Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka folur pas humbjes së pësuar në “Zeqir Ymeri” kundër Lushnjes.
Tekniku i kampionëve u shpreh nuk i kupton gabimet amatoreske që bën lojtarët e tij duke theksuar se kjo humbje është një turp.
“Besoj se sot lojtarët u përpoqën, u munduan, besoj se ekipi mund të dalë nga situata se u përpoqën. Por u bënë gabime amatore dhe këtë nuk e kuptoj. Rrjedha e lojës ishte e tillë që ne nuk morëm asnjë gjë nga kjo ndeshje. Unë e kam mendimin tim, e kam marrë. Do flas njëherë me presidentin, për mua është turp humbja e sotme. Më parë do flas me presidentin, pastaj do flas me mediat për vendimin”.
Tradhtia nga ekipi? Nuk besoj se më ka tradhtuar njeri, thjesht jam i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes. Kur humbet ka shumë arsye. I patë edhe sot në tre golat e pësuar, nuk është nevoja që t’i komentojnë.
Çfarë i mungon skuadrës? Kur nuk ka rezultate, i pari që mban përgjegjësi është trajneri. Janë dhe shumë gjëra të tjera. Besoja se pas 4 muajsh besoja se do të kaloja filozofinë time, por kjo gjë nuk ndodhi. Në jetën dhe karrierën time, gjithmonë e mbaj përgjegjësinë i pari për gjërat që nuk kanë shkuar mirë. Pa dashur t’i marr hakun Lushnjës, sot ishte një humbje e turpshme.
Futbollistët nuk u përgjigjen në fushë? Unë shpresoj që presidenti të marrë një vendim të mirë ekipin, pasi unë e kam marrë vendimin”, tha Milinkoviç.
Kurse, trajneri i Lushnjes Hysni Dedja pas kësaj fitoreje u shpreh:
“Pas takimit ndaj Luftëtarit, kam menduar fitoren. Skuadra ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, teksa ka munguar vetëm rezultati. Skuadrën do ta ndihmojë shumë kjo fitore. Ekipi ka shumë karakter, teksa këtë gjë e shoh edhe në seancat stërvitore. Ekipi ka kërkuar karakter dhe kjo gjë është parë mjaft mirë, jo vetëm në takimin e sotëm.
Ndeshjet me Flamurtarin, Kamzën apo dhe një pjesë të ndeshjes me Partizanin, ekipi ka luajtur mjaft mirë. Jam i bindur që do të konkurrojmë deri në fund, dhe do të arrijmë që të shpëtojmë”, tha Dedja.