Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel edhe me homologun e tij grek Nikos Kotzias.
Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën e rëndësishme me Ministrin e Jashtëm të Greqisë përmes një postimi në “Twitter”.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem dhe të diskutoj me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias çështje të një rëndësie të përbashkët”, shkruan Bushati.