Vllaznia, Gjoka: Marrim pikë me Flamurtarin

8 Dhjetor 2017, 14:05Sport TEMA

Humbja me Laçin e trondi fort Vllazninë, që përpara ka një ndeshje shumë të vështirë me Flamurtarin në Vlorë. Trajneri i shkodranëve, Ernest Gjoka, në konferencën e zakonshme të shtypit një ditë para ndeshjes dekalroi se skuadra e tij shkon për të marrë pikë në Vlorë.

Për këtë ai ka besim të plotë: “Objektivi i Vllaznisë është të marrë pikë në Vlorë dhe kam besim se skuadra mund ta bëjë këtë. Na mungojnë në këtë ndeshje Pjeshka dhe Bardulla, por me punën që kemi bërë për korrigjimin e atyre gabimeve të ndeshjeve të fundit, them se do ta përballojmë këtë transfertë. Flamurtarin e vlerësojmë, sepse është ndër skuadrat më të mira të kampionatit”, – theksoi mes të tjerash trajneri Gjoka.

Trajneri kryeqytetas do të gjejë një ambient aspak miqësor në Vlorë. Kujtojmë çështjen me borxhin e vjetër të Flamurtarit ndaj tij. Këtë lloj atmosfere trajneri Gjoka e ka provuar edhe sezonin e kaluar në Vlorë, kur drejtonte Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje