin byt.. me popullin tone