Media e Brukselit: Demokratët, përpjekje për të bllokuar anëtarësimin në BE. Basha është kundër popullit shqiptar

7 Dhjetor 2017, 09:28Politika TEMA

Partia Demokratike e opozitës shqiptare, ose ndoshta një fraksion brenda saj, duket se po bën gjithçka që është e mundur për të penguar anëtarësimin e dëshiruar të vendit ballkanik në Bashkimin Europian”, shkruan në www.eureporter.co me qendër në Bruksel, Doug Henderson, ish- deputet laburist në Mbretërinë e Bashkuar nga 1987 në 2010, ministër për Europën në qeverinë e kryeministrit Tony Blair.

Shkrimi

Kundërshtimi i çuditshëm në fillim të këtij viti nga partia e djathtë, ndaj reformës së sistemit gjyqësor, e mandatuar nga BE, ishte vetëm fillimi.

Kjo u shoqërua nga një bojkot i parlamentit shqiptar dhe më pas nga një kërcënim për të bojkotuar zgjedhjet kombëtare.

Ndërhyrjet diplomatike nga autoritetet e BE-së dhe SHBA-së, eventualisht detyruan PD të bjerë dakord dhe të kandidojë në zgjedhje, të cilat u fituan qetësisht nga Partia Socialiste në pushtet.

Por tani demokratët kanë nisur një fushatë propagandistike që përshkruan kombin e tyre si të mbytur nga droga dhe të kontrolluar nga mafia.

Le të jemi të qartë për këtë.

Shqipëria ka pasur për shumë vite një problem me drogat. Filloi në kaosin që pasoi rënien e diktaturës komuniste 27 vjet më parë.

Në mes të kolapsit ekonomik, kanabisi u shndërrua në prodhimin më fitimprurës. Nën qeveritë pasuese, si të PD-së, edhe të PS-së, kultivimi i kanabisit u përhap dhe bashkë me të, edhe krimi i organizuar.

“Në vitet e para, nuk ishte as e paligjshme,”- tha kryeministri Edi Rama kohët e fundit në një letër personale, jashtëzakonisht të sinqertë, drejtuar të gjithë krerëve të BE.

“Më vonë, policia, prokurorët dhe gjyqtarët mund ta blinin lehtësisht. Kishte mbrojtje politike nga nivelet më të larta të qeverisjes.”

Rama bëri fushatë kundër kontrollit që trafikantë të drogës kishin mbi qeverinë dhe në vitin 2013, PS mori pushtetin. Një nga hapat e parë që ndërmori qeveria e re, ishte një bastisje e madhe policore në fshatin jugor të Lazaratit, i cili për gati një dekadë ishte njohur si “kryeqyteti i kanabisit të Evropës”. Prodhimi me një vlerë tregu prej 4.5 miliardë eurosh për vit, u ndërpre!

Ishte jashtëzakonisht e pazakontë, që Lazarati të kishte qënë një zonë e “pashkelshme” për policinë e shtetit.

Ky ishte urdhëri i paraardhësit të Ramës si kryeministër, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, një fuqi e vazhdueshme brenda PD. Në vitin 2014 ai i bëri me dije mediave se mosndërhyrja në Lazarat ishte vendimi i tij “politik”.

“Ka shumë gjëra për të bërë”, i shkruajti kryeministri Rama drejtuesve të BE. “Prodhimi i kanabisit ka nxitur zhvillimin e rrugëve të tregtisë, investimet në pajisjet dhe personelin e transportit që kanë qenë duke u përdorur për kontrabandë nga burime ndërkombëtare.”

Megjithatë, kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, tani po fajëson Ramën për gjithçka. Në javët e fundit, ndërsa policia financiare e Italisë njoftoi se mbikqyrja e rregullt ajrore tregoi që kultivimi i kanabisit në Shqipëri ishte zhdukur, Basha u tha intervistuesve se situata ishte përkeqësuar nën qeverisjen e Ramës.

Për më tepër, gjatë kohës që qeveria njoftoi një operacion të ri ndërkombëtar për të ndjekur krerët kriminalë kudo që ishin fshehur, Basha i tha një intervistuesi të Newsweek se qeveria “nuk kishte ndërmarrë ndonjë angazhim për të ndërhyrë në këtë çështje”.

Beteja mes dy partive kryesore vazhdon. Pasi mbrojtën ‘kapitalin e kanabisit’ nga zbatimi i ligjit, kur partia e zotit Basha ishte në pushtet, kohët e fundit ata u përpoqën të bllokonin një reformë të madhe të sistemit të drejtësisë, që përfshin largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Në vitin 2013, pak para se qeveria Rama erdhi në pushtet, Komisioni Evropian caktoi pesë kushte që duhej të plotësoheshin përpara se të fillonin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE: reforma administrative, mbrojtja e të drejtave të njeriut, përparimi në luftën kundër korrupsionit, reforma të gjyqësorit dhe masat e fuqishme kundër krimit të organizuar.

Ka pasur përparime të mëdha në të gjitha këto pika. Por në tre vitet e fundit, ka pasur një shkallë të lartë të rezistencës nga opozita e udhëhequr prej Bashës.

Duke vënë pengesa në rrugën e veprimeve të ashpra kundër disa reformave thelbësore, Partia demokratike ka vënë në rrezik rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Megjithatë, sondazhet tregojnë se 80% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre hyjnë në BE. Prandaj, partia e zotit Basha po pozicionohet në kundërshtim të drejtpërdrejtë me pikëpamjet e popullit të vendit të vetë.

https://www.eureporter.co/world/2017/12/06/are-albanias-opposition-democrats-trying-to-block-eu-accession/

8 komente në “Media e Brukselit: Demokratët, përpjekje për të bllokuar anëtarësimin në BE. Basha është kundër popullit shqiptar”

  1. Dyrrahu says:

    Mediat e Brukselit, ambasadorja e BE-se ne Shqiperi dhe te gjithe nderkombetaret, te cilet ia duan te miren Shqiperise, po shprehin keqardhje per tradhetine qe po ben PD me Berishen e Bashen ndaj vendit te tyre.
    Keta tradhetare jane bashkur me greket e serbet per te marre pushtetin ne Shqiperi edhe pse me shume sesa gjysma e shqiptareve e besuan zotin Rama. Greket e serbet jane te mbeshtetur nga ruset, ku keta te fundit duan qe te kene ndikimin e tyre ne Ballkan.

    1. Reni says:

      Ne te gjithe globin interesat e shumices vihen perpara interesave te pakices ose te disa individeve por shqiperia per keta plehra per gjithe keto vite e qeverisur nga PD ka qene nje miniere per tu pasuruar dhe tani ju duket e veshtire se koha ben te veten cdo gje e vjedhur ose krim i kryer vjen koha qe duhet ti pergjigjesh kur te pyesin nga ku pse.

      1. EdscobarQo says:

        Plehrat kamuniste akoma ose sduan te besojne mafjen edscpbareske qe po ja merr shpirtin ketij mileti te trashe.

  2. H says:

    Mos kërkoni ti jepni shpjegime politike. Çështja është shumë e thjeshtë. Ata janë hajdutë ordinerë që bëjnë vetëm interesin e xhepit të vet dhe lakejve të tute.

  3. luli ibreti says:

    e paskemi dhe ne basharin tone, lulzime bashar al sali kur do shkojne para drejtesise?
    ?

  4. spartaku says:

    Me keteo veprime qe po bene pd-ke,Sali Berisha,Basha dhe kompani,tregojne se jane kundra interesve te popullit shqipetar.Per kete duhet qe te sensibilizohet opinioni nga forcat perparimtare te vendit qe pd-ke te dale jashte ligjit.Nuk kemi çe duam kete parti terroriste e qe punon kundra atdhut te vet,kundra INERESAVE TE POPULLIT DHE EUROPES E TE BOTES.

  5. Jimi says:

    Nuk eshte as e para dhe as e fundit tradheti e ketyre horrave te cilet kane krijuar “parti klan”!

  6. llalle harapashi says:

    Berisha dhe Basha,se bashku me ate vrromen e leshelise jane pale me krimin dhe me drogen po se po.Jo rastesisht shoferin e
    muni-kes e kapen ne kufi me kokaine dhe ceshtja ne nje fare menyre u mbyll.Kurse sa per krimet e Berishes dhe te
    Bashes eshte e kote ti permendim.Ata,me fushaten e fundit antikombetare jashte vendit i kane dhene te drejte organeve ligjvenese qe ti marrin te pandehur,pervec te tjerave per veprimtari antikombetare,krim ky qe u bashkangjitet krimeve qe te dy ata kane kryer me pare dhe qe jane “amnistuar e mbyllur” nga bashkepunetori i tyre ne prokurori dhe qe quhet :Lamashi Adriatik llalla!Tu hiqet imuniteti ketyre krimineleve dhe tradhetareve te atdheut dhe le te marre njehere e mire kjo histori me ta,sepse jane agjente dhe te pakthyeshem e te pakoregjueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje