UEFA ka publikuar së fundi një renditje në bazë të koeficientit që del nga paraqitja e ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës për çdo shtet. Shqipëria e ka mbyllur në vend të 34-t, pasi me eliminimin e Skënderbeut nuk ka më asnjë ekip në Kupat e Europës. Gjithsesi, Shqipëria është rritur në këtë sezon, në krahasim me sezonin e fundit, pasi ka koeficientin 8.5.
talia dhe Spanja janë të vetmet shtete, që vazhdojnë të jenë në garë në kompeticionet europiane me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, që janë kualifikuar. Spanja me të shtata skuadrat e saj, kurse Italia me gjashtë.
Gjithë vendeve të tjera u janë eliminuar ekipe, shume prej tyre të gjithë ekipet, siç ka ndodhur edhe me Shqipërisë, që e nisi aventurën europiane me 4 ekipe, Skënderbeun, Kukësin, Partizanin dhe Tiranën, por vetëm korçarët vazhduan gjatë
Ja dhe renditja e fundit e UEFA-s:
Lesh me qime. Qipro dhe Izraeli jane para Shqiperise? Kur paskan dale keto shtete me futboll medioker para nesh apo Bosnjes?