"Provokon" Nikoll Lesi: Pse nuk zgjedhin Spartak Ngjelën prokuror të Përgjithshëm?

7 Dhjetor 2017, 09:09Politika TEMA

Kur debati per zgjedhjen e prokurorit te ri te Pergjithshem tashme eshte ne nivelin me te larte, kur kryeministri Rama ka zgjatur doren e kompromisit per nje kryeprokuror te gjithepranuar, botuesi i “Koha Jone” del me nje propozim tjeter.

Nikolle Lesi “provokon” ne kete drejtim, teksa thote se Spartak Ngjela eshte nje kandidature serioze per kryeprokuror.

Aq me teper qe Ngjela eshte dhe “mbi palet”, pasi eshte dhe kunder Rames, dhe kunder Bashes, dhe kunder Berishes, dhe kunder Metes.

Të gjithë po zihen se kush e fut në dorë Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Sejcili e do për vete e nën vete. PS-ja ka filluar sot procedurat për caktimin e një Prokurori të Përkohshëm, gjoja sa të zgjidhen organet e përzgjedhjes të kryeprokurorit të ri, por ka hallin sa të mbarojë punë me disa çështje të rrezikshme, ku prangat kërcasin. PD-ja bërtet se Adriatik Llalla ka mandat akoma. LSI flet dhe nuk bëzan, por duket me shumë për Prokuror që të mos e ketë asnjë nën varësi.

Ndërkohë PS-PD-LSI do zihen e shamatohen fort në parlament për emrin, si zgjidhet, me 36 vota apo me 3/5. Por ka një zgjidhje për Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: Të zgjedhin avokat Spartak Ngjelën.

Kështu shpëtojnë të gjitha palët se asnjeri nuk e ka në dorë një njeri si Ngjela, por të trija palët rrezikojnë burgun me Ngjelën.

Rëndësi ka që zgjidhet një njeri i ligjit, i drejtë, i pakorruptuar dhe që nuk i bën syri terr para askujt në piramidën e shtetit. Ai njeh Ligjin.

Me pas le të konkurojë, si gjithë të tjerët për afat me të gjatë, pavarësisht se të gjithë kanë frikë se Spartak Ngjela fiton prapë për Prokuror me mandat kushtetues.

A thonë, politikanët dhe kryeministri, se duan drejtësi? Ja ku e kanë Spartak Ngjelën!

A duan ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE Vlahutin drejtësi e ndëshkim dhe një Kryeprokuror të pa ndikuar nga politika dhe paraja si dhe që nuk ka frikë nga krimi i organizuar? Ja ku e kanë Spartak Ngjelën!

Por, fatkeqsisht, asnjeri në sallën e parlamentit nuk e do drejtësinë të pavarur. Mundet, edhe lozhat ku rrijnë ambasadorët!“, shkruan gazeta e Lesit, qe e ka dhe kryeartikull per diten e sotme.(TemA)

8 komente në ““Provokon” Nikoll Lesi: Pse nuk zgjedhin Spartak Ngjelën prokuror të Përgjithshëm?”

  1. Gri says:

    Flm Z. Lesi!
    Ky nuk eshte ” provokim”.
    Per mua eshte ndershmeri.
    Po Z.S.Ngjela bene per prokuror. Te vetmenn gje qe nuk mund te vleresoj eshte aspekti manaxherial i tij.
    Te tjerat qendrojne. S.Ngjela eshte nje qytetar i mire, krenar qe eshte shqiptar dhe i dashuaruar me kete vend. Vota per snj.

  2. Spartak Nikolla says:

    … mundet te vareshim nga borxhlinjte e Takut dhe Nikolles

  3. Kryeprokurore Argita B. says:

    Mire e ka. Avokatin per Kryeprokuror !

  4. M says:

    Kush me mire se Ngjela bene per kryeprokurorin e perkohshem!?
    Ai eshte qe njeh mire ligjet, eshte kundra paleve ps- pd dhe mundet edhe ndaj lsi-se pasi ka krijuar partin e tije, nuk ka frike te flas se eshte kundra ram- berish -bashe dhe me ? ndaje met-lsi, eshte pro BE–se dhe ShBA-se, s’ ka frik nga krimi i organizuar dhe ngelet qe duke u zgjedhur ai te vertetoje a eshte i drejt e i pa koruptuar dhe te depolitizohet , ndryshe do kemi gjithe kohen nje Ngjela te pa provuar

  5. Like floriri hajni me bllok ne dore says:

    Jane bere bashke Nikoll Lehesi dhe hajduti me bllok ne dore bashke me gruan e tij Mukades dhe propozojne nje gjithmon humbes avokat per prokuror te pergjithshem, qe ka qekurse u formua qeveria Rama2 vetem sulmon Edi Ramen ,Lul Bashen dhe Sali Berishen dhe nuk e permend fare Ilir Meten.

  6. Antonio bandiera says:

    Mirë do jetë pa kam frikë se fletë shumë e bënë punë pakë ma i mirë se llalla e kushdo tjetër do jetë

  7. so, what? says:

    Nikoll Lesi po kerkon te hape ambasadat me sa duket.. po Spartak Ngjela ngeli i zhgenjyer nga qeveria Rama se nuk i dha nje vend ministri ose deputeti dhe qe ateher filloi kundra Rames, kurse per gjyqtaret dhe prokuroret dhe pse do behet Vettingu prap do shpetojn, si ajo fjala nuk bie rrufeja ne h…e
    http://spiderinformazione.blogspot.de/2017/12/edhe-gjate-procesit-te-vettingut-ku-do.html?m=1

  8. Zzzzzz says:

    NGJELA PROKUROR ,ME TE KEQN ME TE VOGEL SE TE KORRUPTUARIT…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje