Lulzim Basha i kthen përgjigjie Ramës, për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

7 Dhjetor 2017, 11:50Politika TEMA

Partia Demokartike ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Rama, për t’u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

PD thotë se opozita është e gatshme të presë deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Pra, kërkon që deri atëhere, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, të qendrojë Adriatik Llalla.

Reagimi i PD-së:

Fakti i parë –Kushtetuta e thotë qartë: Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës, ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës.

Fakti i dytë – Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit, neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se duhet të përmbushen dy kushte:

1- Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.

2- Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votat e 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

Në përfundim, PD shprehet se:

· Të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

· Deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

· Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.(TemA)

6 komente në “Lulzim Basha i kthen përgjigjie Ramës, për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ik more ididot po kur e shkarkuat Ina Ramen kush e shkarkoi ti apo KLSH,po kur e emeruat llallen kush e meroi ti me sali berishen apo ne kuvend me 71 vota apo KLSH,ti je shkakatari i gjithe krimit ne vend prandaj Rama po gabon qe te kerkon pakt ne kete zgjidhje,une mendoi se duhej me urgjence te shkarkohet llalla e jo te pritet i kaloi mandati kurse ti duke ruajtur llallen ne krye te drejtesise orvatesh te fiton vetem kohe,e kjoe shkaterron shqiperine.

  2. spartaku says:

    Ato qe thote Basha ne fund te shkrimit t’i mbaj per vehte se nuk jane te verteta.Po te ishte per te kapur drejtesin mazhoranca,e kishte bere me kohe,por pse ajo nuk eshte po ju pyet juve.Ju nuk doni atehere mazhoranca do zbatoi kushtetuten dhe do zgjedhin nje prokuror te perkohshem.Ju te hidheni perpjete,se do shkoi vullneti popullit ne vend,qe Adriatik Llalla si kelysh i Saliut duhet te hiqet nje sahat e me pare.

  3. No Comment says:

    O sa frike ka lulushja….do I happen petet e lakrorit kur te hiki DHALLA….

  4. pro says:

    …Basha eshte nje maus ne dore te dreqit..nuk duhet marre seriozisht,sikunder po bejne edhe te huajt!..shteti nuk ndertohet duke i shitur themelet….

  5. Futja kot says:

    Nuk e kuptoj si merreni akoma me Lulushin. Ai eshte thjesht nje femije i parritur qe fatkeqesisht nuk do te rritet kurre.Edi Rama eshte me fat qe si kundershtar ka nje kalama, ose me mire nje shejtan budalla qe mendon vetem prapesira si nje femije i keq. E vetmja gje qe di Lulushi eshte si te vjedhe dhe te krijoje pasuri per vehte dhe familjen e tij.

  6. albatros says:

    vetem fshihesh pas ligjeve, nukdi gje tjeter. Kur ske ku fshihesh gjen ligj anglez, ligj amerikan e cfare te teket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje