Flamurtari bën detyrën kundër Vllaznisë

9 Dhjetor 2017, 17:58Sport TEMA

Flamurtari ka bërë detyrën në javën e 14-të të Kategorisë Superiore duke mundur në fushën e tyre skuadrën e Vllaznisë me rezultatin e pastër 2-0.

Një tjetër rezultat pozitiv ky për kuqezinjtë që pas këtij tre pikëshi ngjiten në vendin e dytë në tabelën e renditjes.

Një fitore e pastër e vlonjatëve që shënuan nga një gol në çdo pjesë me anë të Emiljano Mustës që shënoi në minutën e 8-të dhe Camara që shënoi në minutën e 88-të.

Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro që rikonfirmohen forca e dytë në kampionat me  25 pikë të grumnulluara.

Ndërsa për Vllazninë kjo humbje rëndon shumë pozitat e saj në tabelën e renditjes pasi gjendet në vendin e tetë me 12 pikë të mbledhura. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje