Chelsea ka bërë një hap fals në javën e 16-të të “Premier League”, pasi është mposhtur në transfertë nga skuadra e West Ham me rezultatin e ngushtë 1-0.
Një humbje befasuese kjo për skuadrën e drejtuar nga Italiani, Antonio Conte, të cilët zhvilluan një 90-minutësh të keq.
Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi për ekipim vendas e shënoi Arnautovic që në minutën e gjashtë, rezultat që mbeti i pandrushyar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit të takimit.
Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në vendin e tretë më 32 pikë, por skuadrat tjera kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Ëest Hami mban vendin e 18-të me 13 pikë të grumbulluara.