Romala Begaj arriti që të ngrinte lart flamurin shqiptar në kampionatin botëror të peshëngritjes, e zhvilluar në Anaheim të SHBA-ve. Sportistja shqiptare mori medalje ari në stilin e shkëputjes, ndërkohë që në dygarësh mori medalje argjendi. Sot ajo është rikthyer së bashku me delegacionin shqiptar në Aeroportin e “Rinasit” teksa ka dhënë një intervistë, por ra në sy fakti se asnjë nga zyrtarët e shtetit nuk doli për ta pritur.
“Ky ishte një start shumë i mirë si për mua, ashtu edhe për të gjithë shqiptarët.
Ndryshimi i peshës? Fillimi në një peshë të re është një ndihmesë për mua.
Dëmtimi? Dëmtimi është dëmtim, gara ka të papritura. Për mua edhe kjo ishte një arritje dhe një histori për Shqipërinë.
Shkalla e dëmtimit? Kam bërë një kontroll, pres përgjigjen e doktorit. Tani për tani jam mirë. Fitoren ja dedikoj të gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë.
A pretendoni për medalje Olimpike? Le të themi se ky është starti. Medalja Olimpike është akoma larg.
Europiani në mars? Do të japim maksimumin, jo vetëm unë, por të gjithë sportistët shqiptarë sepse ky është vendi jonë dhe duhet ta nderojmë.
Pritja dhe shpërblimi? Jo, nuk më bën përshtypje. Pasi unë si herën e parë, dhe si herën e dytë tani, unë ujë kam marrë. Unë jam e kënaqur me arritjet e mia, me lodhjen time, sakrificat e mia, pasi kam një vit larg familjes. Për mua nuk është e para paraja. E para është që të arrij atë që kam bërë për Shqipërinë, të tregoj se Romela ka punuar me sakrificë dhe me gjak. Dua të kem një emër të pastër. Paratë më takojnë, por kjo është para për mua”, u shpreh Romela Begaj.
TURP, per shtetin dhe qeverine. Car te takojne ti marresh deri ne nje, TY te lumte dhe ke perkrahjen dhe admirimin tone ne maksimum. Ku eshte ai presidenti i Republikes, se sikur ka qene dhe ai shtangist, ne mos gaboj, qe seshte kujtuar te thote nje fjale te mire per kete vajze, sigurisht dhe ai basketbollisti km, s’eshte prononcuar fare,apo pse eshte shtangiste kjo krenari Shqiptare?