Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e OSBE-së në Vjenë

7 Dhjetor 2017, 11:02Politika TEMA

Me ftesë të Ministrit të Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë Sebastian Kurz, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në në takimin e 24-t të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili po zhvillon punimet më datë 7-8 dhjetor 2017 në Vjenë, nën kryesinë austriake të OSBE-së. Në Konferencë marrin pjesë 45 ministra nga shtetet pjesmarrëse të Organizatës.

Në këtë takim, i cili përmbyll kryesinë Austriake të OSBE-së, Ministrat do të përqëndrohen në analizën e përpjekjeve të bëra për të zgjidhur konfliktet dhe për të adresuar sfidat në hapësirën e OSBE-së, veçanërisht krizën në dhe përreth Ukrainës, forcimin e kapaciteteve të OSBE-së për të nxitur bashkëpunimin, rigjallërimin e dialogut strategjik mbi çështjet e politikave rajonale të sigurisë si dhe forcimin e OSBE-së për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e reja globale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje