Deputetja Aida Dërguti e lëvizjes “Vetëvendosje” ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur ndaj ish-kreut të kësaj force politike Albin Kurti.
Pas një komunikimi në Viber, ajo ka fyer deputetin Kurti ku pyet: “Dhe atë m**in?” (Duke iu referuar atij)
Menjëherë pas këtij skandali ka reaguar vetë deputetja e Vetëvendosjes ku me anë të një statusi në rrjetet sociale thotë se gjuha fyese ndaj deputetit Kurti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve brenda grupit të partisë.
POSTIMI I PLOTË
Pas publikimit të një pjese të diskutimit të brendshëm mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndjejë nevojën që të kërkoj falje por edhe ta sqaroj atë që është publikuar.
I kërkoj falje së pari Albinit, e pastaj secilit anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! opinionit publik për gjuhën e përdorur e mënyrën e të shprehurit në atë diskutim.
Këtë nuk e kam bërë deri tash sepse kam dashur ta bëjë së pari para Albinit kur të lirohet nga burgu ku po mbahet padrejtësisht. Siqodoftë tash pasi që kjo u publikua ndihem e detyruar ta bëjë kështu.
Gjuha që kam përdorur në komunikimin e grupit të deputetëve është jashtë kornizave normale të diskutimit. Duke qenë kështu ajo është e papranueshme dhe e pajustifikueshme.
Një reagim i tillë imi vjen pas disa problemeve e mospajtimeve të thella politike e organizative që i kam me njerëz të caktuar në Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Ka një kohë që brenda organizatës sonë po synon të instalohet një mënyrë e caktuar të menduarit e vepruarit politike që kushtëzon mosbesim e frikë mes aktivistëve e anëtarëve, ku përmes shpifjeve e insinuatave, të pavërtetave e gjysëm të vërtetave, është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar.
Kjo e rrezikon Lëvizjen sepse instalon një mendësi politike në të cilën mbytet demokracia e diskutimi i sinqertë parimor e i hapur i qëndrimeve tona politike e vendimeve tona organizative.
Këto probleme e mospajtime kanë më shumë se një vit që po zgjasin. Vazhdimisht kam qenë e përfshirë në tentim që t’i zgjidhim ato. Kjo do të jetë fuqia organizative e VETËVENDOSJE!-s.
Mirëpo tentimet tona kanë qenë të minuara e vazhdojnë të minohen nga njerëz të caktuar. Unë edhe sot nuk e di se kujt i konvenon që këto probleme, në vend se t’i zgjidhim brenda t’i publikojnë në media? Nuk e kuptoj kujt i intereson që të kemi proces të linçimit publik ndaj njerëzve të VETËVENDOSJE!-s?
Këto janë probleme që na takon t’i zgjidhim bashkë. Përmes diskutimeve të sinqerta e vetëkritikës. Përmes demokracisë e demokratizimit. Brenda organizatës. VETËVENDOSJE! kështu është. VETËVENDOSJE! vetëm kështu mund të jetë.(TemA)
undefined
Jam ne anen e Programit te Vetvendosjes. Mendoj që midis antareve, per qendrimin ndaj programit, nuk duhet të ketë mosmarveshje, por diskutim, dialog, bisedim per ta plotsuar sipas kushteve te reja qe sjell zhvillimi i shtetit dhe shoqerise kosovare. Sigurisht kur shkembimi i mendimeve acarohet, mund te kete edhe fjale te renda, por keto nuk mund te shkaktojne konflikte.
Klani STRONZO……………………..hahahahahahahahah
Albin Kurdi,eshte shkolla e demokracise,ne Kosove,shkolla e vetevendosjes se nje kombi…
Ata qe po qeverisin,po e burgosin..por te ini te sigurte,se ai ka per tu kthyer, ne hero, per Kosoven..
Ngrehunio popull.Ashtu si Prishtinen ,jepjani Kosoven,Albinit..
Ai do ti jape, lavdi ati vendi si udheheqes..
Rrjeti antishqiptar funksionon perfekt ,edhe e para gazete ne Shqiperi pjese e ketij rrejti eshte gazeta Tema.