Luftëtari: Ofertat për Bregun do t’i shqyrtojmë pas përfundimit të kësaj faze

8 Dhjetor 2017, 16:09Sport TEMA

Klubi i Luftëtarit ka reaguar pas lajmeve që kanë qarkulluar mbi ofertat për lojtarin e skuadrës së tyre Dejvi Bregun.

Përmes një njoftimi klubi bluzi konfirmon ofertat e ardhura nga klubet e tjera për sulmuesin e tyre, duke theksuar se drejtuesit do ti marrin në shqyrtim këto oferta pas përfundimit të kësaj faze.

“Pavarsisht se merkato akoma nuk eshte hapur zyrtarisht ne klubin tone kane mberritur disa oferta per lojtarin Dejvi Bregu ju bejme me dije se klubi do ti shqyrtoje keto oferta vetem pas perfundimit te kesaj faze . Luftetari dhe lojtari jane te fokusuar vetem tek ndeshja e radhes pasi kjo eshte nje ndeshje vertete e rendesishme dhe te gjithe jane te perqendruar per te marre maksimumin ne Kamez”, shkruan klubi i Flamurtarit.

Për Dejvi Bregun kanë shfaqur interes Skënderbeu, Partizani, dhe Flamurtari, me klubin vlonjat që është më pranë arritjes së marrveshjes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje